Halo (franshizë)
| Halo | |
|---|---|
Logoja që nga Halo: Combat Evolved | |
| Zhvillues(it) |
|
| Publikues(it) | Xbox Game Studios |
| Platform(at) | |
| Zhanr(et) | Fantashkencë ushtarake |
Halo ("aureolë" në anglisht) është një franshizë multimediatike, e publikuar fillimisht nga Microsoft dhe Bungie, tani e menaxhuar nga Microsoft dhe Halo Studios (njohur dikur si 343 Industries). Halo është kryesisht e bazuar në video lojëra të fantashkencës ushtarake. Video lojërat e Halo-s janë kryesisht të bazuara në formatin first-person shooter (FPS) dhe janë kryesisht të publikuara për platformën XBox. Loja e parë, Halo: Combat Evolved dhe romani Halo: Fall of Reach pati një sukses të madh për lojën dhe për konsolën e parë të Xbox, me të cilën u publikuan ngjitur në vitin 2001. Loja më e fundit në franshizë është Halo: Infinite.[1][2]
Halo sillet kryesisht rreth protagonistit Master Chief dhe asistentes së tij IA Cortana, një superushtar i cili lufton koalicionin alien të quajtur Covenant (shq: "Besëlidhja"). Gjatë gjashtë lojërave kryesore protagonisti duhet të ndalojë kërcënimet nga forca ushtarake për të aktivizuar Halo-t, një grup ndërtesash të krijuara nga një racë e lashtë, Forerunners (ang: Paraardhësit), të cilat kanë kapacitetin për të zhdukur jetën biologjike në Udhën e Qumështit.[3]
Bungie filloi prodhimin e lojës si një lojë strategjike por pasi kaluan nën lidershipin e Microsoft vendosën të kalonin në zhanrin FPS. Video loja e parë Halo: Combat Evolved pati një sukses të madh duke shitur një milionë kopje në një kohë rekord, të paparë për një video lojë.[4] Kjo bëri që Microsoft dhe Bungie si dy kompani të bahskuara të vazhdonin zhvillimin e lojërave pasardhëse në franshizë deri në ndarjen e tyre në 5 tetor 2007,[5] dhe pastaj si kompani të ndara deri në publikimin e Halo: Reach në 2010 ku 343 Studios morri drejtimin e franshizës. Gjatë kësaj kohe Halo publikoi tituj të shumtë lojërash si FPS ashtu dhe në zhanre të tjera, libra, seri, komikë, etj.[6]
Halo ka patur një efekt të madh në video lojëra dhe më tej duke qenë një nga franshizat më të mëdhaja në glob duke gjeneruar më shumë se 6 bilionë dollarë.[7] Influenca e Halo-s në zhanrin FPS është madhore dhe Halo është bërë një sinonim me figurën e Xbox.
Komploti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Miliona vite para erës sonë, raca aliene Precursors (shq: Pararendësit) kishin kontrollin e galaksisë e Rrugës së Qumështit dhe për këtë shkak hynë në konflikt me një racë aliene më të re, Forerunners. Në këtë konflikt Forerunners fituan ndaj Precursors duke shkaktuar korruptimin e tyre biologjik duke krijuar kështu Flood (shq: Përmbytja), një sëmundje parazitare e cila ishte e pamundur të luftohej. Forerunners si një gjest final, ndërtojnë Halo-t, unaza gjigante të cilat kanë funksionin e shuarjes së jetës në galaksi. Halo-t aktivizohen dhe në disa planete të zgjedhura Forerunners programojnë rilindjen e jetës pa ta.[8][9]
Shumica e historisë vijuese korrespondon me historinë aktuale të botës. Në shekullin e 21-të dhe 22-të Njerëzimi u përhap në sistemin diellor. Shtetet e botës vendosën të bashkoheshin në Qeverinë e Kombeve të Bashkuara, QKB (ang: United Nations Government) me Komandën Hapësinore e Kombeve të Bashkuara, KHKB (ang: United Nations Space Command, UNSC) si sektorin ushtarak kryesor.[9]
Rreth shek. 25, kjo qeveri kishte arrituar të kishte kontroll në Krahun e Orionit të galaksisë në disa sisteme. Kjo nxiti lëvizje të ndryshme terroriste të quajtura thjesht kryengritës (ang: insurrectionists). Për këtë arsye Zyra e Inteligjencës Navale, ZIN (ang: Office of Naval Intelligence, ONI) filloi një program për krijimin e ushtarëve të modifikuar klinikisht dhe gjenetikisht të quajtur programi SPARTAN i frymëzuar nga spartanët e Greqisë së Lashtë. Gjenerata e parë e projektit nuk solli rezultatin e dëshiruar, me modifikimet duke qenë fatale në një pjesë të madhe të pjesëmarrësve. Në projektin e dytë ZIN-i rrëmbeu fëmijë për projektin, këtë herë me sukses. Një nga pjesëmarrësit jo-vullnetarë të projektit ishte dhe protagonisti i Halo-s, John 117 i referuar si Master Chief.[10] Projekti do të vazhdonte me një gjeneratë të tretë të Spartanëve të përshtatur për prodhim në masë, si dhe një të katërt me vullnetarë ushtarak në vend të rrëmbimeve ilegale.[11][9]
Në 2525 KHKB pati kontaktin e parë me Covenant, një koalicion ushtarako-fetar i disa specieve aliene, që kishte si qëllim gjetjen e Halo-ve dhe si rezultat kalimin në një jetë tjetër të profetizuar si Udhëtimi i Madh (ang: The Great Journey). Njerëzimi u shpall si specie heretike dhe si shkak filloi një luftë galaktike mes njerëzimit dhe Covenant në të cilën Covenant kishte përparësinë teknologjike për shkak të inxhinjerisë antike të Forerunners të cilën e kishin përshtatur nga observimi i teknologjisë.[12][9]
Në 2552 një nga planetet kryesore, Reach, gjehet nga Covenant dhe bie. Planeti rrezatohet me plazma nga Covenant.[10] Gjatë kësaj ngjarje një skuadër spartanësh të gjeneratës së 3-të, Skuadra Noble (shq: Fisnike) mundohen të luftojnë kundër pushtimit në bashkëbunim me KHKB-në por nuk mund t'i rezistojnë forcave të Covenant. Kjo përbën historinë e Halo: Reach. Paralel me këto ngjarje Master Chief arratiset nga Reach me anijen hapësinore Pillar of Autumn (shq: Kolona e Vjeshtës) për të siguruar AI-n e avancuar Cortana. Në këtë arratisje ata përfundojnë në Halo-n Alfa.[9]
Gjatë ndjekjes së Covenant ndaj anijes Pillar of Autumn fillon Halo: Combat Evolved, loja e parë në franshizë. Master Chief me Cortanën arratisen nga anija dhe mundohen të ri-grupohen me forcat e KHKB-së. Në luftën për mbijetesë ata hasin parazitin Flood i cili infekton shpejt një shumicë të personelit ushtarak përfshirë kapitenin e anijes Xhejkob Kijs. Master Chief mundohet të aktivizojë Halo-n me ndihmën e monitorit AI të instalacionit 343 Guilty Spark (shq: 343 Shkëndija Fajtore), pa ditur funksionin e vërtetë të Halo-s. Master Chief ndalet nga Cortana dhe lufton forcat e Covenant, Flood dhe 343 Guilty Spark në rrugën e tij për në anijen hapësinore me të cilën erdhi. Aty Master Chief me ndihmën e Cortanas shpërthen reaktorin bërthamor të anijes dhe të gjithë unazën me të duke bërë një arratisje të shpejtë duke qenë i mbijetuari i vetëm përvec rreshterit Ejvëri Xhohnson dhe disa marinsave.[6][9][13]
Master Chief arrin në Tokë[13] dhe aty merr armaturën e re MJOLNIR VI, armatura e cila është më e njohura për karakterin e tij. Këtu fillon loja e dytë Halo 2. Covenant papritmas gjen Tokën dhe me një forcë të vogël e udhëhequr nga një prej tre monarkëve fetarë të Covenant të quajtur Profetë mundohet të gjejë një artifakt Forerunner. Ndërkohë na jepet edhe historia e një prej gjeneralëve të Covenant, Thel Vadamee, i cili akuzohet për herezi pasi lejoi shkatërrimin e një prej Halo-ve të cilat Covenant i konsideron të shenjta. Ai falet por i jepet një shenjë herezie dhe detyrohet të marrë pozicionin e Arbiter, një pozicion si agjent i Profetëve. Në Delta Halo, një Halo e re e zbuluar nga artifakti në Tokë profetët mundohen të aktivizojnë Halo-n. Arbiter dhe Master Chief kapen nga një infektim lokal në Delta Halo i Flood i cili ka evoluar në një inteligjencë kolektive i quajtur Gravemind (shq: Varrmendje). Profeti kryesor ndërkohë bën një puc shteti duke nxjerrur specien aliene Sangheili (specien e Arbiter), duke filluar Skizmin e Madh (mos të konfuzohet me eventin historik) dhe duke konsoliduar pushtetin me vrasjen e 2 profetëve të tjerë, duke u bërë praktikisht monark absolut i Covenant. Me ndihmën e Gravemind, Master Chief dhe Arbiter arrijnë të ndalojnë një shpërthim të Halo-s por Master Chief duhet të lë Cortana-n në anijen mëmë të Covenant e cila është duke u infektuar nga Flood.[6][9]
Në Halo 3 Master Chief duhet të gjejë Cortanan dhe të ndalojë infektimin e Flood me ndihmën e Arbiter dhe rreshterit Xhonson. Një anije e infektuar përplaset në Afrikë dhe kështu gjithë kontinenti rrezatohet për të përmbajtur infeksionin. Profeti i së vërtetës (monarku absolut i Covenant), i cili është arratisur nga anija -mëmë gjen në Tokë koordinatat për Ark-un instalacionin qendror nga ku të gjithë Halo-t mund të aktivizohen. Master Chief gjen Cortanan me ndihmën e 343 Guilty Spark i cili i kishte mbijetuar shpërthimit dhe ndalon bashkë me Arbiter, profetin e së vërtetës aktivizimin e Ark-ut. Ata zbulojnë se Ark-u po ndërtonte një Halo zëvendësuese për atë që Master Chief shkatërroi në Combat Evolved. Unaza e re aktivizohet para kohe duke konsideruar urgjencën, por rreshteri Xhonson vdes nga 343 Guilty Spark i cili nuk donte ta aktivizonte unazën kaq shpejt. Master Chief shkatërron Guilty Spark dhe aktivizon Halo-n, duke vrarë kështu Flood dhe duke u arratisur nga Arc bashkë me Arbiter dhe Cortanan. Arbiter përfundon në Tokë, por Master Chief ishte në një pjesë të anijes së arratisjes e cila u shkëput dhe kështu Master Chief vendoset nga Cortana në kriostazë deri në një moment kur dikush mund ta gjejë. Në Tokë ai shpallet i humbur në aksion nga komanda.[9][6]
Pas 4 vitesh Master Chief zgjohet nga kriostaza në lojën Halo 4. Anija e tij gjendet afër planetit Requiem ku ai cliron aksidentalisht Didakti-n (ang: The Didact), një gjeneral forerunner, i burgosur në planet, i cili ka për qëllim ngarkimin e vetëdijes së njerëzve në makina lufte të quajtur Gardianë (ang: Guardians). Bashkë me Cortana-n, e cila po degradon pasi AI-t skadojnë pas 7 vitesh në detyrë, Master Chief arrin të vrasë Didaktin para se ai të shkatërronte njerëzimin në Tokë, por jo pa sakrifikuar Cortanën.[3][6]
Në Halo 5, Master Chief me skuadrën e tij skuadra Blu zbulon se Cortana është gjallë por ajo ka për qëllim një revolucion të Inteligjencave artificiale me ndihmën e teknologjive forerunner të cilat do të aktrojnë si mbrojtës për njerëzimin por edhe si diktatorë. Locke, një spartan i gjeneratës së 4-t bashkë me skuadrën e tij Osiris duhet të parandalojnë Master Chief në kërkimin e tij për Cortanën por nuk munden ta ndalojë. Në takimin mes të dyve Master Chief burgoset pasi nuk arrin ta bindë Cortanan që vendimi i saj është i gabuar. Locke shpëton Master Chief por Cortana fillon luftën me njerëzimin dhe merr kontrollin e Zeta Halo-s.[9] Ndërkohë Arbiter po lufton një luftë civile në planetin kryesor të Elitave, Sanghelios.[3][6][9]
Në lojën më të fundit, Halo Infinite, Master Chief duhet të luftojë Të dëbuarit (ang: The Banished), një faksion ushtarak i cili u nda nga Covenant dhe pas rënies së koalicionit dhe u rrit në fuqi. Ata kanë marrë kontrollin e Zeta Halo-s duke shkatërruar anijen më të madhe të flotës së KHKB-së, Infinity. Cortana ndërkohë shkatërrohet duke lënë Master Chief me kopjen e saj, The ëeapon (shq: Arma) dhe një pilot kundër një nga liderëve kryesorë të Të dëbuarve. Në Zeta Halo Master Chief zbulon ekzistencën e një specie aliene, të Pafundmëve (ang: The Endless) të cilët nuk mund të shfarosen nga Halo. Master Chief vret liderin dhe pret për tu bashkuar me anijen e KHKB-së Shpirti i zjarrit (ang: UNSC Spirit of Fire).[3][6][9][14]
Lojërat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| 2001 | Halo: Combat Evolved |
| 2002 | |
| 2003 | |
| 2004 | Halo 2 |
| 2005 | |
| 2006 | |
| 2007 | Halo 3 |
| 2008 | |
| 2009 | Halo Wars Halo 3: ODST |
| 2010 | Halo: Reach |
| 2011 | Halo: Combat Evolved Anniversary |
| 2012 | Halo 4 |
| 2013 | Halo: Spartan Assault |
| 2014 | Halo: The Master Chief Collection |
| 2015 | Halo: Spartan Strike Halo 5: Guardians |
| 2016 | |
| 2017 | Halo Wars 2 |
| 2018 | |
| 2019 | |
| 2020 | |
| 2021 | Halo Infinite |
Para Combat Evolved
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bungie u formua nga Aleks Seropian dhe Xhejson Xhons si një studio lojërash për sistemin Mac.[15] Ata lëshuan lojën Gnop! një lojë freeware për Mac-un. Studioja vazhdoi me lëshimin e lojërave të tjera por suksesi më i madh erdhi me lëshimin e serisë së video lojërave FPS Marathon në 1994.[16] Loja e parë e frymëzuar nga Doom pati një sukses të madh duke u shndërruar në një seri lojërash.
Halo: Combat Evolved filloi produksionin si "Code Monkey Nuts" në bashkëpunim me studion Take Two Interactive. Loja fillimisht ishte strategjike e bazuar në personin e tretë (ang: Third Person). Në 1999 një demo u tregua në Macworld '99 e prezantuar nga Xhejms Xhons-i dhe CEO i Apple, Stiv Xhobs. Kjo shfaqje kapi interesin e Microsoft-it që në atë kohë sapo kishte filluar projektin e Xbox.[17] Bungie u ble nga Microsoft, por Take Two u nxorr nga projekti. Bungie vendosi të kalonte Halo-n nga një lojë strategjike në një First Person Shooter.[14]
Triologjia origjinale (2001–2007)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Halo: Combat Evolved u lancua në 15 nëntor 2001 për Xbox-in. Publiku e priti shumë mirë lojën me disa duke justifikuar blerjen e Xbox-it për Halo-n.[18] Loja kishte kontrolle të mirë sinkronizuara e frymëzuar nga loja 007 GoldenEye. Rafinimi i kontrolleve u bë një standard për video lojërat e mëvonshme FPS në konsola. Përveç kontrolleve loja kishte një histori të mirë dhe një botë fantashkencore interesante për mediumin e video lojërave të kohës. Muzika e kompozuar nga Martin O'Donell dhe Salvatori gjithashtu u prit me lavdërim të madh me temën kryesore të lojës të përshkruar si "ikonike".[19] Loja është mjaft e thjeshtë si parim me Bungie-n duke e përshkruar ritmin e lojës si "armë-granatë-melee". Protagonisti Master Chief, i referuar pas rangut ushtarak ka një matës shëndeti (health bar) dhe një sasi armature e cila rimbushet vazhdimisht. Loja shiti më shumë se 5 milionë kopje në botë, një rekord i paparë për kohën.[20]
Pas suksesit të Halo: Combat Evolved Bungie filloi menjëherë produksionin për lojën tjetër Halo 2. Procesi nuk shkoi mirë me shumë punëtorë të Bungie-t duke punuar orë shtesë. Në 2003, një trailer u shfaq në E3 duke i dhënë fansave emocion në pritjen e Halo 2.[21] Halo 2 gjithashtu lancoi një fushatë të madhe marketimi ku dallohet faqja "I love Bees".[22] Xhozef Stejtën, lideri i skuadrës së shkrimtarëve donte të kapte një aspekt të ri të serisë duke u fokusuar në faksionin armik, The Covenant.

Më 9 nëntor 2004 Halo 2 u publikua. Një nga titujt më të pritur në vit Halo 2 pati lavdërim gati universal për risitë që solli në franshizë, historinë mjaft të thelluar dyanëshe dhe muzikën.[23] Historia e Halo 2 mbahet si një nga historitë më të mira duke prezantuar Arbiter, një luftëtar alien, si një protagonist i dytë dhe duke shtuar shumë historisë së Halo-s për Tokën, Covenant dhe Flood. Halo 2 u lancua bashkë me platformën Xbox Live duke mundësuar luajtjen me shumë lojtarë. Ky aspekt gjithashtu morri lavdërime të shumta duke sjellur risi të mëdhaja në platformë si partitë e ndeshjeve, klane, modalitetet e bëra nga lojtarët, etj.[23] Halo 2 pati sukses të jashtëzakonshëm duke shitur 2.4 milionë kopje në 24 orët e para.[24]
Halo 2 përfundoi papritmazi, gjë që la fansat duke dëshiruar për më shumë. Historia e Halo 2 ishte prerë për arsye kohore dhe Bungie vendosi që ta zhvillonte më shumë historinë e prerë në Halo 3.[14] Në E3 në 2006 një trailer u shfaq me slloganin "Kryeje betejën" (ang: Finish the Fight), thënë nga Master Chief në fund të Halo 2. Një seri trailerash nën titullin "Beso" (ang: Believe) u lancua në kanalin e Bungie-t në YouTube.[25][26]
Halo 3 debutoi në 27 shtator 2007 me 3 edicione, "Standard", "I limituar" dhe "Legjendar". Halo debutoi për konsolën e Xbox 360 me një fokus të madh në modën me shumë lojtarë e cila konsiderohet si më e mira në seri.[14] Halo 3 pati lavdërim universal dhe një sukses botëror me 2.5 milionë kopje të shitura në ditën e parë duke thyer rekordin e mbajtur nga paraardhësi, dhe rreth 14.5 milionë kopje gjithsej.[27] Halo 3 zgjeroi livadhin e lojës duke sjellë armë të reja, automjete të reja dhe duke rafinuar aspektin online të lojës me krijuesin e hartave (ang: Forge) dhe shumë aspekte sociale dhe kompetitive që e bënë një nga lojërat më të luajtura dhe më të mira të vitit 2007.[28] Historia gjithashtu morri lavdërime për fundin e triologjisë dhe aspektin "epik" të lojës.[29]
Ndarja e Bungie nga Microsoft (2007–2010)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 5 tetor 2007, Bungie vendosi të ndahej nga Microsoft me kushtin që Microsoft të mbante pronën intelektuale të Halo-s.[30] Bungie vendosi që të vazhdonte produksionin në franshizë me qëllim zgjerimin mediatik të franshizës ku dallohet një film të bazuar në Halo 3 nga rregjizori Piter Xhekson. Plani nuk funksionoi dhe në vend të një filmi skuadra e Bungie-t vendosi që të krijonte një lojë të ngjitur me Halo 3, Halo 3:ODST.[31] Halo 3: ODST u publikua në shtator 2009 bashkë me një fushatë marketingu në YouTube e përbërë nga filma të shkurtër me moton: "Ne jemi ODST".[32] Aspekti më njerëzor i lojës morri shumë lavdërime pasi fokusi nuk ishte në protagonistin e lojës, Master Chief, por mbi një skuadër ushtarësh ODST. Gjithashtu në vend të modalitetit me shumë lojtarë, loja ka një modalitet Firefight (shq: shkëmbim zjarri) që konsiston në luftimin e pambarimtë të armiqve të lojës. Ky aspekt morri gjithashtu lavdërime të shumta.[33]
Loja e fundit para ndarjes definitive të Bungie-t nga Microsoft ishte Halo Reach, publikuar më 14 shtator 2010.[1] Fushata e marketingut për lojën qe e ngjashme me atë të ODST-së dhe Halo 3-shit duke u fokusuar në trailera me slloganin "Kujto Reach" (në anglisht Remember Reach).[2] Loja solli mjaft risi në franshizë duke futur për herë të parë modalitetin sprint. Reach morri kritikë të mirë për historinë e lojës dhe përgjithësisht kritikë të mirë në modalitetin me shumë lojtarë.
343 Industries (2010–aktualisht)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Halo: Reach (Video Game 2010) - Release info - IMDb (në anglishte amerikane), marrë më 2026-02-07
- 1 2 Bungie (2010-08-26), Halo: Reach - Deliver Hope (në anglisht), marrë më 2026-02-07
- 1 2 3 4 "Halo Story Page | Ancillary | Halo Story Timeline". halostory.bungie.org (në anglisht). Marrë më 2025-06-19.
- ↑ Source, Microsoft (2002-04-08). ""Halo: Combat Evolved" for Xbox Tops 1 Million Mark In Record Time". Source (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-19.
- ↑ Kohler, Chris. "It's Official: Bungie Splits From Microsoft". Wired (në anglishte amerikane). ISSN 1059-1028. Marrë më 2025-06-19.
- 1 2 3 4 5 6 7 Jason (2025-03-03). "Halo Timeline: All Media in Chronological Order [Updated 2025]". StorytellingDB (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-19.
- ↑ Kastrenakes, Jacob. "The Halo franchise has made more than $5 billion". The Verge (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-19.
- ↑ Bar, Greg (2013). Halo: Silentium (në anglisht) (bot. 1st). English: Tor Books. ISBN 9780765323989.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 "The Halo Story So Far -- Catch Up Before Halo Infinite". GameSpot (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-19.
- 1 2 Nylund, Eric (2001). Halo: Fall of Reach (në anglisht) (bot. 1st). USA: Ballantine Books Inc. ISBN 0345451325.
- ↑ Nylund, Eric (2007). Halo: Ghosts of Onyx (në anglisht). Gallery Books. ISBN 978-0330445115.
- ↑ Staten, Joseph (2008). Halo: Contact Harvest (në anglisht). Tor. ISBN 9780330445122.
- 1 2 Dietz, William C. (2003). Halo: The Flood (në anglisht) (bot. 1st). Del Rey. ISBN 978-0345459213.
- 1 2 3 4 McLaughlin, Rus (2012-07-11). "IGN Presents: The History of Halo". IGN (në anglisht). Marrë më 2025-06-23.
- ↑ "Bungie (Company)". Giant Bomb (në anglisht). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ Davison, John (2023-05-26). "4 Ways Marathon Influenced Modern Games". IGN (në anglisht). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ "Power On: The Story of Xbox: New docuseries explores the origins of Xbox and its evolution over 20 years". Source (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ Butts, Steve (2003-09-28). "Halo: Combat Evolved Review". IGN (në anglisht). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ "Halo: Combat Evolved – Soundtrack Review". Zanobard Reviews (në anglisht). 2024-04-28. Marrë më 2025-06-24.
- ↑ Source, Microsoft (2004-11-08). ""Halo 2" Invasion Causes Midnight Madness Frenzy". Source (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ "E3 2003 (Concept)". Giant Bomb (në anglisht). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ Shachtman, Noah (2004-11-04). "Sci-Fi Fans Are Called Into an Alternate Reality". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2025-06-24.
- 1 2 Perry, Douglass C. (2004-11-07). "Halo 2 Review". IGN (në anglisht). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ Contributor, GamesIndustry biz (2004-11-12). "Halo 2 Marks the Biggest 24 Hours in Entertainment Retail History with $125 Million in Sales". GamesIndustry.biz (në anglisht). Marrë më 2025-06-24.
{{cite web}}:|last=ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!) - ↑ Bungie (2012-05-08), Halo 3: Hunted (në anglisht), marrë më 2025-06-24
- ↑ Bungie (2012-05-08), Halo 3: Believe (në anglisht), marrë më 2025-06-24
- ↑ Source, Microsoft (2007-10-04). "Global Entertainment Phenomenon "Halo 3" Records More Than $300 Million in First-Week Sales Worldwide". Source (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ "Best Games". www.metacritic.com (në anglisht). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ Goldstein, Hilary (2007-09-23). "Halo 3 Review". IGN (në anglisht). Marrë më 2025-06-24.
- ↑ Press, David Ward,The Associated (2007-10-06). "'Halo' creator Bungie splits from Microsoft". The Hollywood Reporter (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-07-30.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ "How And Why Halo 3: ODST Was Made In 14 Months". Kotaku (në anglisht). 2009-09-08. Marrë më 2025-07-30.
- ↑ XboxViewTV (2009-09-08), Halo 3: ODST - Live Action Movie (Extended Version) | HD (në anglisht), marrë më 2025-07-30
- ↑ Brudvig, Erik (2009-09-20). "Halo 3: ODST Review". IGN (në anglisht). Marrë më 2025-07-30.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me serinë Halo.Faqja zyrtare në internet (në anglisht)
Wikiquote ka thënie në lidhje me serinë Halo- Halopedia — një ëiki zyrtare (në anglisht)