Grigor Cilka
Grigor Cilka (1875-1919) ishte veprimtar i Rilindjes Kombëtare, mësues i shkollës së vajzave në Korçë.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Vithkuq të Korçës dhe më pas u shpërngul më familjen në Manastir. Studimet e larta i kreu më 1900 në teologji. Ishte një nga anëtarët e komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë” në Korçë dhe më 1908 delegat në Kongresin e Manastirit.
U arrestua dhe u burgos disa herë nga autoritetet osmane. Mori pjesë në luftën për arsimin shqip së bashku me bashkëshorten e tij, Katerina Cilkën, mësuese në shkollën e parë fillore për vajza.
Bashkëpunoi në disa nga organet përparimtare të shtypit të Rilindjes, ku me shkrimet e tij mbrojti alfabetin latin të gjuhës shqipe dhe popullarizoi disa nga figurat e shquara të letërsisë botërore e veprat e tyre. Pas shpërthimit të Luftës I Botërore shkoi në Sofje, ku dhe vdiq.