Shko te përmbajtja

Gjuha ilirski

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vepra me titull "Institutiones Linguae Illyricae" e autorit Bartol Kašić nga viti 1604

Gjuha ilirski ishte një emërtim i përgjithshëm për gjuhët sllave të jugut, para shfaqjes së studimeve sllavistike dhe cirilo-metodike, dhe veçanërisht gjatë periudhës osmane. U imponua si gjuhë e përgjithshme si rezultat i propagandës katolike në Ballkan në shekullin XVII. Në shekullin XVIII ermi u zëvendësua me termin sllavoserbisht.[1][2]

Baza e kësaj gjuhe konsiderohej gjuha dhe letërsia e Dubrovnikut dhe Grykës së Kotorrit si dhe e ashtuquajtura bugarshtica, përfaqësuesi i parë i saj ishte Dinko Zlatarić ndërsa Bartol Kašić konsiderohej babai i "gjuhës moderne ilire." Në kohën e Luftës së gjatë turke (1595), Kašiċ u bë jezuit. Nga viti 1609 deri në vitin 1633 ai jetoi në Dubrovnik. Në vitet 1613-1614 dhe 1618-1619 Kašiċ ishte në një mision në Bosnje, Serbi dhe Sllavoninë Lindore.

Në vitin 1604 u publikua në Romë vepra me titull Institutium linguae illyricae (Struktura e gjuhës ilirski, në dy libra; 200 faqe). Gramatika e saj përdorej si tekst shkollor nga jezuitët të cilët ishin dërguar në mision në Ballkan. Bartol Kašić përvetëson dialektin shtokavian të gramatikës sllave të jugut, duke theksuar si të tillë variantin e Dubrovnikut që ishte varianti i vendlindjes së tij.[3][4]

  1. История на българите, стр. 265
  2. Snježana Kordić (2010). Moderne Nationalbezeichnungen und Texte aus vergangenen Jahrhunderten (në gjermanisht). Vëll. 46 (1). Wiesbaden: Zeitschrift für Balkanologie. fq. 40–41. ISSN 0044-2356. Marrë më 6 shkurt 2011.
  3. "Bartol KAŠIĆ (Pag, 15. VIII. 1575. - Rim, 28. XII.1650.), Institutiones linguae lllyricae (1604)" (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 9 korrik 2020.
  4. Snježana Kordić (2004). "Referate des XXVIII. Konstanzer Slavistischen Arbeitstreffens, Bochum 10.9.-12.9.2002". përmbledhur nga Marion Krause, Christian Sappok (red.). Pro und kontra: ‘Serbokroatisch’ heute (Slavistische Linguistik 2002) (PDF). Slavistische Beiträge (në gjermanisht). Vëll. 434. Mynih: Sagner. fq. 100–101. ISBN 3-87690-885-X. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 qershor 2012. Marrë më 3 nëntor 2010.