Goranca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gorancë
Guranë
Fshat
Vendndodhja
Gorancë is located in Kosova
Gorancë
Gorancë
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Gjilan
Komuna Hanit i Elezit
Të dhëna dhe statistika
Lartësia 764 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 8′ 29″ Veri

21° 13′ 60″ Lindje

Gorancë është një vendbanim në komunën e Hanit i Elezit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Gurian dhe Guranë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati shtrihet në një rrafshnaltë, në perëndim të Hanit të Elezit. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.

Sipërfaqja:2.080 ha,22 ari,60 m.

Fshati përbëhet prej këtyre lagjeve kryesore: Lusnjani, Musallari, Berisha, Kodraliu, Kaloshi, Dernjani, Vila etj.

Mikrotoponimet më karakteristike:Te Dy Dardhat,Te Hurdha,,Te Vathi,Në Zhden,Te Kepi Shqipes,Te Arat në Vi,Te Kepi Keq,Te Gura,Kepi i Gjugës,Te Kisha,Kodra e Bulorit,Kapra,$1eshmeja e Hajdukut,Ara e Ukës,Kozarniku,Pajatishta,Kodra e Bardhë,Livadhi i Selmanit etj.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas shënimeve të mësuesit bullgar A.Stojanov,të botuar në gazetën e Stambollit "Novinii" në vitin 1891-1892 ky vendbanim kishte 30 shtëpi shqiptare dhe 10 maqedonase.Banorët janë marrë me përpunimin e qymyrit.

Shënime statistikore: -rreth vitit 1900 kishte 32 shtëpi muslimane (shqiptare vër. e J.O.) dhe 10 ortodokse,

-në vitin 1905-30 shtëpi,

-në vitin 1913-58 shtëpi me 369 banorë,

-në vitin 1940-62 shtëpi,

-në vitin 1948-71 shtëpi me 539 banorë,

-në vitin 1953-77 shtëpi me 583 banorë,

-në vitin 1961-81 shtëpi me 567 banorë (490 shqiptarë,69 serb,8 të tjerë),

-në vitin 1971-85 shtëpi me 584 banorë (579 shqiptarë,3 serb,1 malazez,1 mysliman)

Ky vendbanim në vitin 1991 kishte 795 banorë.

Në vitin 1999 fshati kishte rreth 123 shtëpi me 1.040 banorë shqiptarë.Në këtë vit u dogj 1 shtëpi dhe dy plevica.Popullata më 26 shkurt 1999 u dëbua në Maqedoni.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është vendbanim mjaft i vjetër.Kjo dëshmohet me ekzistimin e disa kishave,manastireve në këtë lokalitet,si në vendin Llëka (rrafshinë),te në mes të fshatit etj.Këto manastire janë të vjetra të popullatës vendëse autoktone shqiptare,por disa janë përvetësuar nga popullata sllave.Sipas një burimi,thuhet se në afërsi të këtij fshati gjenden rrënoja të kishave të vjetra,ku njëra prej tyre mban emrin e "Shën Ilisë".Banorët shqiptarë në ditë të caktuara në muret e kësaj kishe therrin kurbanë dhe festojnë.

Flitet se ky vendbanim ishte i madh dhe i kishte "treqind alltarë",shumë shtëpi,vreshta,barinj etj.

Në dokumentet e shkruara,në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348 përmendet me emrin Goriani,i cili i dhurohet Hilandarit.Sipas të gjithë gjasave ka të bëjë me fshatin e sotëm Gorancë.Në regjistrin e parë turk të vitit 1452 ishin të regjistruara 74 shtëpi krishtere dhe 17 beqarë.Ndërsa në regjistrin turk të krahinës së mëkëmbësit të Shkupit Isa-beg Is'hakut në vitin 1455 janë të regjistruar në të më tepër se 84 shtëpi e 17 beqarë.Në defterin e vitit 1468 kishte 81 shtëpi dhe 4 të veja.Në regjistrin e vitit 1544-78 familie,ndërsa në atë të vitit 1568 kishte 72 familie.

Ky vendbanim është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,1896 dhe në vitin 1900 (1311 h,1314 h,1318 h) me emrin Gurançe.

Në këtë vendbanim ka jetuar popullata serbe e cila është shpërngulur deri në vitin 1968,dhe tani jeton vetëm popullata shqiptare.

Shumë familie nga ky vendbanim janë shpërngulur në Turqi,Maqedoni (Tetovë e Shkup),sidomos në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore dhe në vitet 1950-1960.

Banorët sllavë nga ky vendbanim filluan të shpërngulen posaçësrisht në Gjorgje Petrovë,Tetovë të Maqedonisë,Gërmovë të Vitisë,Ferizaj etj.

Në lokalitetin e këtij venbanimi në vendin Kafeoxhak dhe Rrafshinat e Gorancës deri në vitin 1970 ka ekzistuar Miniera e Kromit.Xeheja bartej me teleferik në minierën e Radushës.[1]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]