Gypat e shoshes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Janë qeliza të mëdha ; kanë shuma pllaka të shoshës, të cilat ndodhen kryesisht në muret transversale. Në disa bime, sidomos në ato ku muret transversale pritën, birat grupohen në mënyre që të formojnë pllakat e shoshës, të ndara nga hapësira pa bira (pllaka të shoshës të përbëra). Në raste të tjera, muret transversale janë të orientuara pak a shumë pingul me ato gjatësore dhe janë tërësisht të zëna nga një pllake e vetme shoshe (pllake shoshe e thjeshte).

Në pjekuri gypat e shoshës janë pa bërthame, pa tonoplaste, pa ribozomë, pa aparat Golxhi dhe pa citoskelet ; ka të pranishëm vetëm disa plastide dhe mitokondra, perveçse një rrjeti endoplazmatik të lëmuar. Citoplazma është gjysme e lëngshme, dhe tek Angiospermët karakterizohet nga prania e një lënde me natyre proteinike që quhet proteina P, e cila gjendet e mbledhur në birat e pllakave të shoshës. Nuk është shumë i qartë funksioni i kësaj substancë, mendohet të shërbejë për mbylljen e birave kur gypi dëmtohet. Në fakt tapat e proteinës P gjendet vetëm në gypat e dëmtuar. Në preparatet mikroskopike porët e pllakave të shoshës shfaqen të veshura nga një polisakarid i veçante, polimer i glukozës, me zinxhire të spiralizuar. Duket së depozitimi i kësaj substancë, si në rastin e proteinës P, është një artifice shkaktuar nga manipulimet, sidomos prerjet të cilave i nënshtrohet pjesa e bimës që vëzhgohet. Por në gypat e plakur që bima ka nevoje ti mbylle, që më pas ti largojë, vihen re bira të mbyllura nga ky polisakarid. Në këtë rast nuk është një artifice, por ky polisikarid i quajtur edhe polisakarid përcaktues është vërtet i pranishëm tek bima.

Normalisht qelizat pa bërthame kanë jetë shumë të shkurtër, por këto gypa mund të jetojnë disa vjet sepse ndihmohen nga qelizat e aneksuara parenkimatike. Këto kanë përmasa të vogla në krahasim me gypin por kanë një bërthame të madhe, citoplazmë të shpeshte dhe janë të pasura me organele. Mendohet se rregullojnë lëvizjen e lendeve organike brenda gypave. Për shembull, mitokondrat e tyre prodhojnë ATP që përdoret për të transportuar aktivisht brenda gypit lenden organike të sintetizuar. Indi i shoshe ska dhe qeliza parenkimatike me funksion rezervimi dhe fibra sklerenkimatike të quajtura fibra ekstraksilare. Këto janë shpesh të drurezuara dhe kanë funksion mbeshtetes.