Gjuha ilire (moderne)
Gjuha ilire ishte një emër i zakonshëm për emërtimin e gjuhëve sllave të jugut para shfaqjes së studimeve sllavistike dhe cirilo-metodike, dhe veçanërisht gjatë periudhës otomane. U imponua si gjuhë e zakonshme si rezultat i propagandës katolike në Ballkan në shekullin XVII. Në shekullin XVIII shprehja u zëvendësua me emërtimin sllavoserbishtja. [1] [2]
Baza e kësaj gjuhe konsiderohej gjuha dhe letërsia e Dubrovnikut dhe Bokës së Kotorrit si dhe e ashtuquajtura bugarshtica, përfaqësuesi i parë i saj ishte Dinko Zlatarić ndërsa Bartol Kašić konsiderohej babai i "gjuhës moderne ilire." Në kohën e Luftës së gjatë turke (1595), Kašiċ u bë jezuit. Nga viti 1609 deri në vitin 1633 ai jetoi në Dubrovnik. Në vitet 1613-1614 dhe 1618-1619 Kašiċ ishte në një mision në Bosnje, Serbi dhe Sllavoninë Lindore.
Në vitin 1604 u publikua në Romë vepra me titull Institutium linguae illyricae (Struktura e gjuhës ilire, në dy libra; 200 faqe). Gramatika e saj përdorej si tekst shkollor nga jezuitët të cilët ishin dërguar në mision në Ballkan. Bartol Kašić përvetëson dialektin shtokavian të gramatikës sllave të jugut, duke theksuar si të tillë variantin e Dubrovnikut që ishte varianti i vendlindjes së tij. [3] [4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ История на българите, стр. 265
- ^ Snježana Kordić (2010). Moderne Nationalbezeichnungen und Texte aus vergangenen Jahrhunderten (në gjermanisht). Vëll. 46 (1). Wiesbaden. fq. 40–41. ISSN 0044-2356. Marrë më 2011-02-06.
{{cite book}}
: Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - ^ "Bartol KAŠIĆ (Pag, 15. VIII. 1575. - Rim, 28. XII.1650.), Institutiones linguae lllyricae (1604)". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 9 korrik 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Snježana Kordić (2004). "Referate des XXVIII. Konstanzer Slavistischen Arbeitstreffens, Bochum 10.9.-12.9.2002". përmbledhur nga Marion Krause, Christian Sappok (red.). Pro und kontra: ‘Serbokroatisch’ heute (PDF). Slavistische Beiträge (në gjermanisht). Vëll. 434. München: Sagner. fq. 100–101. ISBN 3-87690-885-X. Marrë më 2010-11-03.
{{cite book}}
: Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!)