Gomari i Buridanit (koncept)

Gomari i Buridanit është ilustrim i një paradoksi në filozofi në konceptimin e vullnetit të lirë.[1][2] I referohet një situate hipotetike ku një gomar që është po aq i uritur sa i etur vendoset pikërisht në mes të një pirgu me sanë dhe një kove me ujë. Meqenëse paradoksi supozon se gomari do të shkojë gjithmonë te cilado që është më afër, ai ngordh si nga uria ashtu edhe nga etja, pasi nuk mund të marrë asnjë vendim racional midis sanës dhe ujit.[3] Një variant i zakonshëm i paradoksit zëvendëson sanën dhe ujin me dy pirgje identike me sanë; gomari, i paaftë të zgjedhë midis të dyjave, ngordhë nga uria.
Paradoksi e ka marrë emrin nga filozofi francez i shekullit të 14-të, Jean Buridan, filozofinë e determinizmit moral të të cilit e satirizon. Edhe pse ilustrimi e ka marrë emrin nga Buridan, filozofët e kanë diskutuar konceptin para tij, veçanërisht Aristoteli, i cili paraqiti shembullin e një njeriu po aq të uritur sa të etur,[4] dhe Al-Gazaliu, i cili përdori një njeri që përballej me zgjedhjen e hurmave njësoj të mira.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Clark, Michael (2002). Paradoxes from A to Z (në anglisht). Taylor and Francis. fq. 26–27. ISBN 9781134586424.
- ↑ Collyns, Kate (2022). Philosophy for Gardeners (në anglisht). Francis Lincoln. fq. 136. ISBN 9780711268210.
- ↑ "Buridan's ass: Oxford Companion to Phrase and Fable" (në anglisht). Encyclopedia.com. Marrë më 2009-12-15.
- ↑ Aristotle, translated by J. L. Stocks. "On The Heavens (De Caelo), Book 2 Part 13.III". Internet Classics Archive (në anglisht). Marrë më 16 prill 2024.
Bibliografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The Columbia Encyclopedia (në anglisht) (bot. 6th). 2006.
- Knowles, Elizabeth (2006). The Oxford Dictionary of Phrase and Fable (në anglisht).
- Mawson, T.J. (2005). Belief in God (në anglisht). New York, NY: Oxford University (Clarendon) Press. fq. 201.
- Rescher, Nicholas (1959). "Choice Without Preference: A Study of the History and of the Logic of the Problem of 'Buridan's Ass'". Kant-Studien (në anglisht). 51 (1–4): 142–75. doi:10.1515/kant.1960.51.1-4.142.
- Zupko, Jack (2003). John Buridan: Portrait of a Fourteenth-Century Arts Master (në anglisht). Notre Dame, Indiana: University of Notre Dame Press. fq. 258, 400n71.
- Ullmann-Margalit, E.; Morgenbesser, S. (1977). "Picking and Choos-ing". Social Research (në anglisht). 44: 757–785.