Greqishtja e lashtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fillimi Odisesë (nga Homeri)

Greqishtja e lashtë është gjuhë e shkruar Indo-Evropiane me rrënjë në gjuhën që flisnin greqishtfolësit dhe ka histori të dokumentuar prej 3400 vitesh. Shkrimi dhe gramatika e greqishtes së lashtë është zhvilluar vazhdimisht dhe disa pika të theksuara të këtij zhvillimi nga gjuhëtarët e shkolluar janë klasifikuar dhe për qëllime studimore edhe janë emërtuar. Këto emërtime zakonisht janë bërë duke i shtuar emrit të greqishtes si mbiemra emrat e fisit, dijetarëve, hapësirave, etj. që kanë marrë fronin e zhvillimit të gjuhës apo sundimit në hapësirën e Ballkanit perëndimorë. Kështu që studiuesit, me Greqishten e lashtë kuptojnë gjuhën apo variantet e saj të shkruara, si gjuhë e qytetërimit të atëhershëm të popullit të Ballkanit perëndimorë në trojet e Greqisë së sotshme dhe më gjerë. Po ashtu një variant gjithëpërfshirës i greqishtes së lashtë ishte edhe gjuhë e dytë në një pjesë të madhe të Perandorisë Romake dhe është gjuhë zyrtare e disa kishave të sotshme ortodokse. Kjo gjuhë studiohet në shkolla e universitete në mbarë botën që nga koha e Rilindjes.

Grekët e lashtë flisnin dialekte të ndryshme, ku katër janë më kryesorët. Spartanët përdornin dialektin dorik, Athinasit dialektin atik, Jonët atë jonik etj. Por ndryshimet nga njëri dialekt në tjetrin nuk ishin të rëndësishme, kështu mund të komunikonin shumë lehtë midis tyre. Për shembull, fjala “metera” «μητέρα» (nënë) për Athinasit ishte “meter” «μήτηρ» ndërsa për Spartanët “mater” «μάτηρ».

Megjithatë, më vonë, nga viti 300 pr.e.s (pas sundimit maqedonas) deri në 300 të erës sonë greqishtja u bë një gjuhë e përbashkët. Kjo gjuhë u zhvillua kryesisht nga dialekti atik dhe gradualisht u bë gjuha e të gjithë njerëzve që jetonin në vendet e Azisë dhe Afrikës që kishte pushtuar Aleksandri i Madh. Banorët e Sirisë, Azisë së Vogël, Persisë dhe Egjiptit, flisnin dhe shkruanin greqisht. Me fjalë të tjera, greqishtja ishte gjuha ndërkombëtare e asaj epoke (si anglishtja sot). Me kalimin e kohës, gjuha i nënshtrohet një sërë ndryshimesh. Ndryshimet në gjuhë vazhdojnë dhe gjatë viteve bizantine. Në greqishten bizantine shikojmë shumë fjalë që përdoren njëlloj si sot. Në 1453, perandoria Bizantine bie në duart e osmanëve dhe Greqia qëndron e pushtuar për rreth 400 vjet. Gjuha që flitej dhe shkruhej në atë periudhë nuk është shumë e ndryshme nga gjuha e sotme, ajo që quajmë greqishtja e re. Në shekullin e 18-të, figura të shquara të letrave punuan për çlirimin e Greqisë, që erdhi në 1832 bashkë me zhvillimin e gjuhës greke. Perpjekjet e tyre për “pastrimin” e gjuhës nga elementet e huaja drejtuan në “probleme gjuhësore”. Gjuha letrare ndahet në dy kategori: në «καθαρεύουσα» (katharevousa) dhe «δημοτική» – popullore, kjo e dyta përdoret nga pjesa dërrmuese e popullsisë. Për shumë vite vendi – dhe gjuha – vuajtën nga ajo luftë që jo rrallë herë mori dhe karakter politik. Përfundimisht, në 1978 gjuha «δημοτική» ose siç quhet ndryshe popullore bëhet gjuha zyrtare e Greqisë.[1]

Greqishtja e sotme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuha greke e sotme është gjuha me historinë më të gjatë të dokumentuar, pasi ka më shumë se 3600 vjet dëshmi të shkruara. Grekët sot flasin një dialekt të greqishtes së vjetër dhe asnjë gjuhë tjetër, fjalët moderne janë të lashta ose rrënjë të greqishtes së vjetër.

Gjuha greke është nëna e gjuhëve evropiane, përmes shkrimeve të lashta greke dhe gjuhës latine, sot të gjitha gjuhët evropiane kanë trashëguar mijëra fjalë greke.

Është gjuha e teknologjisë, e shkencës mjekësore, e filozofisë, por edhe gjuha e fesë së krishterimit.

Greqishtja është gjuha më e gjerë dhe më e plotë në botë.[2]

Gjuha e lashtë greke, nga ana e fjalorit si dhe nga ana e sintaksës dhe morfologjise gjendet me afer me greqishten e sotme sesa italishtja me latinishten. Gjuha greke është dokumentuar shume heret te Mikenasit, që me shkrimin Linear B rreth 1400 vjet pr.e.s. Ne kete kuptim greqishtja permban te njejtin fond morfologjik dhe te fjalorit qe nga koha e Homerit deri me sot.

Fjalorin etimologjik të greqishtes se lashtë me krahasime me gjuhet e tjera indoevropiane është ai i J. B. Hofmann (GEW, 1950.

Leximi i greqishtes së lashtë dhe asaj moderne

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Gjuha greke".
  2. ^ "Greek language" (në anglisht).