Guri i Muzhaqit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Guri i Muzhaqit është mal në malësinë e Çermenikës, në rrethin e Librazhdit, me lartësi 1663 m. Përbëhet nga gëlqerorë të mesozoit, të vendosur mbi flish. Në pjesën më të madhe shpatet e Gurit të Muzhaqit janë të rrëpirta. Në drejtim të veriperëndimit lidhet me malësinë e Martaneshit. Kurrizi është pak i valëzuar, me forma të shumta karstike. Rreth Gurit të Muzhaqit dalin burime të shumta që ushqejnë me ujë Rrapunin. Është i veshur me ah.