Hannibal (serial televiziv)
| Hannibal | |
|---|---|
| Zhanri | |
| Bazuar në | personazhe nga Red Dragon nga Thomas Harris |
| Zhvilluar nga | Bryan Fuller |
| Drejtuesi | Bryan Fuller |
| Në role kryesore | |
| Kompozitori/ja | Brian Reitzell |
| Shteti i origjinës | Shtetet e Bashkuara |
| Gjuha origjinale | Anglisht |
| Nr. i sezoneve | 3 |
| Nr. i episodeve | 39 (lista e episodeve) |
| Prodhimi | |
| Producentët ekzekutivë |
|
| Producentët |
|
| Vendet e prodhimit |
|
| Kamera | |
| Kohëzgjatja | 43 minuta |
| Kompanitë prodhuese | |
| Publikimi origjinal | |
| Rrjeti | NBC |
| Publikimi | 4 prill 2013 – 29 gusht 2015 |
Hannibal është një serial televiziv amerikan i zhanrit thriller-horror psikologjik i krijuar nga Bryan Fuller për rrjetin amerikan NBC. Seriali është i bazuar në personazhe dhe elementë që shfaqen në romanet e Thomas Harris, Dragoi I Kuq (1981), Hannibal (1999) dhe Hannibal Rising (2006), dhe përqendrohet në marrëdhënien midis hetuesit special të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Will Graham (Hugh Dancy) dhe Dr. Hannibal Lecter (Mads Mikkelsen), një psikiatër mjeko-ligjor i destinuar të bëhet armiku më dinak dhe më I keq i Grahamit dhe, në të njëjtën kohë, i vetmi person që mund ta kuptojë atë.
Seriali nisi sezonin e parë me 13 episode.[5] Regjisori David Slade ishte producent dhe producent ekzekutiv i episodit të parë. Seriali debutoi në NBC më 4 prill 2013. Më 9 maj 2014, NBC porositi sezonin e tretë te serialit Hannibal, i cili u shfaq premierë më 4 qershor 2015. Më 22 qershor 2015, NBC e anuloi Hannibal pas tre sezoneve për shkak të shikueshmërisë së ulët.[6][7] Episodi i fundit i serialit u transmetua në Kanada në kanalin City, më 27 gusht 2015, dhe u transmetua dy ditë më vonë në SHBA në NBC.
Seriali mori vlerësime të larta nga kritikët, më së shumti performancat e aktorëve kryesorë dhe stili vizual i shfaqjes.[8][9][10] Dy sezonet e para fituan çmimin Saturn për Serinë më të Mirë Televizive në Rrjete, ndërsa Mikkelsen ashtu edhe Dancy fituan çmime për Aktorin më të Mirë, me Laurence Fishburne që fitoi çmimin për Aktor më të Mirë Dytësor për sezonin e dytë. Sezoni i tretë e i fundit fitoi çmimin e parë të Serialit më të Mirë Televiziv Aksion-Thriller, ndërsa Richard Armitage fitoi për Aktorin më të Mirë Mbështetës. Seriali ka marrë një mbështetje të madhe dhe tani konsiderohet si një serial kult. Poashtu, seriali konsiderohet nga kritikët dhe audienca si një nga serialet më të mira të xhanrit horror dhe një nga serialet më të mëdha televizive të rrjetit të të gjitha kohërave.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Day, Carla (27 shkurt 2014). "'Hannibal' Exclusive Interview: Bryan Fuller on His 'Beautiful Horrible' Horror Show". BuddyTV (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2016. Marrë më 13 gusht 2016.
- ↑ MacFarlane, Jessica Maria (11 janar 2016). "Here's What HANNIBAL Season 4 Would've Looked Like". Nerdist (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2016. Marrë më 13 gusht 2016.
- ↑ Tallerico, Brian (1 qershor 2015). "Emotional Logic: Bryan Fuller Redefines the Crime Drama with "Hannibal"". RogerEbert.com (në anglisht). Marrë më 22 korrik 2015.
- ↑ Baxton, Greg (2 prill 2013). "NBC hopes crime thriller fans will eat 'Hannibal' up". Los Angeles Times (në anglisht). Los Angeles, California. Marrë më 13 gusht 2016.
- ↑ Hibberd, James (19 prill 2012). "'Hannibal' on NBC: How Bryan Fuller will reinvent Dr. Lecter" (në anglisht). New York City: Meredith Corporation. Marrë më 21 prill 2012.
- ↑ Andreeva, Nellie (9 maj 2014). "NBC Renews 'Hannibal' For Third Season". Deadline Hollywood (në anglisht). Marrë më 9 maj 2014.
- ↑ Ausiello, Michael (22 qershor 2015). "Hannibal Cancelled at NBC". TVLine (në anglisht). Marrë më 3 mars 2020.
- ↑ Lowry, Brian (29 mars 2013). "TV Review: 'Hannibal'". Variety (në anglisht). Marrë më 30 mars 2013.
- ↑ Rackl, Lori (2 prill 2013). "NBC's new 'Hannibal' has a look and a feel worth devouring". Chicago Sun-Times (në anglisht). Marrë më 4 prill 2013.
- ↑ VanDerWerff, Emily Todd; Saraiya, Sonia (6 dhjetor 2013). "Hannibal's powerful visuals make it one of the best shows of 2013". The A.V. Club (në anglisht). Marrë më 3 mars 2020.