Harry Fultz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Harry Fultz (29 dhjetor 1888 – 30 dhjetor 1980) pedagog amerikan i cili mes dy luftërave botërore e ndihmoi edhe arsimin në Shqipëri.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Harry T. Fultz, i lindur në qytetin Salem të shtetit Indiana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punoi deri në 1922 si pedagog në institucione të ndryshme arsimore në Amerikë. Gjatë kësaj periudhe pati një shkëputje 2-vjeçare (1917 - 1919) për shkak të shërbimit ushtarak. Në vitin 1922, Kryqi i Kuq Amerikan e caktoi profesorin e arteve mekanike, 34 vjeçarin Harry T. Fultz, Drejtor të Shkollës Teknike, Tiranë.[1][2]

Drejtor i pare i saj ishte Harry Fultz, pedagog ne shkollen normale ne Indiana dhe ne Institutin Teknologjik Armur. Ne punen e tij ai udhehiqej nga parimi i edukimit te te tjereve permes shembullit personal. Si pedagog me qartesi e pikepamje te kthjellta teorike, pasi shpjegonte teorine, orientonte zbatimin e saj nga materia me moton: Hajde ta bejme se bashku.[3]

Vargje Ilirisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në veprën e tij poetike “Lines of Illyria” ose “Vargje Ilirisë” shkruar me të bijen e tij Xhoanën gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, por botuar në vitin 1950 në Nju Jork, ai i ka shënuar kujtimet e tija duke i kushtuar disa vjersha Ilirisë, ku sipas të ndjerit Profesor Zef Nekaj, më shumë se shije poetike, Fultz-i tregon lashtësinë dhe vrazhdësinë e vendit që e frymëzon atë. Z. Nekaj shprehet në vlerësimin e veprës poetike “Vargje Ilirisë”, se Z. Fultz i ka kushtuar Shqipërisë mundin dhe vrullin e veprimtarisë së tij burrërore, për më shumë se një dekadë. Ai shpreh aty ankthin për gjëndjen e shqiptarëve në atë kohë, për të arrijturat dhe të parrijturat e tyre dhe ankimin fisnik të zemrës së zjarrtë të një njeriu përparimtar që dëshiron të bëjë sa më shumë për popullin shqiptar.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Owen Pearson (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39. I.B.Tauris. fq. 197–. ISBN 978-1-84511-013-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Websajti Zyrtar. "Instituti Harry Fultz". Instituti Harry Fultz. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2018. Marrë më 17 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Biografia e Harry T. Fultz". Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2017. Marrë më 6 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)