Gradina e Kotorrit
Gradina e Kotorrit është një lokalitet arkeologjik i periudhës së antikitetit të vonë, i cili ndodhet në jugperëndim të fshatit Kotorr, në komunën e Skënderajt, në Kosovë. Lokaliteti shtrihet mbi një kodër të pyllëzuar me sipërfaqe prej rreth dy hektarësh.[1]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kodra ku ndodhet lokaliteti ka formë elipsoidale dhe shtrihet në drejtimin lindje–perëndim. Përveç anës lindore, shpatet e saj janë të pjerrëta dhe zbresin në drejtim të lumit të Radishevës.[1]
Në sipërfaqen e lokalitetit janë evidentuar gjurmë llaçi dhe fragmente qeramike. Në bazë të materialit të gjetur, Gradina e Kotorrit është datuar kryesisht në periudhën e antikitetit të vonë, ndërmjet shekujve IV dhe VI. Nuk përjashtohet mundësia që lokaliteti të ketë pasur edhe një fazë më të hershme parahistorike.[1]
Lokaliteti ka komunikim pamor me Gradinën e Syriganës, e cila ndodhet në veriperëndim të tij.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull rreth një vendbanimi të Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |