Gulagu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gulag kanë qënë kampe interrnimi dhe pune të detyruar në Bashkimin Sovietik. Megjithëse këto kampe ishin krijuar për të sistemuar kriminelët ordinerë, sistemi stalinist i përdori për interrnimin e të gjithë kundershtarëve politikë të sistemit komunist stalinist. Të ngritura që në kohën zariste ndoshta nga Pjetri i Madh, përdoreshin për të burgosur kundërshtarët e zarit dhe persona të bezdisshëm. Pas revolucionit bolshevik, u liruan të gjithë të burgosurit, Lenini1917 deklaroi që në këto gulage do të përfundojnë të gjithë armiqtë e klasave. Në 1918 rikonstruktohen mjetet e burgosjes dhe ato te punëve të rënda. Gulaget mjaft shpejt pas vitit 1930 u tej mbushën me persona për çdo akuzë edhe banale, si mos kultivim i mirë i tokës, mos dhëni rezultati në të korrura, sabotatorë, dezertues etj. Lindi nevoja per forcë pune me çmim të ulët, dhe filloi shfrytëzimi i të burgosurve në industrinë ushqimore. Gjatë Luftës së dytë Botërore numëri i popusisë nëpër gulage u përgjysëmua, për shkak të lirimit që i bëhej, për ti dërguar në front. Pas lufës në fillim të viteve '50 numëri i popullsisë u rrit jashtëmase e arriti deri në 2 milionë e gjysëm, në to gjendeshin dezertorë por edhe të burgosur lufte apo të burgosur të deportuar direkt nga kampent e përqëndrimeve gjermane, të gjithë të akuzuar si bashkëpuntorë të armikut e tradhëtar. Pas vdekjes së Stalinit, në 1953 Gulaget vazhduan të përdoreshin por një pjesë e të burgosurve të dënuar deri në 5 vjet nëprmjet një amnistie u liruan. Ndërsa të burgosurit politik filluan të liroheshn në vitin 1954 dhe rehabilitoheshin. Zyrtarisht Gulaget u mbyllën nëpërmjet një dekreti të Ministrisë së Brendshme më 25 janar 1960. Pas tij u mbyll edhe institucioni i Ministrisë së Brendshme nëpërmjet dekretit 44-16, për tu zëvendësuar nga KGB.

Burime të dhënash[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]