Kërceni tek përmbajtja

Hatsune Miku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hatsune Miku
ZhvilluesCrypton Future Media
Versioni i parë31 gusht 2007
Versioni i funditHatsune Miku NT (New Type) / 27 nëntor 2020
Sistemi operativMicrosoft Windows, macOS
PlatformaPC
Gjuhët e mundshmeJaponisht
Anglisht
Kinezisht
Përdoret përAplikacion i zërit sintetik
LicencaPronësore (zëri dhe softueri i Vocaloidit)
Creative Commons BY-NC (dizajni i personazhit)[1]
Faqja zyrtareec.crypton.co.jp/pages/prod/vocaloid/cv01_us

Hatsune Miku (japonisht: 初音ミク; [hatsɯne miꜜkɯ]), ndonjëherë quajtur edhe Miku Hatsune, zyrtarisht me kodin CV01,[2][3] është një repertor zanor softuerik për Vocaloid i zhvilluar nga Crypton Future Media dhe është maskota e vet zyrtare, e përshkruar si një vajzë 16-vjeçe me bishta binjakë të kaltër në të gjelbër.[2] Personifikimi i Mikut është shitur si një idhull virtual, dhe ka performuar në koncerte virtuale live në skenë si një projeksion i animuar holografik (ku shtrihet nga prapa pamja e saj në një xham me mbulim të posaçëm).[4]

Miku përdor teknologjitë e sintezës vokale të Korporatës YamahaVocaloid 2, Vocaloid 3, dhe Vocaloid 4, krahas redaktuesit vetanak vokal Piapro Studio të zhvilluar nga Crypton Future Media. Ajo ishte Vocaloid-i i dytë i shitur përmes motorit Vocaloid 2 dhe i pari në versionin japonez të atij motori. Zëri i saj modelohet nga aktorja japoneze Saki Fujita.[nevojitet citimi]

Emri i personazhit vjen nga përngjitja e fjalëve japoneze për të parin ( hatsu?), zërin ( ne?), dhe të ardhmen (ミク miku?), duke nënkuptuar kështu "zëri i parë i së ardhmes",[2] që, krahas kodit të vet, i referohet pozitës së saj si e para e serisë së vokaleve të personazheve (Character Vocal Series, ose shkurt CV Series) të zhvilluar nga Crypton-i, duke paraprirë personazhet Kagamine Rin/Len (me kodin CV02) dhe Megurine Luka (me kodin CV03). Numri 01 mund të shihet në krahun e saj të majtë në ilustrimet zyrtare.

Hatsune Miku ishte Vocaloid-i i parë i zhvilluar në mënyrë vetanake nga Crypton Future Media, pasi u kujdesën për publikimin e vokaleve Meiko dhe Kaito të Yamaha-s. Miku u zhvillua për të qenë e para në një seri të Vocaloid-eve të quajtur Character Vocal Series (shkurt: CV Series, "seria e vokaleve të personazheve"), që përfshinte Kagamine Rin/Len dhe Megurine Luka. Secili prej tyre pati një koncept dhe drejtim përkatës zanor.[5]

Miku u ndërtua përmes teknologjisë Vocaloid 2 nga Yamaha, dhe më tutje u përshtat në versione të reja të atij motori. Ajo u krijua duke marrë mostra të dublueses Saki Fujita me një ton të kontrolluar. Të gjitha ato mostra përmbanin një fonik japonez (dmth. një mënyrë të analizimit të fjalëve) që krijonte rreshta dhe fraza të plota kur lidheshin së bashku. Tingulli i mostrave ndryshohej prej motorit sintetizues dhe u ndërtua në një instrument të ngjashëm me një tastierë brenda softuerit Vocaloid.[nevojitet citimi]

Hatsune Miku u lëshua në publik më 31 gusht 2007, si Vocaloid-i i tretë në shitje. Crypton-i vendosi ta reklamonte Mikun si "një divë androide në një botë të së ardhmes së afërt ku kanë humbur këngët plotësisht".[6] Hatsune Miku u lëshua për Vocaloid 3-shin më 31 gusht 2013 bashkë me një repertor në gjuhën angleze.[7]

  1. ^ "For Creators" (në anglisht). Crypton Future Media. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2019. Marrë më 23 qershor 2019.
  2. ^ a b c "About Hatsune Miku" (në anglisht). Crypton Future Media. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2017. Marrë më 7 mars 2013.
  3. ^ Comptiq (10 shtator 2013). Hatsune Miku Graphics: Character Collection CV01 - Hatsune Miku Edition: Comptiq, Various, KEI: 9781926778747: Amazon.com: Books (në anglisht). UDON Entertainment Corporation. ISBN 978-1926778747.
  4. ^ "Japanese pop star Hatsune Miku takes the stage -- as a 3D hologram". Los Angeles Times (në anglisht). 10 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2016. Marrë më 13 nëntor 2010.
  5. ^ "英語に苦心 大人なVOCALOID「巡音ルカ」ができるまで (1/2)". ITmedia ニュース (në japonisht). Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2009. Marrë më 27 prill 2016.
  6. ^ 初音ミクが未来から来ない?来た? [Did Hatsune Miku Come From the Future? Came From?] (në japonisht). P-tina. 9 nëntor 2007. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2008. Marrë më 5 tetor 2010.
  7. ^ "Piapro Hatsune Miku V3". Crypton Future Media. Piapro Studio. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2014. Marrë më 18 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]