Shko te përmbajtja

Greta Bardeli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Greta Bardeli
Deputete në Kuvendin e Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
2021
Njësia zgjedhoreQarku Shkodër
Të dhëna vetjake
U lind më
Greta Ndou

12 prill 1980 (45 vjeçe)
Shkodër, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Demokratike e Shqipërisë
ArsimimiJurisprudencë Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër
ProfesioniJuriste, politikane, pedagoge

Greta Bardeli Gjoni (e lindur Ndou; më 12 prill 1980) është juriste, pedagoge dhe politikane shqiptare. Ajo është anëtare e Partisë Demokratike dhe prej vitit 2021 shërben si deputete në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Shkodrës, duke u rizgjedhur edhe në zgjedhjet e vitit 2025.[1]

Bardeli ka lindur më 12 prill 1980 në Shkodër. Ajo studioi drejtësi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, ku u diplomua në jurisprudencë. Pas studimeve, punoi si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë të këtij universiteti.[2]

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bardeli filloi veprimtarinë e saj politike me Partinë Demokratike në Shkodër. Ajo ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe më pas kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër. Gjithashtu ka mbajtur detyrën e nënkryetares së degës së PD-së në Shkodër.[3][4]

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Bardeli u zgjodh deputete në Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar qarkun e Shkodrës, dhe në vitin 2025 ajo u rizgjodh për një mandat të dytë.[5][6]

  1. "SHK-PD-04 Greta Bardeli" (PDF). Dekriminalizimi. Instituti i Studimeve Politike. dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2024. Marrë më 29 gusht 2025.
  2. "SHK-PD-04 Greta Bardeli" (PDF). Dekriminalizimi. Instituti i Studimeve Politike. dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2024. Marrë më 29 gusht 2025.
  3. "Kandidatët e Qarkut Shkodër". Partia Demokratike e Shqipërisë. Partia Demokratike e Shqipërisë. Marrë më 29 gusht 2025.
  4. "Shkodër, formohet Këshilli i Qarkut – Kryetare zgjidhet kandidatja e PD-së". Shqiptarja.com. 12 shtator 2015. Marrë më 29 gusht 2025.
  5. "Mbyllet numërimi për kandidatët në Shkodër – Ja kush janë deputetët nga PS, PD, LSI dhe PSD që do të shkojnë në Parlament për këtë qark". Top Channel. 29 prill 2021. Marrë më 29 gusht 2025.
  6. "KQZ shpërndan mandatet dhe përcakton kandidatët fitues për qarqet Berat, Dibër, Shkodër, Vlorë". Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). 27 qershor 2025. Marrë më 29 gusht 2025.