Hanet e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hanet apo bujtinat, janë struktura të vogla me arkitekturë tradicionale, të cilat kanë qenë të përhapura në të gjithë territorin e Shqipërisë. Këto struktura kanë ekzistuar që nga periudhat e vjetra dhe kanë vazhduar madje deri në gjysmën e parë të shekullit të XX. Ato kryenin funksionet e akomodimit, fjetjes dhe ushqimit për udhëtarët e ndryshëm vendas apo të huaj. Po kështu edhe funksionet e strehimit dhe të ushqimit të kuajve për udhëtarët dhe karvanët e ndryshme që lëviznin në atë periudhë kohe.

Shumë nga udhëtarët e ndryshëm të cilët kanë vizituar Shqipërinë, duke përmendur këtu udhëtarin dhe poetin anglez Lord Bajronin, udhëtaren dhe studiuesen angleze Edit Durham, konsullin francez Pouqeville, profesorin e Universitet të Vjenes, Karl Patch, historianin anglez Hamond, e shumë e shumë të tjerë, i kanë përshkruar në shkrimet e tyre këto lloj strukturash, duke venë në dukje anën e tyre autentike dhe mikpritjen e gjetur në to.

Sot, duke jetuar kohët moderne dhe në një periudhë globalizimi, turistët janë të prirur në kërkim të origjinales dhe të asaj e cila mbetet e veçantë. Në këtë kontekst, duhet të përmendin edhe projektin e “40 Haneve (Bujtinave),” të ndërmarrë nga ana e Ministrsië së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”. Ky projekt synon rivitalizimin e këtyre strukturave të vjetra dhe “epike” të Shqipërisë, në mënyrë që ato të përshtaten si struktura akomoduese për turistët. Objekti kryesor i këtij projekti është zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm duke shfrytëzuar bukuritë natyrore dhe kulturën e këtyre zonave.

Po kështu, diversifikimi i ofertës turistike, nëpërmjet formave të ndryshme të turizmit, siç janë agro-turizmi, eko-turizmi, turizmi kulturor, ai malor, etj. Padyshim që është i përfshirë në këto aktivitete dhe komuniteti vendas. Zona ku përfshihet ky projekt është shumë i gjërë, por specifikisht është ai i veriut të Shqipërisë, në zonat e malësisë së Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe. Gjithsesi, mundësitë janë që ky lloj turizmi të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

Hani i Gjon Dukgilajt[redakto | redakto tekstin burimor]

Lloji i ushqimit që mund të konsumoni është ai tradicional i zonës, fli dhe tavë dheu, pite, mish në gaca, prodhime bylmeti si qumësht, gjalp, djathë i llojeve të ndryshme, djathë i skuqur, pulë fshati, mish fazani, mish gici, mish viçi, mish qingji dhe keci, mish derri të egër, mish lepuri të egër, mazë malsie me djathë të njomë dhe mazë malsie me fruta të thata, mjaltë, vezë fshati, kërpudha, sallatë tradicionale, tespiçe, fruta të freskëta të stinës dhe fruta të thata, raki dhe verë, etj.

Shërbimet që ofron janë shumë të mira, Akomodimi juaj mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të akomodoheni në 10 dhoma plot me dritë dhe me shtretër komod. Oborri i shtëpisë është një relaks i vërtetë i mbushur plot me lule të bukura dhe shumëngjyrëshe, madje ka edhe një pus në mes të tij.

Aktivitetet që mund të ndiqni janë të larmishme dhe të shumllojshme. Ato janë me karakter artistik dhe gastronomik. Të tilla janë festivali i sazeve, shfaqje të ndryshme teatrale, muzikë tradicionale, dita e bejteve, festivali i vajit të ullirit, etj. Ky han është njëkohësisht dhe një muze etnografik shumë i pasur me elemente dhe veshje të traditës.

Hani i GJERGJ FRANIT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi i shkrirë, fërlik, tavë me patate, troftë, etj. të gjitha ushqime janë bio.

Ofron shoqërim në mal dhe komunikim në italisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht. Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, fasadë të mirë dhe çati të rregullt. Në oborrin e shtëpisë rriten dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë dhe dardha.

Hani i NIK DONIT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumësht, gjalpë, djathë, vezë, mish derri, mish qengji, patate, mazë, kos të freskët, etj., dhe të gjitha ushqime janë bio. Ka ekonomi ndihmëse nga e cila siguron ushqim të freskët, aq të kërkuar prej turistëve. Ofron shoqërim në mal, shëtitje në bjeshkë dhe peshkim. Bashkëpunon me agjensitë turistike. Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi dhe një fasadë të këndshme. Në oborrin e shtëpisë rriten dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë, molla dhe dardha.

Hani i NIKOLLË NAÇAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djath lope, djath dele, gjalp, vezë, djath i zier, mish derri, mish qengji, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania, petullat dhe pite. të gjitha ushqime bio. Ofron për turistët shëtitje në Bjeshkë, gjueti dhe peshkim.

Bujtina është e veçuar nga shtëpia e banimit dhe ka dhoma fjetje, dhomë pushimi, mjedis gatimi dhe tualet. Është ndërtesë e re e veshur në pjesët e brendëshme e tëra me dru. Në oborrin e shtëpisë rriten pemë dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë dhe dardha.

Hani i LUCË SHQUTAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi i shkrirë, fërlik, tavë me patate, troftë, etj. të gjitha ushqime janë bio. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Shtëpia është e pajisur me dhoma fjetje, dhomë pushimi, mjedis gatimi dhe tualet, të gjitha në gjendje shumë të mirë funksionale. Ka një oborr shumë të madh ku rriten dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë, kajsia, molla dhe dardha.

Hani i GJOKË BUJAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës ku spikatin djath lope, djath dele, gjalp, vezë, djath i zier, mish derri, mish qengji, mish lepuri të egër, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania dhe petullat dhe mjaltë. Dhe të gjitha ushqimet janë bio. Ofron për turistët shëtitje në Bjeshkë, gjueti dhe peshkim. Shtëpi karakteristike me dysheme dhe tavan të bërë me dru pishe, e pajisur me dhoma fjetje, dhomë pushimi, mjedis gatimi dhe tualet, të gjitha në gjendje shumë të mirë funksionale.

Hani i NDOC BUJAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës si djathi i shkrirë, fërliku, tavë me patate, troftë, etj. të gjitha ushqime janë bio. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Shtëpia është e pajisur me dhoma fjetje, dhomë pushimi, mjedis gatimi dhe tualet, të gjitha në gjendje shumë të mirë funksionale. Ka një oborr shumë të madh ku rriten dru frutorë si qershia, kumbulla, molla dhe dardha. Gjithashtu ka dhe dele si ekonomi ndihmëse.

Hani i ZEF TINAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zones, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumësht, gjalpi i freskët, djathi, veza, fërliku, mish i gicit dhe i derrit, mishi i qengjit, mishi i lepurit, patate, lakra, etj. të gjitha ushqime bio. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, banjo shumë të mirë, një fasadë të bukur dhe me një oborr të madh.

Hani i NIKOLL VOLAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës si djathi i shkrirë, fërliku, tavë me patate, troftë, etj. të gjitha ushqime janë bio. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Shtëpia është e pajisur me dhoma fjetje, dhomë pushimi, mjedis gatimi dhe tualet, të gjitha në gjendje shumë të mirë funksionale. Ka një oborr shumë të madh ku rriten dru frutorë si qershia, kumbulla, kajsia, molla dhe dardha.

Hani i PRELË VUKTILAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi i shkrirë, tavë me patate, troftë, etj. të gjitha ushqime janë bio. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, fasadë të mirë dhe të bukur me çardak të punuar me dru. Në oborrin e shtëpisë rriten dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë dhe dardha.

Hani i MARASH VUSHAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumështi, gjalpi, djathi, veza, mishi i derrit, mishi i qengjit, patatet, etj. të gjitha ushqimet janë bio.

Hani i NIKOLIN REXHAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit si qumështi, djathi, gjalpi, kosi, etj. prodhimet e mishit si mishi derrit dhe mishi i qengjit. Të gjitha ushqime bio.

Hani i PRELË TINAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit si qumështi, djathi, gjalpi, kosi, etj. prodhimet e mishit si mishi derrit dhe mishi i qengjit. Të gjitha ushqime bio.

Hani i LEKË VUKAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit si qumështi, djathi, gjalpi, kosi, etj. prodhimet e mishit si mishi derrit dhe mishi i qengjit. Të gjitha ushqime bio.

Hani i LLESH NIKOLLËS[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit si qumështi, djathi, gjalpi, kosi, etj. prodhimet e mishit si mishi derrit dhe mishi i qengjit. Të gjitha ushqime bio.

Hani i MARASH PLLUMBIT[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumësht, gjalpë, djathë, vezë, mish derri, mish qengji, patate, etj. Të gjitha ushqime bio.

Hani i MËHILL ÇARKUT[redakto | redakto tekstin burimor]

Aktivitetet që mund të ndiqni janë të larmishme dhe të shumëllojshme, duke filluar nga piknikët në natyrë, alpinizëm, shëtitje me varkë, speleologji, ski, patinazh, gjueti, peshkim, udhëtim me biçikleta, shëtitje me kalë. Lloji i ushqimit që mund të konsumoni është ai tradicional i zonës, fli dhe tavë dheu, pite, mish në gaca, mish gici, mish pule, mish lepuri, mish qengji dhe mish viçi, fërlik, prodhime të ndryshme bylmeti si qumësht, djathë i llojeve të ndryshme, gjalp, kos, mjaltë, vezë fshati, fasule, speca te mbushur me djathë, kërpudha, patate, mazë me fruta, fruta të stinës, raki dhe verë, etj. Të gjitha ushqimet janë bio.

Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e omosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, fasadë të mirë dhe çati të rregullt. Në oborrin e shtëpisë rriten dru frutorë si qershia, molla, kumbulla e zezë dhe dardha.

Hani i GJON FRASHNISHTËS[redakto | redakto tekstin burimor]

Shëbimet që ofron janë shumë të mira, Akomodimi juaj mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të qetësoheni dhe mund të flini në 10 dhoma plot me dritë dhe në 24 shtretër, me 1 dhomë të madhe pushimi dhe 10 tualetë.

Oborri i shtëpisë së pushimit është i madh dhe i gjelbëruar. Nëse dëshironi mund të gatuani dhe vetë, pasi është një kuzhinë e madhe në dispozicionin tuaj. Në këtë vend ju mund të zbaviteni duke luajtur futboll ose volejboll. Një fushë bilardo është për ju. Ju Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumështi, gjalpi, djathi, kosi, veza, mjalti, mish gici, mish qengji, patate, etj. Të gjitha ushqime bio.

Hani i FRAN MOLLËS[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendndodhja : Lagja : “Stakaj” - Theth

Shërbimet që ofron janë shumë të mira. Ju mund të qetësoheni dhe mund të bëni një gjumë të qetë në 5 dhoma plot me dritë dhe ajër të mrekullueshëm, në 20 shtretër, me 1 dhomë të madhe pushimi dhe një oborr të madh dhe të gjelbëruar. Në këtë vend ju mund të zbaviteniduke u ngjitur në mal, në vendet e bukura të thethit dhe të shëtitni në bjeshkë. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumështi, gjalpi, djathi, kosi, veza, mjalti, mish gici, mish qengji, patate, etj. Të gjitha ushqime bio.

Hani i GJON DED DOJËS[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendndodhja : Lagja : “Okol” - Theth

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës. Mund të akomodoheni në 6 dhoma me 10 shtretër. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë.

Hani i PAL RUPAJT[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendndodhja : Lagja : “Ndreaj” - Theth

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës. Mund të akomodoheni në 4 dhoma me 8 shtretër. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë.

Hani i GJOVALIN LOKTHIT[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendndodhja : Lagja : “Ulaj” - Theth

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës. Mund të akomodoheni në 3 dhoma me 10 shtretër. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë.

Hani i NIKOLL POLISË[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendndodhja : Lagja : “Ndreaj” - Theth

Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë.

Hani i LULASH KOMETËS[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendndodhja : Lagja : “Okol” - Theth

Shërbimet që ofron janë shumë të mira, Akomodimi juaj mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të qetësoheni dhe mund të flini në 4 dhoma plot me dritë dhe në 6 shtretër. Oborri i shtëpisë së pushimit është i madh dhe i gjelbëruar i mbushur me pemë frutore si mollë, dardha, pjeshkë, kajsi dhe kumbulla.

Në këtë vend ju mund të zbaviteni duke u ngjitur në mal apo dhe të shëtitni në bjeshkë. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumështi, gjalpi, djathi, kosi, veza, mjalti, mish gici, mish qengji, patate, etj. Të gjitha ushqime bio.