Shko te përmbajtja

Hanati i Qazimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hanati i Qazimit (i quajtur edhe Qasimov, Kasimov [1] ose Kasim ) i njohur gjithashtu si Carati i Kasimovit [2] ishte një hanat i i sunduar nga tatarët që ekzistoi nga viti 1452 deri më 1681 në territorin e shtetit rus. [3] Ai ndodhej brenda kufijve të sotëm të rajonit të Riazanit, me kryeqytet në Kasimov, përgjatë rrjedhës së mesme të lumit Oka.

Fillimisht, hanati ishte nën ndikimin e Principatës së Madhe të Moskës dhe më pas u bë i varur nga Caratia e Rusisë. Hanati u themelua në tokat që Princi i Madh Vasili II i Moskës (qeverisi 1425–1462) ia dha në vitin 1452 princit të Kazanit, Qazim Han (vdiq më 1469), i biri i hanit të parë të Kazanit, Olug Moxammat.

Popullsitë vendase të zonës ishin fiset finike të Vollgës: Meshchyora, Muroma dhe Mordvinët. Këto toka ishin fillimisht nën ndikimin e Rusisë së Kievit dhe të Bullgarisë së Vollgës. Fiset vendase paguanin tribut princave rusë. Më vonë, territori u përfshi në shtetin e Vladimir-Suzdalit. Në vitin 1152, Princi i Madh Juri Dolgoruky themeloi Gorodets-Meshchyorskiy. Pas pushtimeve mongole, territori u përfshi në Hordhinë e Artë. Vendbanime të reja turke u shfaqën në këtë zonë dhe shumica e tyre pranuan islamin nën ndikimin e bullgarëve të Vollgës. Principata gjysmë e pavarur e Mishar Yurt u themelua nga Mohammad Shirin Beg. Nga viti 1393, zona u bë pjesë e Principatës së Madhe të Moskës. Pas betejës së Suzdalit në vitin 1445, Olug Moxammad pretendoi rikthimin e këtyre tokave nën kontrollin e tatarëve.

Sipas disa historianëve, si Kudiakov, Vasili e pranoi kërkesën dhe e kurorëzoi djalin e Moxamadit, Qazimin, si sundimtar të tokave të Meshchyoras. Zona dhe kryeqyteti u riemëruan sipas emrit të tij. Një version tjetër thotë se Qazimi hyri në shërbim të rusëve dhe iu dhanë këto toka për të krijuar një shtet tampon midis Moskës dhe Hanatit të Kazanit. Themelimi i hanatit daton jo më vonë se viti 1456. [3] Që në fillim, hanët sunduan mbi territorin e hanatit, por që nga vitet 1530, ai ra nën kontrollin rus.[3] Shumica e historianëve pohojnë se rusët filluan të ndërhyjnë në punët e brendshme të hanatit dhe futën elementë të administratës vartëse. [3] Në nëntor të vitit 1542 u vendos një përfaqësues i përhershëm me gradën okolnichy. Në vitin 1552, sundimtarëve të hanatit filluan t’u ofroheshin prona të mëdha në distriktet e Kasimovit dhe Jelatmas. Nga gjysma e dytë e shekullit XVI, ushtria ruse filloi të pakësonte numrin e njësive ushtarake nga Kasimovi.

Historia e mëvonshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Minarja e Xhamisë së KhanitKasimov daton që nga shekulli i 15-të.

Hanët e Qazimit, së bashku me rojet e tyre, morën pjesë në të gjitha fushatat ushtarake të Moskës kundër Kazanit (1467–1469, 1487, 1552). Qazimi pretendoi fronin e Hanatit të Kazanit në vitin 1467 dhe u mbështet nga Ivan III, por dështimi i Luftës Ruso-Kazanase (1467–1469) e detyroi atë të rikthehej në zotërimet e veta. Daniyal (qeverisi 1469–1486) mori pjesë në disa fushata ushtarake të drejtuara nga Ivan III. Nga viti 1486, pasardhësit e Ulugh Muhamadit u zëvendësuan me përfaqësues të dinastisë Girai. Nur Devlet, një aleat i Rusisë, bëri pretendime dinastike për fronin e Kasimovit, gjë që i dha mundësi qeverisë ruse të ushtronte presion mbi politikën e Hanatit të Krimesë. [3]

Şahğäli (1515–1567) u kurorëzua tri herë si han i Kazanit me ndihmën e Moskës. Pas pushtimit të Kazanit, vetëqeverisja e hanëve u shfuqizua dhe Hanati filloi të qeverisej nga vojvodë rusë. Megjithatë, hanët vazhduan të mbanin titullin. Një nga këta hanë, Simeon Bekbulatoviç, u pagëzua dhe u shpall princ i madh i Rusisë në vitin 1574. Ai kurrë nuk qeverisi realisht dhe u përdor për një periudhë të shkurtër nga car Ivan i Tmerrshmi si një figurë simbolike pa pushtet të vërtetë.

Gjatë sundimit të khanit Saied Borhan (1627–1679), Rusia filloi një politikë të krishterëzimit. Begët, të cilët më parë kishin status të barabartë me bojarët, u zhvendosën në kategorinë e “Tatarëve në Shërbim”, të barabartë me fisnikët e ulët (Dvoryans). Kjo politikë shkaktoi një revoltë tatare në vitin 1656. Pas vdekjes së hanbika Fatima Soltan në vitin 1681, Hanati u shfuqizua përfundimisht.. [ nevojitet citim ]

Toka ishte e banuar kryesisht nga Mordvinët, disa prej të cilëve, ashtu si edhe popuj të tjerë finikë të Vollgës si Meshchyora dhe Muroma, u asimiluan nga tatarët dhe u bënë tatarë Misharë. Më vonë, në këtë zonë u vendosën edhe rusët. Disa tatarë të Kazanit u shpërngulën në tokat e Qasimit dhe u quajtën tatarë të Qazimit. Shumica e tyre shërbenin në pallatin e hanit ose në ushtrinë e tij. Ky grup u asimilua në mesin e tatarëve Misharë, por rreth 1,000 tatarë të Qazimit ende jetojnë në qytetin Kasimov. [ nevojitet citim ]

Familjet fisnike ishin Mangit (Manğıt), Arghyn (Arğın), Jalair (Cälair) dhe Qipchaq (Qıpçaq). Administratorët e Moskës zgjidhnin hanët nga familjet sunduese të khanateve tatare: Hanati i Kazanit, Hanati i Krimesë dhe Hanati i Siberisë. [ nevojitet citim ]

  • Halperin, Charles J. (1987). Russia and the Golden Horde: The Mongol Impact on Medieval Russian History. Indiana University. fq. 222. ISBN 9781850430575. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) (e-book).
  • Martin, Janet (2007). Medieval Russia: 980–1584. Second Edition. E-book. Cambridge: Cambridge University Press. ISBN 978-0-511-36800-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kołodziejczyk, Dariusz (2011). The Crimean Khanate and Poland-Lithuania: International Diplomacy on the European Periphery (15th-18th Century). A Study of Peace Treaties Followed by Annotated Documents. Leiden: Brill. ISBN 9789004191907. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Rakhimzyanov, B. R. (2009). "Касимовское царство" [Tsardom of Kasimov]. përmbledhur nga Kravets, S. L. (red.). Болшая Российская энциклопедия. Том 13: Канцелярия конфискации — Киргизы (në rusisht). Болшая Российская энциклопедия. fq. 269–270. ISBN 978-5-85270-344-6.[lidhje e vdekur]
  1. Halperin 1987, ff. 77–78.
  2. Rakhimzyanov 2009, f. 267.
  3. 1 2 3 4 5 Rakhimzyanov 2009, f. 269.