Gruaja në Islam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Islami si sistem fetarë, social, ekonomik etj. në strukturën e vetë ligjet mbi femrën i ka sistematizuar në të gjitha format qoftë ajo vajzë e vogël,jetime, vajzë e re, grua e re, grua plakë, e shkurorëzuar, grua e vejë, nënë, motër duke e bërë femrën element kyç të shoqërisë, duke i dhënë vlerën, rëndësinë, autoritetin, kufizimet dhe përgjegjësitë.

Gruaja në Islam është e çmuar që në fillim të shpalljeve të Muhammedit (paqja qoftë mbi të) duke e bërë atë të ndershme, me vlerë dhe me përgjegjësi në shoqëri.

Gruaja është e ndryshme nga burri qoftë në krijim apo në cilësitë emocionale të saja, siç është e ndryshme në këto elemente ashtu dallon edhe në rregullat e jetës Islame në krahasim me burrin, ajo ka të drejtat e veta por prapë dallon dhe në këtë aspekt udhëheqës i sajë është burri.

Ky dallim gjinor në Islam bën që ajo të kufizohet në aspekt të udhëheqjes, por njëkohësisht bën që burri të jetë përgjegjës ndaj sajë dhe familjes duke e liruar gruan nga kjo përgjegjësi, pra burri duhet furnizuar dhe mbrojtur familjen.

Dallimi gjinor në mes burrit dhe grua, pra sundimi i burrit mbi gruan, është vetëm në mes njerëzve, kurse sa i përket All-llahut (Zotit) ky dallim nuk ekziston, pra janë të gjithë njerëzit të barabartë tek Ai. Tek Zoti njerëzit dallohen vetëm sipas besimit, punëve dhe moralit të tyre dhe asnjë kriter tjetër nuk merret bazë dallimi (jo ngjyra, mosha, gjinia, vendi, populli etj sepse Ai është krijues i të gjithëve).

Roli[redakto | redakto tekstin burimor]

Në atmosferën sociale të shoqërive islame ku Islami nuk është njollosur me të drejta zakonore ose me tradita joislame, femrat myslimane janë plotësisht pjesëmarrëse në jetën e përditshme. Për shembull, gjatë periudhës së parë të Islamit, Aishja, gruaja e Pejgamberit, udhëhoqi një ushtri. Ajo ishte gjithashtu një dijetare fetare e cila e respektonte çdo njeri. Femrat faleshin në xhami së bashku me meshkujt(ne ambjente te ndara). Një grua mund ta kundërshtonte kalifin në xhami në një çështje juridike. Madje në periudhën osomane gjatë shek. XVIII, gruaja e një ambasadori anglez e lavdëroi shumë femrën dhe e përmendi me admirim rolin e saj në familjet dhe shoqërinë islame.

Veshja[redakto | redakto tekstin burimor]

Falenderimet i takojnë All-llahut një dhe të vetëm, paqja dhe mëshira qofshin mbi Profetin e fundit.

Islami i ka kushtuar femrës një rëndësi të madhe, rëndësi e cila i siguron asaj nderin e saj, e bën atë krenare dhe e ngre në piedestale të larta. Të gjitha kushtet që i janë vënë asaj në veshjen dhe zbukurimin e saj nuk janë vetëm se një prag ndaj çthurjes, e cila vjen nga lakuriqësia. Kjo nuk është një pengim i të drejtave të saj, por është një mbrojtje për të, që të mos bjerë në shkallët e përbuzjes dhe në baltën e përçmimit apo të jetë një arenë në sytë e të tjerëve.

Veshja islame është një bindje ndaj All-llahut dhe ndaj Profetit (alejhi salatu ue selam) All-llahu e ka bërë detyrim bindjen ndaj Tij dhe ndaj duke thënë: “ Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur All-llahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur. “ (Ahzab 36)

All-llahu e ka urdhëruar femrën që të vishet : “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme ...“ (Nur 31)

“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes (para islamit) “ (Ahzab 33), “ ...Kur të kërkoni prej grave të Pejgamberit diçka kërkojeni prapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe zemrat e tyre ... “ (Ahzab 53) “ O Pejgamber, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve që të lëshojnë mbulesën e tyre ... ” (Ahzab 59) Profeti (alejhi salatu ue selam) thotë: “Femra është auret”, do të thotë që duhet të mbulohet.

Mbulesa është një ruatje nga harami Me qëllim që t’i mbulojë ato sepse janë të ndershme dhe të mbrojtura “ O Profet, thuaju grave dhe vajazave të tua, si dhe grave të besimtarëve që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen dhe të mos ngacmohen nga të tjerët... “,(Ahzab 59) Nuk mund të dëmtohen nga të shthururit. Në thënien e All-llahut “dhe të mos ngacmohen nga të tjerët “, është një shenjë se njohja e pjesëve të bukura të femrës është një dëmtim për të, për të afërmit me sprova dhe sherr.

Veshja është pastërti dhe çiltërsi: All-llahu(xh.xh.) thotë: “ ...Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka kërkojeni prapa perdes. Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe zemrat e tyre ... “ (Ahzab 53) Duke e cilësuar veshjen islame se ajo është një çiltërsi për zemrat e besimtarëve dhe besimtareve, sepse nëse syri nuk shikon, nuk e dëshiron zemra. Nga këtu duket se zemra është më e pastër kur nuk shikon syri dhe larg nga sprovat, sepse veshja islame ua pret rrugën njerëzve me zemra të sëmura : “ ...mos flisni me përkëdheli, që të mos iu dëshirojë ai që ka zemër epshore“ ( Ahzab 32)

Veshja islame është mbulesë: Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë : “ All-llahu është i turpshëm dhe i mbulon të metat, prandaj Ai e do turpin dhe mbulimin”, gjihashtu thotë: “ Çdo femër që heq rrobat e saj në një shtëpi tjetër ( jo në shtëpinë e saj), Allahu e heq perden nga ajo”. Shpërblimi është sipas veprave që bën njeriu.

Veshja islame është devotshmëri: All-llahu i lartë ka thënë: “ O bijtë e Ademit , Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por petku i devotshmërisë është më i miri ...“ ( Araf 26)

Veshja islame është besim: All-llahu nuk iu është drejtuar për mbulim vetëm se besimtareve duke thënë: “ Thuaju besimtareve”, dhe thotë “ ... dhe gratë e besimtarëve” Kur disa gra u futën tek nëna besimtarëve Aishja (radijallahu anha) dhe kishin veshur rroba të holla ajo u tha: Nëse jeni besimtare, kjo nuk është veshja e besimtareve, por nëse nuk jeni besimtare atëherë kënaquni me to”.

Veshja islame është sjellje e moralshme: Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë : “ Çdo fe ka një moral dhe morali i fesë islame është turpi”, po kështu thotë: “Turpi është pjesë e besimit dhe besimi e ka vendin në xhenet”. Gjithashtu thotë: “Turpi dhe besimi qëndrojnë bashkë me njëri tjetrin, nëse largohet njëri, largohet dhe tjetri”.

Kushtet e mbulesës 1. Të mbulojë të gjithë trupin, përveç duarve dhe fytyrës. 2. Hixhabi të mos jetë në veten e tij i zbukuruar. 3. Të jetë i trashë dhe jo i tejdukshëm. 4. Të jetë i gjerë jo i ngushtë. 5. Të mos jetë i parfumosur. 6. Të mos u përngjajë veshjes së mohueseve. 7. Të mos u përngjajë rrobave të burrave. 8. Të mos bie në sy të të tjerëve(veshje provokuese).

Sjellja[redakto | redakto tekstin burimor]

Edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Vlera[redakto | redakto tekstin burimor]

Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që për gatit një komb. Në shikimin e islamit ajo është aq e shenjtë, saqë i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë:

"Xhenneti ndodhet nën këmbët e nënave!"[1]

Ashtu është, sepse nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb si dhe ngritësja e folesë familjare që përbën qe lizën e pa­rë të shoqërisë, ngritësja e një foleje ku reflektohen gëzimet dhe lumturia e fëmijëve që cicërojnë si zogjtë...

Me këtë aspekt, islami i jep nënës një vend dhe vlerë të tillë që përpjekja për t'i dhënë asaj vend tjetër dhe vlera të tjera për tej kësaj, është ta vulgarizosh atë, është njësoj sikur t'i heqësh nga koka kurorën me margaritarë për t'i vënë një kësulë të "sto­lisur" me copëra qelqi! Allahu (xh.xh.) që i ka krijuar mashkullin dhe femrën, i ka pajisur ata sipas vendit dhe vlerës të tyre dhe u ka dhënë ato që duhen dhënë sipas kapaciteteve përkatëse. Femra është e dobët dhe delikate. Ajo preket më shpejt nga ndo­dhitë. Ja, pra, ta marrësh njeriun me një natyrë të tillë e ta largosh nga punët e përshtatshme me natyrën e saj me qëllim për ta shtrënguar në punë që nuk mund të përputhen me hijeshinë, dobësinë, delikatesën dhe respektin për të cilin është e denjë, është drejtpërsëdrejti padrejtësi dhe dhunë ndaj saj!

Në të vërtetë, kjo qenie delikate që i themi femër, është e pa jisur me gjëra të tilla që, në këtë aspekt qëndron tejet pa ra ma­shkullit. Femra është një heroinë dhembshurie; ajo ashtu dridhet mbi kokë të bijve të saj, saqë në këtë gjë mashkulli as që mund të krahasohet me të! Ndërkaq, kjo nuk është e posaçme vetëm për botën njerëzore. Megjithëse e gjithë pasuria e gruas është jeta e saj, ajo është gati ta flijojë veten për ta shpëtuar të voglin e saj nga dhëmbët e qenit. Ja, pra, kjo ndjenjë e thellë dhembshurie ndaj fëmijëve e dhënë nga Allahu të gjithë frymorëve, është për nënën një kapital aq i madh, saqë çfarëdo vlere që t'i jepni asaj, do të mbetet e zbehtë para vlerës që i ka dhënë Allahu!

Bashkëjetesa me gratë tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

(Rasti është për gratë që bashkë jetojnë me burrë të martuar me më shumë se një grua 2,3 ose 4).

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]