Haki Rushiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Haki Rushiti ishte nje ushtarak shqiptar i Luftës së Dytë Botërore dhe krijues i Çetës "Çamëria", nëpërmjet të cilës i krijoi dëme formacioneve të ushtrisë gjermane në Jug të Shqipërisë.[1]

Jeta[redakto | përpunoni burim]

Lindi në 13 maj 1905 në Konispol. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në vitin 1921 u regjistrua në një shkollë ushtarake në Itali nga ku u gradua me gradën toger. Në fillim të vitit 1941 u emërua kryetar i Komunës Markat. Më 2 shkurt 1943 në fshatin Markat të rrethit të Sarandës Rushiti krijoi Çetën "Çamëria", e cila ka qenë formacioni i parë luftarak ne Jug të Shqipërisë. Kjo çetë do ishte më vonë bërthama e parë e grupit të katërt partizane të Zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër. Më mbrapa ky formacion mori emrin Brigada e XIX-të Sulmuese. Ditët e para të krijimit të saj, Çeta "Çamëria" kishte ne rradhet e saj 50-60 veta dhe më vonë ky numer u rrit në 350. Shumica e luftëtarëve dhe komandantëve të këtij njësiti luftarak ishin nga Çamëria, kurse një pjesë e vogël nga Delvina dhe Kurveleshi. Komandanti dhe krijuesi i cetes ishte Haki Rushiti.

Aktivitetet luftarake te Cetes Cameria kunder okupatorve italo-gjermane mbulonin gjith Jugun e Shqiperise. Disa nga aksionet me ne ze te kesaj cete, ishin lufta per marjen e postave ushtarake te Sopikut dhe Sminecit ku te gjithe karrabinjeret italjane u dorzuan dhe nga ta u zu nje sasi e madhe municionesh luftarake qe me vone do te kthehej ne bazen luftarake per rezistencen e famshme te Konispolit. Lufta e Konispolit ishte lufta me e ashper dhe me e pabarabarte ku ceta Cameria me heroizem te pa shoqe i beri balle per me shume se nje muaj fuqise ushtarake Gjermane qe vinte nga Greqia dhe kerkonte te hynte nepermjete Qafe- Botes ne Juge te Shqiperise. Kjo lufte filloi me 5 gusht 1943 dhe vashdoje deri me 11 shtator 1943. Gjermanet ne perpjekje per te care rrugen drejte Jugut te Shqiperise, vune ne perdorim te gjithe arsenalin e tyre luftarake. Nate e dite, per me shume se nje muaj, tanket dhe artileria e rende gjermane se pushuan zjarin e tyre kunder pozicjoneve te cetes Cameria Ne kete beteje te pa barabarte qe vashdoi dhe trup me trup u vrane me shume se 200 gjermane, kurse nga ana e partizanve te cetes Cameria ngelen te vrare 12 partizane dhe u plagosur 17 vete.

Me mbrapa Shtabi i Pergjithshem me Enver Hoxhen ne krye e coptuan dhe shkermoqen kete informacion luftarake. I nderuan emrin nga ceta Cameria ne Thanas Ziko dhe me vone Lefter Talo . Komandatet e cetes si Haki Rushiti dhe drejtuesit e tjere u ndoqen dhe persekutuan dhe si perfundim identiteti dhe perpjekiet e kesaj cete u shduken plotesishte nga historia e Shqiperise. Haki Rushti I kërkohet të largohet nga drejtimi I Batalionit me pretekst se do të shkonte në batalion tjetër, por këtu ai kupton se qëllimi ishte elemini fizik I tij , se bindjet e tij nacionaliste nuk përkonin me qëllimin e Partisë Komuniste.

Pas kësaj Haki Rushiti rithemelon Batalionin Çameria , por këtë herë duke qenë pjesë e grupimit politik të Ballit Kombëtar. Në shtator të vitit 1944 largohet nga Shqipëria për tu vendosur në SHBA , ku ishte edhe një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar. Në vitin 1960 u akuzua nga Sigurimi I Shtetit si bashkëpuntor i Teme Sejkos , por kjo ishte një farsë siç qe edhe akuza ndaj Teme Sejkos. Vdiq në 25 maj 1965 në New York dhe u përcoll me nderime të shumta të organizuara nga Balli Kombëtar dhe organizata të tjera të emigracionit shqiptar në SHBA.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Owen Pearson (2006). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III: Albania as Dictatorship and Democracy, 1945-99. I.B.Tauris. f. 147.  978-1-84511-105-2. Haki Rushiti, played an important part in connection with disturbances fomented by Greece in Albania and Camerija