Gjimnazi i Shturmit
Gjimnazi i Shturmit është një shkollë protestante private në Strasburg, dedikuar për nxënësit nga viti i tretë i arsimit të mesëm deri në bachelor.
Shkolla, e cila ishte paraardhëse e Universitetit të Strasburgut, u themelua në vitin 1538 nga humanisti Johannes Sturm, vetëm një vit pasi ai kishte ardhur në qytet. Në mars të vitit 1538, këshilltari kryesor i qytetit të Strasburgut, Jakob Sturm von Sturmeck, i kërkoi Jean Johan Sturmit të riorganizonte arsimin në qytet. [1] Në mars të vitit 1538 Johannes Jean Sturm botoi traktatin e tij 'De literarum ludis recte aperiendis liber' për të justifikuar krijimin e një shkolle unike në Strasburg. [2]
Në vitin 2005 shkolla u bashkua me shkollën Lucie-Berger, nën emrin 'Pôle éducatif Jan Amos Komenski ', duke bërë të mundur që shkolla të zgjeronte edhe më shumë gamën e saj të përfshirjes mësimore duke filluar nga kopshti si institucion parashollor e deri në nivelin bachelor dhe duke e bërë atë institucionin më të madh arsimor privat protestant në Francë.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Detailed biography of Jean Sturm in the Virtual Museum of Protestantism". Virtual Museum of Protestantism. Marrë më 2015-06-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Le projet pédagogique de Jean Sturm (1507-1589) : originalité et actualité". Revue d'histoire et de philosophie religieuses. 2007. Arkivuar nga origjinali më 2016-03-04. Marrë më 2013-10-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Leon Zhlebnik: Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike. Prishtinë, 1964, fq. 47 - 48