Hamdi Çami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Numri i 14 korrikut 1926 i gazetës turke Milliyet në ditën kur u dha vendimi për Çështjen e Komplotit të Izmirit

Ahmet Hamdi bej Margëlliçi ose Hamdi Çami (18611927)[1] ishte atdhetar shqiptar, ushtarak në ushtrinë e Perandorisë Osmane, deputet në parlamentin osman për qarkun e Prevezës dhe pjesëmarrës në Luftën Turke të Pavarësisë.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1861 në Margëlliç i biri i Mahmut Hamitit vjershëtar i njohur dhe njeri me ndikim në krahinën e Çamërisë dhe më gjerë,[2] pas mejtepit dhe medreses ai hyri në rradhët e forcave ushtarake osmane. Duke u nisur nga ushtar i shërbimit të detyruar, pa ndonjë përkrahje Ahmet Hamdiu u ngjit në gradën e gjeneralit. Në vitin 1897 gjatë luftës osmano-greke bashkë me luftëtarë dhe atdhetarë të tjerë çam luftoi dhe u plagos për rimarrjen e qytetit të Llurit dhe sidomos nyjes së rëndësishme ushtarake tejet të fortifikuar midis Janinës dhe Nartës në vendin e quajtur "Pesë Puset". Pasi rifitimit të qytetit dhe fortifikimit të Pesë Puseve prej njësive osmane sulltan Abdyl Hamiti II i dha dekoratën më të lartë ushtarake dhe e gradoi nënkolonel. Në vitin 1903 me gradën kolonel në rangun e Miralay u caktua si komandant i xhandarmërisë për Vilajetin e Shkodrës, ndërsa më vonë komandoi regjimentin e xhandarmërisë në vilajetin e Trabzonit.[2]

Në zgjedhjet e vitit 1909 u zgjodh deputet i Sanxhakut të Prevezës.[2] Si deputet së bashku me nëntë deputetë të tjerë të shqiptarë të Parlamentit Osman mbështeti përdorimin e shkrimit latin në standartizimin e Alfabetit shqip.[3] Ahmet Hamdi Beu sikurse dhe atdhetarë të tjerë shqiptar fillimisht synonte krijimin e një shteti shqiptar brenda sulltanatit osman dhe jo jashtë tij pasi një shtet i pavarur i pakonsoliduar nga pikëpamja institucionale dhe forcave ushtarake që do të garantonin sovranitetin e tij do të pushtohej nga mbretëritë fqinje sapo të shpallej i tillë sikurse ndodhi dhe me pjesën më të madhe të territoreve shqiptare pas shpalljes së pavarsisë në 1912. Gjatë sulmeve greke të vitit 1912 filloi përgatitjet për mbrojtjen e jugut nga pushtimi grek. Në mars të 1912 bleu shumë armë për tia shpërndarë banorëve të Gumenicës. Në vitet e Luftës Ballkanike (1908 - 1913) edhe pse tashmë një gjeneral në pension, me kontributin e tij financiar ngriti një regjiment ushtarak të përbërë nga nga Çamët|bashkë - vendas të cilët nuk përfshiheshin në shërbimin ushtarak të detyruar apo rezervë. Kjo njësi luftarake u bë një nga njësitë kryesore si për mbrojten e Prevezës po ashtu edhe për "gozhdimin" e forcave pushtuese greke gjatë Lumit të Zi. Pasi Çamëria u pushtua nga Greqia mërgoi për në Turqi ku nga viti 1918 ishte anëtar i Shoqërive të të mërguarve shqiptarTurqi.

21 Korrik 1921 u bë president nderi i grupit M.M. (Mim-Mim) gjatë Luftës Turke të Pavarsisë. Në vitin 1923 e më pas bashkë me atdhetarët Asaf Ajdonati, Ferit Bej Deliu etj bëri çmos që çamët dhe shqiptarët e tjerë që u dëbuan nga vendi i tyre nëpërmjet dhunës nga qeveria greke të vendoseshin në vende sa më të përshtatshme në Anadoll. U internua me akuzën për pjesëmarrje në komplotin e Izmirit kundër Mustafa Qemalit dhe më pas u lirua në vitin 1926 pasi nuk u gjet asnjë provë që e lidhte me këtë komplot.[2] Vdiq në Stamboll më 1927.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Ali Birinci, "Ali Kemâli Aksüt'ün Filât Hâtıraları", Osmanlı Tarihi Araştırma ve Uygulama Merkez Dergisi, Sayı 4 (1992), p. 465. (turqisht)
  2. ^ a b c d Küçük, Hülya (2002). The role of the Bektāshīs in Turkey's national struggle. BRILL. fq. 286. ISBN 9789004124431. Marrë më 3 tetor 2010.
  3. ^ Gawrych, George Walter (2006). The crescent and the eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874-1913 (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 181. ISBN 9781845112875. Marrë më 3 tetor 2010.