Hekurudhat e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shenja dalluese Hekurudhat e Kosovës

Hekurudhat e Kosovës është kompani publike që ka për detyrë të operoj rrjetin hekurudhor të Kosovës, t'i rris dhe mirëmbajë vijat hekurudhore për operim (shërbime për transportin e udhëtarëve dhe mallrave) bazuar në standardet e Bashkimit Evropian.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vija e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874 në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ekzistues hekurudhor nëpër tërë territorin e Kosovës. Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333,451 km. Në këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej 103,4 km. Vijat hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të Kosovës përveç Gjakovës dhe Gjilanit. Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me Maqedoninë e Serbinë dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera

Linjat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudhat e Republikës së Kosovës kanë lidhje në dyja anët me Serbinë (1.Rudrinë,Rashkë afër Mitrovicës) dhe (2.Merdarë afër Besianës(Podujevës),linja Zvecan-Rashkë është në funksion dhe është nën kujdesin e Hekurudhave të Serbisë (Zeleznice Srbije),kurse nëpër Merdarë nuk funksionon. Lidhja me Maqedoninë është në funksion nëpërmjet Hanit të Elezit ku dhe gjendet terminali doganor. Linjat e brendshme që janë në funksion (2 nga 5 gjithsej) janë: (linjat Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Hanit i Elezit), kurse ato që nuk funksionojnë janë: (Prishtinë-Prizren,Prishtinë-Gracanicë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Magurë dhe Prishtinë-Besianë apo Podujevë). Shumica e lokomotivave janë të mbetura nga Federacioni Jugosllav ose janë donacion i shteteve tjera ku këto te fundit janë të vjetra si dhe të përdorura, për atë arsye transporti hekurudhor në Kosovë nuk është komfort, i saktë apo i rregullt. Transporti i mallrave kryen shërbime private dhe në shumicën e rasteve është jo i shpeshtë. Të gjithë trenat shfrytëzojnë naftën dhe ndotin shumë mjedisin. Në vitet e ardhshme pritet elektrifikimi i plotë i hekurudhës ku do të vihen në funksion lokomotivat me energji elektrike të cilat janë ekologjike. Po ashtu pritet të ndërtohen linja e hekurudhës që do të lidh Republikën e Kosovës me atë të Shqipërisë.

Harta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudhat e Kosovës (Harta Interaktive)

Lokomotivat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vagonët vetëlëvizës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]