Shqiponja ngulfatëse e Guineas
Shqiponja e Papuave, Shqiponja ngulfatëse e Guineas ose Shqiponja Kapul (Harpyopsis novaeguineae) është një Lloj shpendi grabitqarë i cili është autokton në Ishullin e Guineas së Re. Është një Shqiponjë e fuqishme, e cila përveç regjioneve të maleve më të larta gjindet gjithkund në ishull. Gjinia është monotipike.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo Shqiponjë në të gjitha anët është me ngjyrë kafe deri në të kaft në ngjyrë hiri, përpos koka e cila është me ngjyrë më të çelët. Sqepi i tij ka ngjyrë të zezë. Çafa dhe gjoksi janë në bazë të çelët me vija kafe-përhimt, barku dhe ana e poshtme e bishtit kanë shumë ngjyrë të çelët, gati të bardhë. Ngjyra e Irisit ndryshon me moshën, nga ngyra e kaftë në të verdhë dhe pastaj në të kuqe. Veçori tjetër janë këmbët e gjata e të verdha me thonjtë e zi e të fortë. Krahët i ka të shkurtë e të gjerë dhe bishtin e kanë të gjatë, kjo edhe i mundëson manovrime të shumta në mjedisin ku jeton.
Gjinitë në madhësi dhe peshë ndryshojnë shumë (meshkujt arrijnë vetëm rreth 64 % të masës së femrave), në ngjyrën e tyre nuk dallohen fare. Në vendin në të cilin është e përhapur kjo lloj shqiponje nuk ndërrohet me asnjë shpend tjetër grabitqarë.
Gjatësia e trupit sillet rreth 72 dhe 90 cm, hapja e krahëve te shqiponja shumë të mëdha sillet rreth 160 cm.
Mënyra e Jetesës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimet e tyre janë terrene të padepërtueshme të Guineas së Re. Jeton nga mangrovet dhe maleve rreth bregut deri në regjione malore në mbi 2000 m. Shpesh mund të hasësh në to edhe në lartësi 3500 m.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo shqiponjë ushqehet me marsupial dhe brejtës të vegjël. Përveç marsupialëve dhe brejtësve ushqehen edhe me gjarpëeinjë dhe zvarranikë të tjerë, poashtu edhe me kafshë shtëpiake siç janë qent dhe derrat.
Gjahun e zënë nëpër degë të lisave edhe nëpër tokë. Shpesh gjitarë të cilët jetojnë nëpër drunjë, si p.sh. Phalangeridae, gjuhen nga degët në tokë dhe pastaj i vrasin.
Shumimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për Shumimin është shumë pak e njohur. Edhe mënyra e çiftimit është e pazbuluar. Ky lloj çelë ndërmjet fundit të prillit deri në nëntor, ndoshta jo edhe për çdo vjet. Në një fole e cila përdoret për shumë vjet rritet vetëm një zog.
Rrezikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkak të rrezikimit nga gjahtarët (pendlat e kësaj Shqiponje përdoren si stoli) dhe të humbjes së vendit ku jeton IUCN-ja këtë lloje e shtin në kategorinë e rrezikuar (vulnerable). Nuk mund të dihet numri i saktë e kësaj lloj Shqiponje, ndoshta në vendet e padepërtueshme të Guineas së Re ka shumë më shumë se sa që mendohet.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]James Ferguson-Lees and David A. Christie: Raptors of the World. Houghton Mifflin Company Boston, New York 2001, Seiten 226 and 720/721.