Helena Kotler Vurnik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Helena Kotler Vurnik, piktore austriake

Helena Vurnik Kotler (1882-1962) ishte një artiste sllovene e lindur në Austri, e njohur më së shumti për pikturat dekorative në fasadën e Bankës së Kooperativës së Biznesit.

Ajo lindi në Vjenë, babai i saj quhej Moritz Kottler, një avokat i Postës ndërsa nëna Bronislava, e cila ishte nga Polonia. Ajo u shkollua fillimisht në 'Graphische Lehr und Versuchsanstalt', më pas 'Kunstschule für Frauen und Mädchen' dhe mbaroi Shkollën e Arteve dhe Artizanatit në Vjenë.

Pas studimeve në vitin 1910, ajo fitoi një bursë për të studiuar art në një afërsi të Modenës në Itali për pesë muaj. Ajo shiti pikturat që pikturonte në Itali, pasi u kthye në Vjenë dhe mori me qira një studio arti. Në vitin 1913, ajo takoi burrin e saj të ardhshëm, Ivan Vurnik, ndërsa të dy po vizatonin salamandra për biologun Franc Megušar në shtëpinë e tij. Ajo la punën e saj si ilustruese për gazetën 'Illustrites Wiener Extrablatt' dhe u transferua me Ivan Vurnikun për të punuar fillimisht në Trieste e Lubjanë dhe në fund në Radovljica .

Për të dhe bashkëshortin e saj janë shkruar libër dhe një skenar filmi dokumentar "Iskalca" me regji të Alma Lapajne-s, i shfaqur në RTV Slloveni. [1] [2]

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Article about the book, MMC RTV Slovenia, September 26
  2. ^ Article about the book Arkivuar 25 korrik 2018 tek Wayback Machine published in Bukla Magazine 138-139, December 2017

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Article about the Exhibition, Delo, September 21, 2017
  2. ^ Article about the Exhibition, Dnevnik, October 2, 2017