Gjyqi Special, 1945

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Gjyqi Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit i njohur ndryshe si Gjyqi Special ishte një gjykatë komuniste që veproi në pranverën e 1945 (1 mars - 13 prill).

Termi juridik[redakto | redakto tekstin burimor]

Në një artikull shkencor, politologu dhe studjuesi i historisë Çelo Hoxha përsiatet mbi dyzimin që përçon termi i zgjedhur. Nga shqyrtimi i dokumenteve i bërë nga studjuesi, duket që vetë anëtarët e gjyqit (ose gjykatës) kanë qenë konfuz nga fakti që KANÇ-i urdhëroi krijimin e një Gjyqi dhe jo një Gjykate.

Në kokën e procesverbalit të Gjyqit është shkruar: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjyqi Special për krijimin e kriminelëve kryesor të luftës dhe armiqve të popullit, Tiranë.” Kurse kokën e vendimit të gjyqit, shkruhet: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjykata Speciale e Tiranës.”

Një dallim tjetër i rëndësishëm mes këtyre dy koncepteve është: Gjykata nënkupton një institucion drejtësie, gjyqi nënkupton kryesisht një proces ndëshkimi. Gjë e matshme në nivel përdorimi nga udhëheqja për një tjetër rast: “Tele Baçin duhet ta arrestoni, ti bëni gjyq dhe ta pushkatoni.”[1]

Rrethanat historike[redakto | redakto tekstin burimor]

Në nëntorin e 1944 partizanët komunistë morën pushtetin dhe menjëherë nisën arrestimet dhe pushkatimet[2] e figurave publike që perceptoheshin sikur kishin bashkëpunuar me pushtuesin ose që nuk kishin ndihmuar Lëvizjen Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Gazeta "Bashkimi", organi i shtypit i Frontit Demokratik i Shqipërisë, në janar të 1945 hapej me editorial “Trathëtorët” me ton nxitës dhe gjuhë të ashpër kundrejt "tradhëtarëve" dhe "armiqve të popullit"[3].

Gjyqi Special u çua në këmbë nga regjimi komunist i porsaardhur në fuqi kundrejt të etiketuarve "armiqtë e popullit" dhe "kriminelët e luftës"[4]. U themelua në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar më 15 dhjetor 1944[1], u formua me vendimin nr. 2 të Këshillit të Ministrave[5]. Si në pjesën tjetër tjetër të Evropës Lindore, spastrimi i të ashtuquajturve "fashistë" dhe "kriminelë lufte" luajti një rol qendror në themelimin dhe ndërtimin e një rendi mbështetur tek modeli sovietik[6].

Përbërja[redakto | redakto tekstin burimor]

Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë: kol. Hysni Kapo, nënkol. Beqir Balluku, kap. i Parë Hajdar Aranitasi, partizan Gaqo Boboshtica, dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar; Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë; Gaqo Floqi, gjykatës. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska[5].

Sipas vetë Spahiut, Enver Hoxha ishte udhëheqësi, gjykatësi dhe prokurori[7].

Të dënuarit[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjyqi nuk vërtetoi asnjë krim[8] dhe dënoi 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm, 10 me 30 vjet burg, 3 me 20 vjet burg, 5 me 15 vjet burg, 5 me 10 vjet burg, 5 me 5 vjet burg, 2 me 3 vjet dhe 3 me 2 vjet burgim. Vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm.[9]

Të dënuarit qenë:[10][11]

Me vdekje[redakto | redakto tekstin burimor]

Me burgim[redakto | redakto tekstin burimor]

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Hoxha Ç., Gjyqi Special: një akt terrorizmi shtetëror, postbllok.com, 27 prill 2015.
  2. ^ Greblleshi M., Kujtime 1939-1944, Tiranë: Çabej, 2017.
  3. ^ Nesturi K., Si u arrestua dhe pse u denua me vdekje Gjergj Bubani, shqiperia.com, 2009.
  4. ^ (Anglisht) Elsie R., A Biographical Dictionary of Albanian History, I. B. Tauris, 2012. fq. 388, ISBN 978-1780764313, ... the Treason Trial conducted by the Special Court (Gjyqi Special), at which 60 members of the pre-Communist establishment were sentenced to death and long prison sentences as war criminals and enemies of the people
  5. ^ a b Sadiku Xh., Genocidi mbi Kulakët në Shqipërinë Komuniste 1948-1990, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit, 2013, fq. 20, ISBN 978-9928-168-13-9.
  6. ^ (Anglisht) Mazower M., Dark Continent: Europe's Twentieth Century (1 ed.), Vintage, 2000, fq. 234, ISBN 978-0679757047, In Eastern Europe, on the other end, purges against "Fascists" and "war criminals" became a central part of the construction of society on something approaching the Soviet model.
  7. ^ Hoxha Ç., Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri 1944-1948, Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2013, fq. 44. ISBN 978-9928-168-11-5
  8. ^ Dervishi, Kastriot (2009). E vërteta e fshehur e një procesi. Tiranë: 55. f. 6.  9789994356607. 
  9. ^ Hoxha 2013, pp. 43-44.
  10. ^ Radi, Lazër (1997). I pari Gjyq Special në Shqipëri. Tiranë: Reklama. 
  11. ^ Pepa, Pjetër (2009). Dosja e Diktaturës (ribotim). Tiranë: Kumi.  9789995648398.