Grupi Folklorik Lab “VËLLAZËRIMI”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Grupi Folklorik Lab “VËLLAZËRIMI”
Grupi vellazerimi.JPG

Informacione
Lindja25 maj,2004
PrejardhjaLabëri
ZhanriPolifonia Labe
Profesion(e)Këngëtarë
Vite aktiv2004-aktiv

Grupi Folklorik Lab “VËLLAZËRIMI”Athinë u organizua në 25 maj 2004, me inisiativën personale te emigrantve: Kastriot Lekdushi, Vasilika Sakaj, Met Metani,te mbeshtetur nga Xhezmi Hysenaj,Fatmir Kurti dhe Vojsava Hysenaj.Më pas grupi u kompletua me këngëtarët: Ilir Serjanaj,vëllezërit Malo e Çajup Zholi,Krenar Mataj,Lelo Qorri, Hajredin Çela,të cilët janë larguar në periudha të ndryshme për shkak të mundësive të kufizuara që kanë pasur për të qënë të pranishëm në grup.Aktualisht, mbas 5 vjetve aktivitet grupi përbëhet nga këngëtarët:Vasilika Sakaj- Drejtuese Artistke dhe marrse e parë e grupit Përparim Sulçe hedhës i grupit nga viti 2007 Xhezmi Hysenaj –kthyes i grupit deri në nëntor 2009, i cili u largua së bashku me bashkëshorten e tij Vojsava Hysenaj, ish marrse në grup.Fatmir Xhango- kthyes nga nëntor 2009 e në vazhdim.Kamber Dajko - Iso nga viti 2006 e në vazhdim,Emro Çela -Iso nga viti 2006 e në vazhdim,Fredi Gaba -Iso nga viti 2008 e në vazhdim,Fatmir Kurti -Iso nga viti 2004 e në vazhdim, Dragush Nano dhe Perlat Golemi- Iso.Organizimi i këtij grupi erdhi si një domosdoshmëri, për të plotësuar një nga boshllëqet, që ishin krijuar, në ruajtjen e traditave dhe të kulturës kombëtare në emigracion. Përveç talentit të tyre, për të kënduar këngën labe, tek pjestarët e grupit vepruan natyrshëm ndjenjat për zgjimin e ndërgjegjes kombtare, të cilët ju përgjigjën këtij zgjimi me një përkushtim atdhetar. Puna e lodhshme në emigracion nuk i pengoi, për të konkretizuar programin e tyre dhe brënda një kohe shumë të shkurtër, të bëheshin të njohur nga masa e mërgimtarve në veprimtaritë e organizuar me karakter kombtarë në Athinë. Me kontributin e pjestarëve të grupit pregatitja e tyre bëhet në një ambjent të marra me qira.Këngëtarët e këtij grupi, për të qënë sa serioz dhe të organizuar, me shpenzimet e tyre u kompletuan me kostumet popullore të trevës së Labërisë, të cilat ishin edhe një mundësi për të çfaqur vlerat etnografike të kësaj krahine!Tematika e këngëve ka qënë sa e pasur,aq edhe e larmishme: Një vënd të veçantë zënë këngët e kurbetit, këngët lirike të dashurisë,këngët me karakter historik dhe për figura të shquara kombtare në fushën e historisë dhe të kulturës, këngë humoristike e të tjera.Me aftësi profesionale grupi në vazhdimsi ka interpertuar këngë nga të gjitha zonat e trevës së Labërisë.

Faqe zyrtare[redakto | përpunoni burim]