Hartografia Iberike 1400-1600

Hartografia përgjatë periudhës së shekujve të XV - XVI luajti një rol domethënës në zgjerimin e mbretërive të Gadishullit Iberik për shumë arsye. Së pari, hartat e zhvilluara gjatë kësaj periudhe shërbyen si mjete navigimi për detarë si eksploratorët, lundërtarët dhe navigatorët. Zgjerimi i Kurorës Aragonase nisi në shekullin e XIII nën Jaime I el Conquestador. Nga shek. e XIV -XVI, territoret e tij përfshinin "Dukatin e Neopatrës" (në Greqinë e tanishme), Mbretërinë e Siçilisë, "Ishullin e Sardenjës", "Ishullin e Korsikës", "Mbretërinë e Majorkës", "Mbretërinë e Valencias", "Principatën e Katalonjës" dhe "Mbretërinë e Aragonës", të gjitha territore me dalje në Detin Mesdhe që bashkoheshin nën Kurorën Aragoneze. Kurora e Aragonës kontrollonte rrugët përgjatë Mesdheut, midis "Mbretërisë së Jeruzalemit" dhe Europës, si pjesë e rrugës tregtare të njohur si Rruga e Mëndafshit. Gjithashtu është vrejtur se hartografia qe e rëndësishme në mundësimin e mbizotërimit evropian mbi botën gjatë Epokës së Zbulimeve.[2]
Hartat e zhvilluara gjatë kësaj periudhe shërbyen mbi të gjitha si instrumente navigacioni. Ato u përdorën për ti bërë udhëtimet më të lehta duke kursyer shpenzimet e panevojshme të burimeve kur nuk ndërmerrej rruga më efiçente dhe pasi në to filluan të shfaqen kategori të tilla si regjimi i erërave, gjerësia dhe gjatësia gjeografike. Ato i bënë veprimtaritë detare si eksplorimet apo pushtimet të shpenzonin më pak burime dhe kohë. Hartat u përdorën gjithashtu si një mënyrë për të krijuar skemën e shtrirjes tokësore nga topografët në zona që duhet të eksploroheshin akoma apo nuk kishin shumë të dhëna dokumentuese. Ky shpesh ishte rasti i Amerikës, kur Perandoritë Iberike nuk nisën me shumë të dhëna për masat tokësore në perëndim të oqeanit.[3]

Megjithëse shpesh, kohë para se disponueshmëria e hartave të rritej, ato përdoreshin si vepra zbukuruese që zakonisht u dhuroheshin individëve me status shumë të lartë shoqëror si mbretërit dhe papët. Këto harta të veçanta shpesh kishin legjenda përshkruese, që zakonisht përbëheshin nga vizatime të integruara në hartën e mirëfilltë. Një shembull i një harteje të tillë është rasti i hartës së tejzbukuruar Atlasi Katalan, që u prodhua në vitin 1375. Ai u përdor si dhuratë për Mbretin e Francës nga mbreti i Kurorës Aragoneze.[4]
Një tjetër synim pas hartave ishte propaganda dhe në disa rrethana përdoreshin edhe për mundësinë e shtrembërimit ose falsifikimit të të dhënave. Holandezët përdornin një hartë të veçantë, që ishte e njohur si Harta e Kalorësve të Krishterë për këtë qëllim. gjatë të ashtuquajturës "Revolta e Leckamanëve" kundër Spanjës.[Shpjegime 1] Për sa i përket Spanjën si dhe Portugalisë dhe ndikimeve të tyre të ndërsjellta në fushën hartografike, kishte një shembull shumë domethënës dhe mjaft të dukshëm që filloi të zhvillohej në shekullin e XV. Portugezët kishin filluar të përdornin shkallët e gjerësive në hartat e tyre nautike. Kur kozmografët portugezë rekrutoheshin nga Kurora e Kastiljes, të njëjtat vija filluan të shfaqen edhe në hartat spanjolle, që në vijim do të zhvilloheshin në ato që njihen si harta nautike.[5]

Evoluimi i proçesit hartografik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nga këndvështrimi evolutiv, matjet specifike të përdorura në hartat nautike nisën të kishin një ndikim praktik mbi hartat e botës duke nisur nga fillimi i shekullit të XIV me përfshirjen e gjerësive dhe gjatësive gjeografike. Konkretisht, veprat hartografike më parë zhvilloheshin përmes metodash më pak racionale sesa ato matematike, si teologjia dhe kozmologjia, duke përfshirë referenca gjeografike dhe historike. Në fillim të Treqindës u shfaq edhe atlasi i parë që u krijua duke lidhur harta të ndryshme duke u bërë një produkt më i kushtueshëm, më praktikë dhe i bartshëm. Risia nuk kishte të bënte vetëm me paraqitjen, por, pasi kishte shumë përdorime praktike për shkak të bartshmërisë dhe durimit të tij, gjithashtu në bërjen më të lehtë për ta parë lexuesit. Teknika hartografike filloi një ndryshim përmes mendimit gjeografik. Ndërsa jo çdo hartë dukej njëlloj, një model tiparesh u zhvillua nëpërmjet formës së rrumbullakët dhe përfshirjen tipike të disa lloj parajsash, që gjenden në shumë nga hartat e asaj kohe.[6]
Për te kuptuar më mirë procesin e bërjes së hartave, duhet të kthehemi mbrapa në kohë, te Claudius Ptolemaeus, i njohur në shqip si Klaud Ptolomeu apo më thjeshtë si Ptolemeu, vepra tetë-volumëshe e të cilit me titull Gjeografia luajti një rol të madh në zhvillimin e hartografisë kur u përkthye në latinisht në vitin 1406. Në librin e tij Ptolemu projektoi dy lloje të ndryshme hartash. E para, e njohur si projeksioni konik, merrej me paralelet e gjerësive të përbëra nga të përbëra nga harqe rrathësh. E dyta, e njohur si projeksion pseudokonik, përbëhej nga vijat e gjatësisë që ishin qarkore.[7]

Veprat e Ptolemeut ishin tepër ndikuese edhe në shkencën islamike, hartat e të cilës ishin mjaft të ngjashme me hartat e portolanëve, që patën një ndikim të pjesshëm te "Harta Katalane" e Abraham Cresques.[8] Në fillim të shekullit të XIV, shumë nga hartat ishin të njohura si harta T dhe O, të quajtura kështu si rrjedhojë e një rrethi që përfaqësonte tokën, brenda të cilit gjendej një ndarje në formë T-je për të përcaktuar ndarjet e masave të ndryshme tokësore të njohura, që ishin Evropa, Afrika dhe Azia (Si shkurtime simbolike të shprehjes Mappa Orbis Terrae). Ky stil i veçant përfaqësohej në mënyrë të shquar nga Mapa Mundi i njohur spanjoll, që u zhvillua pak shekuj më parë. Ajo ishte edhe harta e parë që u shtyp në vitin 1472. Disa nga këto harta të hershme mbështeteshin gjerësisht në ndikimin arab, që është i dukshëm në përfshirjen e shpeshtë të toponimeve arabe. Mendohet se ky informacion mund të ketë qenë mbledhur nëpërmjet përvojave në itinerare të ndryshme tregtare. Stili hartografik T-O tregon mungesë informacionesh në lidhje me imtësitë specifike të masave tokësore, por kur tregtia filloi të lulëzonte, të njëjtën gjë bënë edhe hollësitë në harta.[9]
Duke pasuar thjeshtësinë e stilit T-O, hartat filluan të rriten në një stil më të madh me frymëzim fantastik. Aty ku më parë përshkrimet ishin të pakta, tani përfshiheshin vizatime të bukura engjëjsh dhe krijesash mitike dhe ndonjëherë përdoreshin për të shpjeguar çfarë konsiderohej histori. Në shekullin e XV, hartat filluan të zhvillonin idenë e paraqitjes së kufijve dallues. Aty ku hartat e mëparshme i kushtoheshin pikturave fantastike, terminologjia tashmë filloi të tregonte shumë më shpesh emra rajonesh dhe provincash.[10] Ndikimi i një orientimi lindor ishte një nga veçoritë e para tipike që ndryshoi nga hartat me krijesa fantastike, duke përfshirë masa tokësore më të hollësishme. Ka mundësi që kjo të ketë ndodhur si rrjedhojë e ndikimit arab që po i largohej orientimit lindor duke u mbështetur më shumë te jugu.[11]
Portolanët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Portolani është një udhëzues për lundrimin bregdetar dhe portual apo nautik bazuar në përvojën dhe vrojtimet, që përmbante të dhëna në lidhje me një rajon të caktuar (Termi portolan rrjedh nga portolano që nënkupton udhëzuesin e pilotit, etimologjia fundore e të cilit rrjedh nga portus që do të thotë "port" në shqip)[Shpjegime 2][12] Portolanët filluan të shfaqeshin pak para fillimit të shekullit të XIV, por veçimi i një krijimi të tillë praktik qe shumë domethënës në botën hartografike. Ata përdoreshin për të zgjidhur probleme specifike. Secila hartë ishte individuale në krahasim me hartën tipike, që duhet të studiohej shpesh me disa lloj tekstesh shoqëruese. Zhvillimi i portolanëve mendohet se filloi si rrjedhojë e rritjes së perandorive tregtare të përtejdetit.[10]
Orientimi i hartave të mëparshme ishte përgjithësisht lindja, ndërsa më pas ai u zhvendos drejtë jugut, nëpërmjet ndikimit arab përmes itinerareve të ndryshme tregtare. Ndryshe prej tyre, portolanët orientoheshin nga veriu, duke e bërë më të lehtë leximin.[13] Portolanët prodhoheshin me kombinimin e hartës dhe busullës, duke u mundësuar lundërtarëve të guxonin më largë në ujëra të hapura pa pasur frikën e humbjes së pashpresë. Prodhuesit e hartave do të përcaktonin një shkallë të largësive bashkë me busullën, për të krijuar kënde që të lidhnin zona të ndryshme. Duke përdorur hartën, detari ose eksploratori do të projektonte një kurs nga një pikë në tjetrën, dhe pastaj përdorte atë që njihej si vijat e rombit ose loksodromit, që janë vija gjatësore që e përshkojnë meridianin saktësisht në të njëjtin kënd, duke e përkthyer itinerarin e dëshiruar mbi një kurs të busullës.[14]

Hartat përfshinin paraqitje përshkruese të brigjeve dhe ishujve, që u mundësonin detarëve që ishin mësuar të përdornin mjete të tilla tradicionale navigacionale, si busulla për të gjetur rrugën drejtë këtyre brigjeve dhe ishujve në det. Gjithashtu, në harta përfshiheshin një seri vijash të trasha që përdoreshin bashkë me busullën për të përllogaritur orientimin dhe pozicionin. Shpesh hartat nuk përfshinin ndonjë informacion mbi strukturat e brendshme tokësore. Kishte përjashtime, por ato ishin pak dhe zakonisht të kufizuara në kopje bibliotekare.[16] Jo të gjitha hartat dhe portolanët që paraqisnin të dhëna shumë të dobishme për Perandoritë Iberike prodhoheshin në Portugali ose Spanjë. Harta të tjera prodhoheshin në Itali dhe Gjermani, duke përfshirë jo vetëm ide gjeografike, por edhe ide fetare dhe akademike. Në të njëjtën kohë, ata përdornin të dhëna, që në mënyrë ambicioze, i siguronin detarët portugezë.[17]
Hartat e drejtimeve të lundrimit u përhapën hap pas hapi që rrugët e reja të lundrimit bëheshin më të rëndësishme, si ndodhi me ato që u krijuan kur u zbuluan për herë të parë Ishujt Kanarie, të ndjekura nga zbulimi i ishujve të tjerë të Oqeanit Atlantik. Si në rastin e hartografisë së përgjithshme, disa nga hartat filluan të përfshinin gjithashtu edhe paraqitje zbukuruese. Instrumente navigimi si këto, nuk kishin vetëm një ndikim domethënës mbi idenë e hapsirës përgjatë Perandorive Iberike, por luajtën rol në dhe në zhvendosshmërinë e tyre. Me përdorimin e mjeteve praktike si portolanët, njerëzit ishin gjithmonë e më shumë të aftë për të lundruar me sukses dhe të zhvendoseshin në klasa bazuar në suksesin e tyre.[18]
Hartografia portugeze
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hartografia luajti një rol të rëndësishëm në vendosjen e rrugëve të gjera tregtare portugeze dhe ngjashmërisht, rrugët tregtare luajtën rol të rëndësishmëm në hartografinë portugeze. Hartat përfshinin disa njohuri të marra vetëm nëpërmjet lidhjeve që Portugalia kishte përmes rrugëve të saj tregtare në Afrikë dhe Lindje, megjithëse shumë nga hartat fatkeqësisht nuk kanë mbijetuar.[19] Harta më e vjetër nautike portugeze e nënshkruar, e krijuar nga Pedro Reinel, daton që nga viti 1485. Në atë kohë, Portugalia tashmë kishte financuar udhëtime të shumta eksploruese në Atlantik dhe ishte dalluar si flamurtarja e Epokës së Zbulimeve. Karakteristikë kryesore e hartografisë portugeze ishte përfshirja në harta e të dhënave praktike të lundrimit të fituara (dhe përcjella) nga admiralë/pilotë të ndryshëm. Atlasi i famshëm Katalan i vitit 1375 ishte pikërisht një hartë e këtij lloji.[16] Që me flotat e para që dërgoi në Lindje, nga të cilat shpresohej zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, udhëheqësit e ekspeditave punësuan specifikisht pilotë që të ishin të aftë të mblidhnin të dhëna të përpikta në fushën gjeografike dhe navigacionale rreth Oqeanit Indian.

Meriton të vërehet se jo të gjitha të dhënat në atlase ishin të përqëndruara te detet dhe oqeanet, apo zonat bregdetare. Ato ishin hartat kryesore, por kishte edhe lloje të tjera. Kishte kopje hartash që përfshinin të dhëna rreth hapsirave tokësore përtej bregut, megjithëse ato zakonisht ishin të rezervuara për përdorim bibliotekar. Një shembull i një harte që përfshin të dhëna tokësore, ashtu si dhe informacione tregtare që tejkalonte atë që paraqitej zakonisht në harta, ishte Atlasi Katalan, që daton nga viti 1375.[16] Kur portugezët eksploronin brigjet, si p.sh.: të Afrikës Perëndimore, hartografët dhe eksploratorët do ti rregjistronin përpikmërisht përparimet. Ndryshe nga Spanja, megjithë faktin se supozohej një politikë fshehtësie bashkangjitur me ato rregjistrime, mjaft shpesh sapo merreshin të dhënat nga udhëtimet, rregjistroheshin menjëherë për përdorim dhe njohuri publike. Përveç paraqitjes së rrethinave të brigjeve, në harta nisën të shfaqen qytete, lumenj dhe vargmale, duke përfshirë përkufizimin faktik të masave tokësore. Qytetet, lumenjtë dhe vargmalet, të gjitha filluan të tregoheshin në disa harta, ndërsa të tjerat paraqisnin thjesht minimumin e nevojshëm të konturimit të brigjeve. Duke u bazuar te këto, hartat filluan të shfaqnin edhe një vlerë zbukuruese: qëllimi i tyre nuk ishte më vetëm njohja politiko-ekonomike por edhe dekorimi.[4]
Pati një hartë portugeze të trafikuar paligjshmërisht në Itali në vitin 1502, që tregon aftësinë e pilotëve të mësipërm për të mbledhur të dhëna të sakta, duke krijuar një panoramë të Afrikës Lindore dhe Indisë Perëndimore që ishte e hollësishme dhe e përpiktë. Siç u përmend më lartë, hartografia jo vetëm kishte marrëdhënie bashkëpunuese me vendosjen e rrugëve tregtare, por zbatohej edhe e anasjellta. Ekspeditat e hershme krijuan Hartën e mirënjohur Kantino, por ato gjithashtu grumbulluan të dhëna në lidhje me tregtinë në rajonin e Oqeanit Indian, që ishte i rëndësishëm në krijimin e rrugëve të gjera tregtare të Portugalisë.[21] Bazuar në evoluimin e hartografisë, portugezët kaluan nga thjeshtë përfshirja e ujërave dhe masave tokësore që ata eksploronin si qytetet, malet dhe lumenjtë, në zgjerimin e hartografisë edhe më tej duke futur paraqitjen e sistemit të erërave në to.

Sapo portugezët filluan ta kuptonin drejtë sistemin e erërave si në Oqeanin Indian ashtu dhe në atë Atlantik, qenë të aftë ta shfrytëzonin atë dituri në mënyrë që të zgjeronin rrugët e tyre globale tregtare edhe më tej, duke e zgjeruar më tej Perandorinë Portugeze. Megjithëse luzitanët ishin shumë inovativë në hartografi, ata u mbështetën akoma gjerësisht në diturinë hartografike të të tjerëve, si arabët, kur bëhej fjalë për vrojtimin faktik dhe hartografimin e botës. Ata përdorën të dhënat e tyre, por hartat ishin dukshëm një përzierje e vrojtimeve të kapitenëve/pilotëve portugezë, ashtu si dhe të dhëna të tjera që ata kishin marrë nga ekspertë të huaj të hartografisë (shpesh myslimanë). Njohuria dhe metodat e marrjes së informacionit të përdorur nga hartografët portugezë huazuan nga aftësia dhe njohuria e navigatorëve myslimanë. Megjithë këtë, ata prapë do të zhvillonin vlerësimet e tyre duke shkruar hollësi që i mernin në portet e zonave të tjera. E njëjta gjë zbatohej për mënyrën se si ata mernin disa nga të dhënat e tyre për masat tokësore që po fillonin të paraqisnin gjithmonë e më shumë në harta, përkundër metodave të mëparshme thjeshtë duke zbatuar të dhënat në lidhje me detet dhe oqeanet.[22]
Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e këtyre hartave nuk ka mbijetuar.[23] Pasi Bartolomeu Diaz kapërceu duke i rënë përqark Kepit të Shpresës së Mirë dhe Vasco da Gama arriti Indinë nëpërmjet detit, të gjithë admiralët e Armadave Portugeze të Indisë mblodhën informacione gjithmonë e më të imtësishme politike përveç se gjeografike, mbi Afrikën dhe Oqeanin Indian.[24] Që nga kohët e Henrik Lundrimtarit, summa (përmbledhja) e njohurive gjeografike të fituara hap pas hapi nga lundërtarët portugezë qe Padrão Real, harta kryesore gjeografike luzitane, zyrtare dhe sekrete, e përdorur si model për hartat gjeografike dhe nautike që gjendeshin në bordin e anijeve portugeze gjatë shekullit të XVI. Në Pesëqindën, Padrão Real varej në tavanin e departamentit të hartave të Casa da Índia, në "Pallatin e Ribeiras" (Lisbonë), e aksesueshme vetëm nga agjentët e kurorës dhe rreptësisht e mbikëqyrur nga spiunët dhe tregtarët e huaj. Ruajtja dhe përditësimi i hartës ishte detyrë personale e Piloto-mor, zyrtarit mbretëror të ngarkuar me formimin e pilotëve. Në vitin 1548 padrão-ja kaloi nën menaxhimin e zyrës së sapokrijuar të Cosmografo-mor, detyrë fillimisht e mbuluar nga matematikani Pedro Nunes. Planisfera e famshme Kantino, harta më e rëndësishme e historisë së hartografisë portugeze si dhe të botës[25], e realizuar në Itali në vitin 1502, është një kopje e Padrão Real e marrë nga spiuni Alberto Cantino (i paguar nga duka i Ferrarës Ercole I d'Este) nga një hartograf portugez i korruptuar midis dhjetorit 1501 dhe tetorit 1502, kur Casa da Índia sapo ishte krijuar.

Me kalimin e kohës, në fundin e shekullit të XVI rrugët tregtare oqeanike të Portugalisë filluan të njiheshin më gjerësisht. Ndërsa hartat e tyre edhe pse nuk ishin aq rreptësisht të ruajtura si ato nën Habsburgët në Spanjë, mbaheshin akoma brenda Portugalisë. Kjo filloi të ndryshonte kur këto harta filluan të shfaqen edhe jashtë. Jo vetëm kaq, por eksploratorët portugezë filluan të marrin pozicione në vende të tjera, që shkaktoi përcjelljen e sekreteve të zgjerimeve të Perandorisë Portugeze në shtetet e tjera.[26] Portugezët u përpoqën gjithashtu ta përdornin hartografinë për të integruar popujt vendas nën sundimin e tyre kolonial. Zhvendosjet e këtyre popujve vendas ndodhën nën thjerrëzat hartografike, por pavarësisht kësaj, u vendos një paraqitje e hapsirës perandorake.[27]
Hartografia spanjolle
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Padrón Real (nga viti 1527 Padrón General) ishte harta kryesore gjeografike spanjolle, zyrtare dhe sekrete, e përdorur si model për hartat gjeografike dhe nautike që gjendeshin në bordin e të gjitha anijeve spanjolle gjatë shekullit të XVI.[29] Redaktimi dhe përditësimi i hartës ndodhte në Sevilje nën kujdesin e Casa de Contratación de Indias. Pilotët e anijeve spanjolle ishin të detyruara të përdornin një kopje të hartës zyrtare, nën ndëshkimin e një gjobe prej 50 doblonësh. Ka të ngjarë që një kopje me përmasa të mëdha ishte e varur në murin e pallatit të vjetër Alkazarit të Seviljes.[30] Shumë hartografë dhe polotë zyrtarë kontribuan në realizimin e tij, midis të cilëve Amerigo Vespucci, Sebastiano Caboto, Alonso de Santa Cruz dhe Juan López de Velasco.
Ndryshe nga hartat e krijuara në Portugali, ato të prodhuara në Spanjë ishin rreptësisht të ruajtura në një ajri fshehtësie. Hapsburgët i ruanin rreptësisht hartat dhe njohuritë e tyre të përparuara gjeografike se nuk donin që dikush nga rivalët e tyre të mund ti siguronte në ndonjë mënyrë për ti përdorur kundër tyre apo ti përdorte për të zgjeruar perandoritë e tyre në toka që i synonte Spanja. Mbrojtja e hartave nga rënia në duar të padëshiruara sigurohej nga ndalimi që ndonjë hartë çfarëdo të shfaqej në shtyp. Kjo parandalonte këdo që nuk ishte një person i përfshirë aktivisht në punët e Perandorisë Spanjolle ti shikonte hartat.[31] Shtypja e hartave spanjolle jo vetëm shkurajohej, por ishte tërësisht e ndaluar, prandaj dhe kanë mbijetuar shumë pak prej tyre. Hartografia nuk ishte aspak një çështje e shkëputur nga Perandoria Spanjolle. Përkundrazi, ato përdoreshin si një përpjekje perandorake për tu vetë-paraqitur si një perandori atlantike apo globale. Pjesa më e madhe e kësaj vëmendjeje vihej mbi Inditë dhe mbi krijimin e një paraqitjeje hapsinore të strukturave që ishin akoma për tu eksploruar, por kishin nevojë të integroheshin me të dhënat gjeografike që tashmë i kishin mbledhur për të zhvilluar hartat.

Siç u përmend, ishte revolucioni i mendimit racional të Ptolemeut që krijoi një periudhë kaq të fuqishme në kohën kur u zbatua te hartografia, duke bashkuar tejdukshmërinë me funksionin politik që do të realizohej më vonë. Spanja e përdori përmes Perandorisë Amerikane. Herë pas here, nëpërmjet hartografisë, kultura spanjolle qe në gjendje të përpunonte diçka më tepër se një ide dy-përmasore të hapsirës, veçanërisht në rastet në të cilat klimat tregohen si një "pjesë e rruzullit". Megjithatë, jashtë hartografisë, mungon idea e hapsirës në këndvështrimet e tjera kulturore.[33]

Me masat tokësore përkundrejt përqëndrimit fillestar oqeanik, duke u bërë më popullorë në harta, dy gjëra filluan të ndryshonin në lidhje me hartografinë spanjolle. Në radhë të parë, hapsira konsiderohej në një dritë të ndryshme dhe së dyti, mënyra e skicimit të hartave filloi gjithashtu të ndryshonte. Shumë nga këto ndryshime ndodhën si pasojë e eksplorimit të Botës së Re. Aty ku hartat e mëparshme kishin qenë rreptësisht nën ruajtje, filloi të rritej disponueshmëria. Jo vetëm kaq, por domethënia e paraqitjes hartografike vijoi një prirje të ngjashme dhe shënimet gjeografike nuk e kufizonin më mënyrën e zhvillimit të hartave.[35] Në mënyrë që të arrihej mënyra më e mirë për të vendosur kontrollin mbi masën tokësore, zyrtarët qeveritarë të Spanjës filluan të regjistronin në hollësi të shumta rreth masave tokësore të pretendimeve të tilla. Megjithatë ata nuk e bënë këtë pa nxitje domethënëse. Të dhënat e mara për të plotësuar kërkesat për tu mbajtur shënim shpesh u morën nga tregtarë që mund të ofronin të dhëna të përpikta bazuar te përvoja. Përdorimi i të dhënave domethënëse i mundësuan Perandorisë Spanjolle të zhvillonte politika të posaçme për tu përfshirë në zonat e zgjerimit.[36] Përkujdesja e skajshme për ti mbajtur hartat të fshehta, aludojë për faktin se ato ishin pjesë integrale e përpjekjeve perandorake për vetë-paraqitjen e Spanjës nëpërmjet thjerrëzave hartografike, si një perandori atlantike. Nëpërmjet orvatjeve dhe ambicieve të tyre, që regjistroheshin vizualisht në relativisht pak harta spanjolle që mbijetojnë, Spanja qe e aftë të lehtësonte vazhdimësinë e një prirjeje kulturore këmbëngulëse.[37] Duke gërmuar më thellë në të, nëse mund të bëhet një paraqitje përmes raportit midis Spanjës dhe Amerikës, ku nisi faktikisht një racionalizim gjeometrik nëpërmjet hartografisë në këndvështrimin e hapsirës. Në fundin e shekullit të XVI, Spanja mundi ta paraqiste këtë ide nëpërmjet racionalizimit të Perandorisë Amerikane, që po fillonte të përhapej pak si tepër cekët.[38]
Me kalimin e kohës në shekullin e XVI, zhvillimi i hartave spanjolle filloi të rritej, së pari ato që paraqisnin Botën e Re. Sasia numerike faktike e hartave është e panjohur, por mendohet se nuk ka qenë shumë i ulët. Duke qenë se ekzistonin vetëm në formë dorëshkrimesh, vetëm pak persona ishin në gjendje ti shqyrtonin ato dorëshkrime. Megjithëse kishte një përparim nga mënyra strikte që spanjollët i ruanin më parë hartat e tyre, vazhdonte të ekzistonte një mjedis fshehtësie. Për pjesën më të madhe, vetëm njerëzit që ishin të përfshirë në eksplorime dhe pushtime të Botës së Re mund ti aksesonin këto harta. Kishte pak përjashtime ndaj këtij rregulli të veçantë që përfshinte personat që njihnin mirë latinishten, publikimet arsimore për të diturit apo të prodhuara për ata që nuk gjendeshin brenda kufijve të tokës iberike. Lexuesit mesatarë që donin të shikonin një hartë të tillë, duhet ose të kërkonin ta gjenin në një version të tregut të zi ose të gjenin një prodhim ksilografik.[39]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zhvillimi Naval Iberik 1400-1600
- Epoka e zbulimeve
- Eksplorimet Detare Portugeze
- Zbulimi portugez i rrugës detare të Indisë
- Armadat Portugeze të Indisë
- Perandoria Portugeze
- Kolonizimi Portugez i Amerikës
- Shkencat Nautike Iberike 1400–1600
- Shkenca Nautike Portugeze
- Perandoria Spanjolle
- Udhëtimet e Kristofor Kolombit
- Kolonizimi Spanjoll i Amerikës
- Armada Spanjolle
- Projeksionet hartografike
- Hartografia Nautike
- Operacionet Nautike
- Gjeografia historike
Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Pjesë e përpjekjeve të holandeze për pavarësi kundër Spanjës. Geuzen me origjinë nga Les Gueux (që do të thotë leckamanë apo lypës) ishte një term i vendosur ndaj konfederatës së fisnikëve holandezë, që kundërshtuan sundimin spanjoll. Grupi më i suksesshëm i tyre quhej Watergeuzen (d.m.th. leckamanët e detit). E morën këtë emërtim për shkak se pasi u lidhën në marrëveshje me njëri tjetrin marrshuan drejtë pallatit të regjentes, Margareta dukesha e Parmës, Këshilltari i saj, Berlaymont, për ti hequr frikën i tha të mos shqetësohej se ishin vetëm leckamanë.
- ^ Portolan është një term që vjen nga portolano që do të thotë i lidhur me portet dhe limanet, e cila nga ana tjetër rrjedh nga fjala latine portus që do të thotë port. Portolani është plotësuesi i nevojshëm i hartave nautike pasi përmban të dhëna të dobishme për lundrimin që nuk është e mundur ti paraqesësh te to. Ata përmbajnë përshkrime të hollësishme të këndvështrimit vertikal të brigjeve, sinjalizime të rëndësishme detare, plane nautike të porteve dhe radave, sugjerime për drejtimin e lundrimit, ankorimit dhe hyrjses në port. Ata paraqesin gjithashtu informacione të dobishme për vendet, planetet nëpërmjet përshkrimit tekstual dhe figurave; përmbajnë të dhëna mbi rregullat në fuqi, mbi rreziqet dhe pengesat e lundrimit, karakteristikat meteorologjike detare dhe çdo lloj informacioni të konsideruar të dobishëm për sigurinë e lundrimit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Jean Alexandre Buchon; Joseph Tastu (1839). Notice d'un atlas en langue catalane, manuscrit de l'an 1375 conservé parmi les manuscrits de la Bibliothèque royale sous le numéro 6816, fonds ancien, in-folio maximo (në frëngjisht). Vëll. XIII, part 2. Imprimerie Royale.
- ^ Peter Whitfield te Peter Whitfield (1998). New Found Lands: Maps in the History of Exploration (në anglisht). Routledge. ISBN 978-0-415-92026-1. vëren se "një person në Sevilje, Amsterdam apo Londër mund të njihte Amerikën, Brazilin dhe Indinë, ndërsa këto vende njihnin vetëm mjedisin e tyre të afërt rrethues".
- ^ Sarah Bendall (2006). "Introduction". To The Ends of the Earth: 100 Maps That Changed the World (në anglisht). Marshall Editions. fq. 8.
- ^ a b c Evelyn Edson (2007). The World Map, 1300–1492: The Persistence of Tradition and Transformation (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 55.
- ^ Ricardo Padrón (2004). The Spacious World: Cartography, Literature, and Empire in Early Modern Spain (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 65.
- ^ Evelyn Edson (2007). The World Map, 1300–1492: The Persistence of Tradition and Transformation (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 165.
- ^ Jeremy Harwood (2010). To The Ends of the Earth: 100 Maps That Changed the World (në anglisht). David & Charles. fq. 22. ISBN 978-0-7153-2539-1.
- ^ Norman Thrower (2008). Maps & Civilization: Cartography in Culture and Society (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 56.
- ^ Evelyn Edson (2007). The World Map, 1300–1492: The Persistence of Tradition and Transformation (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 69.
- ^ a b Jeremy Harwood (2010). To The Ends of the Earth: 100 Maps That Changed the World (në anglisht). David & Charles. fq. 32–51. ISBN 978-0-7153-2539-1.
- ^ Evelyn Edson (2007). The World Map, 1300–1492: The Persistence of Tradition and Transformation (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 202.
- ^ "Documentazione nautica ufficiale – Portolani". Norme per la Tenuta e l’Aggiornamento delle Carte e delle Pubblicazioni Nautiche Edite dall’IIM (pdf) (Reportazh) (në italisht). Gjenova: Istituto Idrografico della Marina. maj 2021. fq. 21. Marrë më 12 shkurt 2025.
- ^ John R. Short (2003). The World Through Maps: A History of Cartography (në anglisht). Firefly Books, ltd. fq. 62.
- ^ Ricardo Padrón (2004). The Spacious World: Cartography, Literature, and Empire in Early Modern Spain (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 61–62.
- ^ "Portolan chart of the Mediterranean Sea, the North Atlantic Ocean, the Black Sea, and the West African coast as far south as Sierra Leone". Beinecke Rare Book and Manuscript Library (në anglisht). Nju Haven, ShBA: University of Yale.
- ^ a b c Malyn Newitt (2005). A History of Portuguese Overseas Expansion 1400–1668 (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 7. ISBN 0-203-32404-8.
- ^ Malyn Newitt (2005). A History of Portuguese Overseas Expansion 1400–1668 (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 48. ISBN 0-203-32404-8.
- ^ Evelyn Edson (2007). The World Map, 1300–1492: The Persistence of Tradition and Transformation (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 53–58.
- ^ Jeremy Harwood (2010). To The Ends of the Earth: 100 Maps That Changed the World (në anglisht). David & Charles. fq. 73. ISBN 978-0-7153-2539-1.
- ^ anonim (1502). Alberto Cantino (red.). Carta del Cantino (Hartë) (në italisht). Modena: Biblioteca Estense Universitaria.
- ^ Malyn Newitt (2005). A History of Portuguese Overseas Expansion 1400–1668 (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 62. ISBN 0-203-32404-8.
- ^ Malyn Newitt (2005). A History of Portuguese Overseas Expansion 1400–1668 (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 265. ISBN 0-203-32404-8.
- ^ Jeremy Harwood (2010). To The Ends of the Earth: 100 Maps That Changed the World (në anglisht). David & Charles. fq. 73. ISBN 978-0-7153-2539-1.
- ^ Malyn Newitt (2005). A History of Portuguese Overseas Expansion 1400–1668 (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 62. ISBN 0-203-32404-8.
- ^ Alfredo Pinheiro Marques (1987). Origem e desenvolvimento da cartografia portuguesa na época dos Descobrimentos (në portugalisht). Imprensa Nacional - Casa da Moeda.
- ^ Malyn Newitt (2005). A History of Portuguese Overseas Expansion 1400–1668 (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 203. ISBN 0-203-32404-8.
- ^ Neil Safier (2009). "The Confines of Colony: Boundaries, Ethnographic Landscapes, and Imperial Cartography in Iberoamerica". përmbledhur nga James R. Akerman (red.). The Imperial Map: Cartography and the Mastery of Empire (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 178.
- ^ Diego Gutiérrez; Hieronymus Cock (1562). Americae sive qvartae orbis partis nova et exactissima descriptio (Hartë) (në latinisht). Antverp: Library of Congress. LCCN map49000970. hdl g3290.ct000342.
- ^ David O. True (1956). "Cabot Explorations in North America". Imago Mundi: The International Journal for the History of Cartography (në anglisht). 13 (1): 11–25. doi:10.1080/03085695608592121.
- ^ Lloyd Arnold Brown (1979). The Story of Maps (në anglisht). Dover Publications. fq. 143. ISBN 978-048623873-9.
- ^ Ricardo Padrón (2004). The Spacious World: Cartography, Literature, and Empire in Early Modern Spain (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 13.
- ^ Hernán Cortés (1524). Praeclara Ferdinandi Cortesii de noua maris oceani hyspania narratio ... (në latinisht). Pietro Savorgnano. Friedrich Peypus.
- ^ Ricardo Padrón (2004). The Spacious World: Cartography, Literature, and Empire in Early Modern Spain (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 40–49.
- ^ Alonso de Santa Cruz (shekulli XVI). Islario general de todas las islas del mundo (në spanjisht). Biblioteca Nacional de España. fq. 41.
{{cite book}}
: Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ Ricardo Padrón (2004). The Spacious World: Cartography, Literature, and Empire in Early Modern Spain (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 32.
- ^ Geoffrey Vaughn Scammell (2004). The First Imperial Age: European Overseas Expansion c. 1400-1715 (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 218. ISBN 978-0-203-42122-2.
- ^ Ricardo Padrón (2004). The Spacious World: Cartography, Literature, and Empire in Early Modern Spain (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 12–13.
- ^ Ricardo Padrón (2004). The Spacious World: Cartography, Literature, and Empire in Early Modern Spain (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 39.
- ^ Ricardo Padrón (2004). The Spacious World: Cartography, Literature, and Empire in Early Modern Spain (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 118.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sarah Bendall (2006). "Introduction". To The Ends of the Earth: 100 Maps That Changed the World (në anglisht). Londër: Marshall Editions.
- Lloyd Arnold Brown (1979) [1949]. The Story of Maps (në anglisht). Dover Publications. ISBN 978-048623873-9.
- Jean Alexandre Buchon; Joseph Tastu (1839). Notice d'un atlas en langue catalane, manuscrit de l'an 1375 conservé parmi les manuscrits de la Bibliothèque royale sous le numéro 6816, fonds ancien, in-folio maximo. Notices et Extratits des manuscrits de la Bibliotèque du Roi (në frëngjisht). Vëll. XIII, part 2. Imprimerie Royale.
- Hernán Cortés (1524). Praeclara Ferdinandi Cortesii de noua maris oceani hyspania narratio ... in qua continentur plurima ... circa egregias earum prouintiarum vrbes, incolarum mores, ... potissimumque de celebri ciuitate Temixtitan variisque illius mirabilibus, ... per doctorem Petrum saguorgnanum Foro Iuliensem... (në latinisht). Pietro Savorgnano. Friedrich Peypus.
- Alonso de Santa Cruz (shekulli XVI). Islario general de todas las islas del mundo (në spanjisht). Biblioteca Nacional de España.
{{cite book}}
: Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - Evelyn Edson (2007). The World Map, 1300–1492: The Persistence of Tradition and Transformation (në anglisht). Meriland, ShBA: Johns Hopkins University Press.
- Jeremy Harwood (2010) [2006]. To The Ends of the Earth: 100 Maps That Changed the World (në anglisht). Londër: David & Charles. ISBN 978-0-7153-2539-1.
- "Documentazione nautica ufficiale – Portolani". Norme per la Tenuta e l’Aggiornamento delle Carte e delle Pubblicazioni Nautiche Edite dall’IIM (pdf) (Reportazh) (në italisht). Gjenova: Istituto Idrografico della Marina. maj 2021. fq. 21. Marrë më 12 shkurt 2025.
- Alfredo Pinheiro Marques (1987). Origem e desenvolvimento da cartografia portuguesa na época dos Descobrimentos (në portugalisht). Imprensa Nacional - Casa da Moeda.
- Malyn D. D. Newitt (2005). A History of Portuguese Overseas Expansion 1400–1668 (në anglisht). Milton Park: Taylor & Francis. ISBN 0-203-32404-8.
- Ricardo Padrón (2004). The Spacious World: Cartography, Literature, and Empire in Early Modern Spain (në anglisht). Çikago: University of Chicago Press.
- Neil Safier (2009). "The Confines of Colony: Boundaries, Ethnographic Landscapes, and Imperial Cartography in Iberoamerica". përmbledhur nga James R. Akerman (red.). The Imperial Map: Cartography and the Mastery of Empire (në anglisht). Çikago: University of Chicago Press.
- Geoffrey Vaughn Scammell (2004) [1989]. The First Imperial Age: European Overseas Expansion c. 1400-1715 (në anglisht). Londër: Taylor & Francis. ISBN 978-0-203-42122-2.
- John R. Short (2003). The World Through Maps: A History of Cartography (në anglisht). Kanada: Firefly Books, ltd.
- Norman J.W. Thrower (2008). Maps & Civilization: Cartography in Culture and Society (në anglisht). Çikago: University of Chicago Press. ISBN 978-0-226-79974-2.
- David O. True (1956). "Cabot Explorations in North America". Imago Mundi: The International Journal for the History of Cartography (në anglisht). 13 (1): 11–25. doi:10.1080/03085695608592121.
- Peter Whitfield (1998). New Found Lands: Maps in the History of Exploration (në anglisht). Routledge. ISBN 978-0-415-92026-1.
- Artikuj që përmbajnë tekst në Dutch
- Artikuj që përmbajnë tekst në italisht
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Gabime CS1: Datat
- Artikuj që përmbajnë tekst në Latin
- Hartografi
- Kolonializmi historik evropian
- Shekulli XV
- Shekulli XVI
- Shekulli XVII
- Perandoria Portugeze
- Historia e Spanjës
- Perandoria Spanjolle
- Histori detare
- Shkenca dhe teknologjia në Evropë
- Histori e teknologjisë
- Historia e shkencës
- Oqeanografi
- Meteorologji
- Navigim
- Gjeografia historike
- Evropë Jugperëndimore