Gjuha frënge
Frëngjisht | |
---|---|
Rajoni | Francë Belgjikë Benini Burkina Faso Burundi Kameruni Kanada Republika e Afrikës Qendrore Stampa:Country data ChadÇad Stampa:Country data ComorosKomoros Bregu i Fildishtë Republika Demokratike e Kongos Stampa:Country data DjiboutiXhibuti Guinea Ekuatoriale Gabon Guineja Haiti Luksemburg Madagaskar Mali Monaco Niger Republika e Kongos Ruanda Senegal Stampa:Country data SeychellesSeychelles Zvicër Togo Vanuatu |
Folës amtare | 274 milion |
Familje gjuhësore | Indo-europiane
|
Statusi zyrtar | |
Rregulluar nga | Akademia Franceze |
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-1 | fr |
ISO 639-2 | fre |
ISO 639-3 | – |
Gjuha frënge ose frëngjishtja (frëngjisht le français /lə fʁɑ̃.sɛ/) është një gjuhë indo-evropiane e familjes së gjuhëve romane. Ajo është një gjuhë e folur nga 274 milion folës. Ajo është gjuhë zyrtare në 29 vende si: Franca, Madagaskari, Kameruni, etj. Kjo gjuhë shquhet për delikatesën dhe ëmbëlsinë me të cilën flitet. Ajo është një nga gjuhët më të folura në botë. Gjuha frënge shkruhet me shkronja latine. Ajo është një gjuhë indo-evropiane. Frëngjishtja ka lidhje me gjuhë si italishtja, spanjishtja etj.
Alfabeti (I shqiptuar)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkronja Emërtimi Transkriptimi Fonetik (IPA) Theksime dhe lidhje A a /a/ Àà, Ââ, Ææ B be /be/ C se /se/ Çç D de /de/ E e /ə/ Éé, Èè, Êê, Ëë F ef /ɛf/ G zhe /ʒe/ H ash /aʃ/ I i /i/ Îî, Ïï J zhi /ʒi/ K ka /ka/ L el /ɛl/ M em /ɛm/ N en /ɛn/ O o /o/ Ôô, Œœ P pe /pe/ Q ky /ky/ R er /ɛʁ/ S es /ɛs/ T te /te/ U y /y/ Ùù, Ûû, Üü V ve /ve/ W dublë ve /dubləve/ X iks /iks/ Y i-grek /iɡʁɛk/ Ÿÿ Z zed /zɛd/
Frëngjishtja, përballë "përmbytjes" angleze
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishte një kohë, kur frëngjishtja dominonte botën dhe konsiderohej si gjuha e artit dhe teknikës. Sot, e errësuar nga anglishtja, bota frankofone duket e përfshirë në një luftë të humbur, për ruajtjen e ndikimit të saj.
Ne 23 mars, me rastin e një mbledhje të Këshillit Evropian në Bruksel, presidenti i Francës, Zhak Shirak, braktisi sallën në mënyrë demonstrative. Kjo ndodhi pasi Antuan Seijer, president i Bashkimit të Industrive të Komunitetit zgjodhi të shprehej në anglisht. Seijer e përcaktoi këtë gjuhë si gjuhën e industrisë", ndërsa Zoti Shirak u rikthye në sallë vetëm pas përfundimit të fjalimit të Seijer. Shtypi ndërkombëtar ironizoi. "Nuk është një çështje humori, është një çështje politike", deklaroi kabineti i "Champs-Élysées", duke vënë theksin mbi nevojën e mbrojtjes së larmishmërisë gjuhësore brenda gjirit të Bashkimit Evropian.
E vërteta është që sot në botë, frëngjishtja po vuan. Anglishtja është shndërruar në një gjuhë ndërkombëtare, e cila ka depërtuar fuqishëm edhe në vendet me një traditë të fuqishme frëngjishtfolëse. Nga bankat e shkollës, tek etiketat e produkteve në të gjithë botën. Nga muzika dhe kinematografia, anglishtja po përforcon gjithmonë e më shumë „diktaturën“ e saj. Me 175 milion njerëz të përfaqësuar zyrtarisht në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), numri i frankofonëve ka pësuar një rritje, por kjo kryesisht për shkak të rritjes natyrore demografike të popullsive frëngjishtfolëse, veçanërisht në Afrikë. Në vende si Kameruni, Maroku apo Gaboni, frëngjishtja ka përforcuar ndikimin e saj, por në krahun tjetër, ajo ka humbur pikë në Kongo dhe vendet e Afrikës Qendrore. Por, më e rënda është reduktimi i vazhdueshëm i njohësve të frëngjishtes, në Evropë. Përballë këtij fati të përcaktuar, frëngjishtja përpiqet të reagojë. Ajo mbështeti me forcë rezolutën që mbronte diversitetin e gjuhëve në tetor 2006 dhe mësimin e njëkohshëm të disa gjuhëve në Evropë.
Beteja e humbur
Burimet diplomatike franceze e pranojnë që frëngjishtja gjendet në pozicionin e saj më delikat të historisë. Në gjirin e OIF-së, të përbërë nga 63 vende anëtare ose vëzhguese, vetëm rreth 20 prej tyre e përdorin frëngjishten si gjuhë të përditshme. Pjesa tjetër, veçanërisht vendet arabe ose të Afrikës së Veriut, favorizojnë gjuhët e tyre kombëtare, ose anglishten. Franca është duke u përpjekur që të ruajë ndikimin e saj gjuhësor edhe në vende të Evropës Lindore ose Qendrore, si Polonia apo Rumania, por përdorimi i anglishtes është bërë më praktik dhe më popullor. Ashtu si pothuajse në çdo vend të Evropës, edhe në këto vende anglishtja është gjuhë e detyruar në shkollë, ndërsa frëngjishtja fakultative. Ruajtja e traditës në dokumentet diplomatike, apo iniciativat për përhapjen e frankofonisë nuk kanë ndihmuar shumë në përhapjen e gjuhës në masë. Zgjerimi i ri i Evropës në 2007-n solli një tkurrje të re të frëngjishtes. Rumania dhe Bullgaria, dy anëtarët e rinj të 27-s së Bashkimit Evropian, vende me traditë të fortë frankofone po „përmbyten“ nga gjuha e tregtisë dhe ekonomisë. Për të mbrojtur frëngjishten, OIF-ja ka lëshuar një nismë që prej 2001-t, një program për formimin gjuhësor të funksionarëve evropianë. Deri më sot, 9 mijë persona kanë përfituar. Një tjetër nismë për mbrojtjen e frëngjishtes në grupin e vendeve Azi-Karaibe-Paqësor synon të ndihmojë këto vende në kuadër të negociatave në gjirin e Organizatës Botërore të Tregtisë. „Buxheti për këtë projekt është në rritje, por beteja mbetet e vështirë. Përdorimi i anglishtes vazhdon të ketë një epërsi të dukshme në Organizatën Botërore të Tregtisë“, shkruhej në një raport të sekretarit të përgjithshëm të OIF-së, në 2004-n.
Arsimi, grushti i dytë për frëngjishten
Sipas shifrave që mund të konsultosh në faqen e Ministrisë së Jashtme të Francës, mësimi i frëngjishtes në bankat e shkollave është rritur. Nga 75 milion nxënës që mësonin frëngjishten në vitin 1994, në 2002-n numri arriti në 96 milion. Shifrat vetëm sa përpiqen të fshehin realitetin e errët. E përditshmja franceze "Le Monde" këmbëngul që kjo rritje është ndërprerë me hyrjen e mijëvjeçarit të ri. Në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, që kanë meritën kryesorë për këtë përmirësim, shifra e nxënësve që mësojnë frëngjisht është rritur në 6 % (nga 54 % në 60 %), por kjo jo si pasojë e rritjes së dëshirës për të mësuar këtë gjuhë, por si rrjedhojë e përmirësimit dhe zgjerimit të rrjetit të infrastrukturave arsimore. „Arabizimi i Lindjes së Mesme dhe mësimi në masë i anglishtes në bankat e shkollave po e tkurr gjithmonë e më shumë ndikimin e frëngjishtes“, shkruan „Le Monde“. Në Evropë, gjatë dekadës së fundit, numri i nxënësve „frankofonë“ ka rënë nga 36, në 28 milion. Edhe në vende të konsideruara si frankofone, frëngjishtja është në rënie. Niveli i studentëve frëngjishtfolës në Rumani vazhdon të mbetet tepër i lartë, por kjo sepse sipas sistemit arsimor rumun, nxënësit janë të detyruar të mësojnë përveç anglishtes një gjuhë të dytë me zgjedhje dhe frëngjishtja është një zgjedhje e parapëlqyer. Në Poloni, që prej rënies së regjimit komunist në 1989-n, anglishtja dhe gjermanishtja kanë pësuar një shtrirje të vazhdueshme, në kurriz të frëngjishtes. Arsyet gjeografike dhe ato ekonomike shpjegojnë këtë fenomen.
Mungon një rrugëdalje
Aktualisht, frëngjishtja nuk mund të mburret më as si gjuhë e shkencës. Kjo, sepse zbuluesit dhe shkencëtarët e rinj kanë gjithmonë e më të qartë që reputacioni dhe njohja e gjerë e studimeve të tyre është e lidhur ngushtë me përhapjen e anglishtes. Matematikanët, dikur „elita“ e shkencëtarëve frankofonë vazhdojnë t'i mbeten besnikë gjuhës dikur më të përhapur në botë, por pothuajse të gjithë i botojnë studimet e tyre në dy gjuhë, edhe në atë angleze. Në shkencat njerëzore dhe sociale, depërtimi i anglishtes është më i vogël, por frëngjishtja është në rënie edhe në këtë sektor. Dikur, një „perandori“ ku dielli nuk perëndonte kurrë (analogji me epokën e Luigjit të XIV), sot frëngjishtja po lufton për të mbrojtur vendin e saj në botë. Disa ditë pas ditës ndërkombëtare të frankofonisë, nuk duket se ka arsye konkrete për të festuar, mbi të gjitha sepse në horizont nuk duket se ekziston asnjë zgjidhje, për t'iu kundërpërgjigjur ekspansionit gjithmonë në rritje të anglishtes.
Vegla elektronike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Flagicons with missing country data templates
- Language articles with speaker number undated
- Languages without family color codes
- Language articles without language codes
- Languages with ISO 639-2 code
- Languages with ISO 639-1 code
- Language articles without reference field
- Language articles missing Glottolog code
- Language articles with unsupported infobox fields
- Gjuhët romane
- Gjuhë flektive
- Stubs