Halil Budakova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Halil Budakova ka lindur me 8 gusht 1975Prishtinë është aktor dhe regjisor i cili në filmat e tij më një guxim të rrallë trajton plagën më të rëndë të shoqërisë kosovarë - krimin e organizuar, dhe në mënyrë direkte ngre zërin kundër çerdhes së bandave kriminalë, e cila ndodhet në organet e larta të pushtetit.

Ndër regjisorët më produktiv i gjeneratës së re është Halil Budakova. Emri i këtij regjisori më shumë respekt përmendët nga rinia dhe masa e gjerë e shtresës popullorë. Halili menjëherë në vitet e para të pasluftës e përfitoi publikun më filmat e tij të zhanrit policor. Në vitet e pasluftës, për një pjesë të regjisorëve tanë Kosova u shndërrua në vend ku mund të fitohej paraja pa djersë. Disa prej këtyre regjisorëve harruan vitet e tmerrshme të luftës, pasojat e luftës ku shumë nëna kishin mbetur më duar në gjinj, ku lufta kishte lindur komandantë e luftëtarë që shquheshin për guxim e trimëri, një pjesë e regjisorëve tanë i shikonin si materie e lëndës së parë prej të cilëve mund të arrihej deri të paraja. Tipa të tillë u lëshuan pas gjahut të tyre dukë shkuar herë të familjarët e herë të shokët e komandantëve të ndryshëm për t’i influencuar dhe bindur së duhet bërë filma dokumentarë e madje artistik për luftën dhe komandantët. Këta nën sqetulla mbanin vetëm sinopsiset pa skenarë, por nuk harronin të thoshin së kishin shkruar shumë materialë. Prej asaj kohë e deri sot u punuan shumë filma dokumentarë, por deri më tani prej të gjithë atyre filmave të realizuar vetëm katër ose pesë prej tyre mund të llogaritën së janë bërë mirë, të tjerët jo vetëm që nuk shikohen, por edhe aq keq të punuar sa që mëkat është për paratë që u derdhen për të punuar filma të tillë.

Çuditërisht, në çdo vend ku u zhvilluan luftëra çlirimtarë gazetarët, kameramanët dhe regjisorët janë ata që luftës i japin jehonë në opinionin e huaj. Ç’u bë më jehonën e problemeve që ballafaqohej popullsia e jonë që nga vitet e ’90-ta?! Ç’u bë më jehonën e viteve të luftës sonë ? Ç’bënin kjo shtresë nga e cila varej çdo fjalë e shkruar në shtyp dhe çdo filmim në shirit?! Asgjë ose shumë pak gjë, sepse pjesa më e mirë e gazetarëve dhe regjisorëve tanë do të futeshin në parti politikë. I fshehën kamerat, i humbën lapsat e fletoret, dh iu përveshen politikës.

Në rast padrejtësie që i bëhet popullsisë gazetari dhe regjisori janë ndër të parët që rrezikojnë punën e në rast luftë këta rrezikojnë jetën e tyre. E në Kosove erdhën gazetarë të huaj që vdiqën nga plumbat e ushtrisë serbë. Erdhën kameramanë dhe regjisorë të huaj që rrezikuan jetën për t’i dhënë jehonë luftës sonë e tanët i fshehën kamerat e tyre për t’i ruajtur që t’i përdornin pas luftës. Dhe i përdorën, fituan për vetë, por nuk bënë asgjë për ta informuar opinionin e huaj për atë që kishte ndodhur të në. Bënë filma për të fituar para dhe për t’i joshë familjarët.

Filma që thyejnë rekorde të shikueshmërisë në Kosovë

Halil Budakova, si regjisor, vetës ia vuri një detyrë më ndryshe së të tjerët. Problemet socialë që përjetonte populli ynë në vitet e pasluftës e preknin këtë regjisor të ri. Këtë djalosh thellë në shpirt do ta prekë padrejtësia që u bëhej familjeve të dëshmorëve dhe viktimave të luftës nga personalitete mafiozë-politikë. Halili do t’i përvishet punës dhe para publikut do të dalë më filmat e tij, ku denoncohen padrejtësitë e njëpasnjëshme që po i bëheshin popullsisë së varfër e të vuajtur. Halil Budakova është regjisori i parë i cili në filmat e tij e denoncon dhe e lufton korrupsionin e disa personaliteteve politikë. Në objektivin e tij e ka vërë në spikamë luftën kundër krimit të organizuar, i cili origjinën e ka diku lartë në pushtët dhe shtrihet deri të shtresat më të ulëta. Në secilin prej filmave të Halil Budakoves trajtohet lufta kundër vetive më negativë, por në asnjërin prej tyre nuk mund të hasim së policia e jonë është e involvuar në këtë luftë të rrezikshme. Halil Budakova në filmat e tij e tregon një respekt e një simpati të veçantë për Shërbimin Policor të Kosovës, që e trajton si një forcë të pakorruptuar dhe përmes së cilës luftohet krimi i organizuar. Djelmoshat e SHPK-së, në filmat e Halil Budakoves janë simpatikë, të stërvitur dhe të përkushtuar që deri në fund ta luftojnë çdo veti negativë, si drogën, prostitucionin dhe korrupsionin, nga së këto tri segmente janë destruktive, jo vetëm për një familje, por për të shoqërinë tonë.

Halil Budakova, në filmin “Djelmoshat e rrezikshëm”, e trajton temën problemeve që përballët rinia e pasluftës kosovarë dhe ky film gjen simpati të madhe sidomos të të rinjtë tanë, të cilët mbushnin sallat e kinemave në tërë Kosovën ku shfaqej filmi. Më këtë film, Halil Budakova po i thyente rekordet e shikueshmërisë në tërë Kosovën, e madje të rinjtë tanë preferonin më shumë filmin e Halil Budakoves, së sa filmat më yje të Holivudit. Rinisë sonë i interesonte për të shikuar problemet më të cilat ballafaqoheshin të rinjtë çdo ditë dhe i adhuronin aktorët vendorë që ishin bërë model për rininë tonë. Më këtë film Halil Budakova ia siguroi vetës emrin e regjisorit që po i thyente rekordet e shikueshmërisë dhe këtë deri më tash ëndë nuk ka arritur t’ia rrezikojë asnjë regjisor tjetër.

Guximi i rrallë krijues për tema aktualë

Më filmin “Krim pa krisma”, që është një dramë familjarë socialë, Halil Budakova do vëntë në pah problemet e dashurisë së një çifti të pasur. Në këtë film, burri më lidhjet e tij më njerëzit e pushtetit arrin të pasurohet brenda pak kohë, ku shohim thyerjen e këtij çifti dikur shumë të dashuruar.

Në filmin “Nëntoka”, Halil Budakova trajton një operacion të suksesshëm të njësitit policor të SHPK-së kundër krimit të organizuar, që në Kosovën e pasluftës ka arritur kulmin. Shefi i njësitit, një polic ambicioz dhe i pakorruptuar, dëshiron asgjësimin e bandave kriminelë, të cilët e terrorizojnë popullsinë e pafajshme e madje edhe rininë. Por, posa ndërmerr aksione seriozë dhe konfiskon sasinë e drogës më vlerë prej pesë milionë eurosh, kreu i bandës i kundërvihet familjes së tij, dukë ia vra gruan dhe fëmijët, që për fat njëri prej tyre plagosët rëndë dhe mjekët arrijnë t’ia shpëtojnë jetën. Pas përjetimit të tragjedisë familjarë, shefi i njësitit dëshiron ta zbaton drejtësinë, por sharra i has në gozhdë, sepse bandat mafiozë kanë lidhje direkte më ministrin, i cili po ashtu është pjesë e këtyre bandave.

Halil Budakova është regjisori i parë i cili më një guxim të rrallë trajton plagën më të rëndë të shoqërisë kosovarë - krimin e organizuar dhe në mënyrë direkte ngre zërin kundër çerdhes së bandave kriminalë, që ndodhet në organet e larta të pushtetit. Halil Budakova nuk e akuzon vetëm krimin e organizuar dhe bandat kriminelë, por tërë Qeverinë e Kosovës, që nuk kujdesët për luftëtarët e lirisë, për familjet e dëshmorëve dhe për skamjen që e ka kapluar skajshmërisht tërë Kosovën.

Për punën e regjisorit Halil Budakova një pjesë e madhe profesionistësh flasin më respekt, ndërsa një pjesë tjetër më skepticizëm, ndonjë tjetër më injorim, por publiku i Kosovës flet më admirim.