Gjuhët kelte
| Gjuhët kelte | |
|---|---|
| Native to | Irlandë, Irlandë Veriore, Skoci, Uells, Bretanjë, Kornuall, Ishulli i Njeriut |
| Region | Evropa veriore |
Gjuhët indo-evropiane
| |
| Language codes | |
| ISO 639-3 | – |
Gjuhët kelte janë gjuhët që rrjedhin nga keltishtja, një degë e gjuhës proto-indoevropiane. Dikur të shtrirura në një pjesë e gjerë të Evropës, sot mbijetojnë vetëm në rajonin e Bretanjës në Francë, në Irlandë dhe në Britaninë e Madhe.
Në kohët e lashta, gjuhët kelte ishin ndër më të përhapurat në Evropë: vendet me popujtë që folën gjuhët kelte ishin Franca (në ato kohë, ai vend ishte njohur si Galia), Belgjika, Zvicra, Austria, Gjermania Jugore, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Italia Veriore (por Venecia ishte një ishull jo-kelt, por venetik, në det kelt), Spanja Veriperëndimore, Portugalia Veriore, Britania e Madhe dhe Irlanda. Kishte dhe fisë më të vogla kelte në Rumani, Bullgari, Anadoll (Galatia), në Kroaci (Iapodes), në Bosnjë (Scordisci, Dindari, Celegeri), në Serbi e në Kosovë.
Mes gjuhëve kelte, ka një ndarje filogjenike sipas trajtimi i fonës *kw nga keltishtja. Gjuhët "p-kelt" e ndryshuan për p, por jo në gjuhët "q-kelt" (kw-kelt). Fona "*p" ishte e munguar në keltishte. Por me nje fonë *p të re ishte krijuar në gjuhët "p-kelt" nga *kw. Për shëmbull, fjala për "katër" ishte kʷetwóres në proto-indoevropiane, kʷetwares në keltishte, petuar në Galisht e peduar në gjuhët britonike ("p-kelt"), por cethair në irlandishtën të vjetër ("kw-kelt"; kw u bë k më pas).
Gjuhë kelte të njohura në kohët e lashta përfshijnë:
- Gjuhët britonike - "p-kelte" gjuhë të Britanisë, është paraardhës i uellsishtes, të bretonishtës, e të kornishtës.
- Galishtja -- "p-kelte" gjuhë, folur nga galët e Francës (Galisë), Zvicrës, Gjermanisë Jugore, dhe Belgjikës. Më pas të pushtimit galik në Itali Veriore, dialekti Galishtja Cispadane (ose Galishtja Cisalpine) u zgjeroi në Itali Veriore (Galia Cisalpine/Padane për romakët).
- Lepontikja—dialekt divergjent në Itali Veriore. Statusi i saj është i kontestuar.
- Galatishtja—dialekt divergjent në Anadoll Qendror (Galatia për grekët e romakët), rreth Ankaras
- Norikja—Një gjuhë "P-Keltike" në Austri e Slloveni
- Keltoiberiane—Një gjuhë "Kw-Keltike" në Spanjë
- Galajkiane—Një "Kw-Keltike" në Spanjë veriperëndimore e në Portugali.
- Goidelike — këtu përfshihet irlandishtja e vjetër (ose gaelishtja). Gjuha "Kw-Keltike", dhe gjuha paraardhëse e gjuhës irlandeze të sotme. Dialekti i saj verior ishtë paraardhës i gjuhës gaelike skoceze dhe i gjuhës së ishullit të Manit.
Disa gjuhë romane që zëvendësuan gjuhë kelte u ndikuan nga gjuhët kelte—prandaj në gjuhësi historikale ato gjuhë kanë nënshtresë kelte. Kanë shumë fjalë kelte, dhe ndikime në fonologji, sintaks e mbase morfologji. Gjuhët romane që gjuhësorë historikale mendojnë janë me nënshtresa kelte perfshijnë : frëngjisht, arpitan, oqitan, katalanisht, spanjisht, asturianisht, portugisht, galoitalike, romanço, ladine e friuliane. Ndikimet janë më të forta në frëngjisht, arpitan, romanço e galoitalike.