Grabitqarizmi
Grabitqarizmi është lloj i marëdhënieve biotike ku një grabitqar ushqehet me prenë, (p.sh: ujku me delen; ujku-grabitqari, delja-gjahu).[1] Grabitqarët e vrasin prenë ose nuk e vrasin prenë e tyre megjithatë si prioritet kanë të ushqyerin me të, akti i grabitqarizmit shpesh rezulton në vrasjen e presë dhe absorbimin eventual të pjesëve të presë me tretje. Grabitqarizmi mund të jetë edhe një ndjekje, përgjim, ose një sulm ndaj presë. Kështu grabitqarizmi është shpesh, por jo çdoherë, mishngrënës. Kategori të tjera të konsumimit janë herbivore (ngrënia e pjesëve të bimës), fungjërore (ngrënia e pjesëve të fungjeve), dhe derivore-këto lloje organizmash në literaturë hasen edhe si "zbërthyes" ose "konsument" (konsumimi i materialit të vdekur organik). Të gjitha këto janë sisteme me marrëdhënie konsumues-burim. Shpesh është e vështirë të ndash llojet e ndryshme të sjelljeve ushqyese. Për shembull, disa parazita lëshojnë vezë në organizmin që e kanë gjuajtur, që pastaj pasardhësit të ushqehen me organizmin i cili akoma jeton, ose me mbetjet e organizmit pasi ka vdekur. Karakteristika kryesore e grabitqarizmit është ndikimi direkt i grabitqarit mbi popullsinë e presë.
Presioni selektiv (koevulucioni) i imponuar nga njëri tjetri shpesh çon në një luftë evolucionare në mes presë dhe grabitqarit, gjë që rezulton në adaptime kundër-grabitqare. Mënyra për klasifikimin e grabitqarizmit përfshijnë grupime për nga niveli trofik, specializimi dhe nga ndërveprimet e grabitqarit me prenë.
Sipas funksionit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërveprimet ekologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Biologjia" për vitet e para të gjimnazit, nga Svetllana Brashnarska