Shko te përmbajtja

Heretiku (film)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Heretiku
RegjiaScott Beck dhe Bryan Woods
Shkruar nga
  • Scott Beck
  • Bryan Woods
Producentë
  • Stacey Sher
  • Scott Beck
  • Bryan Woods
  • Julia Glausi
  • Jeanette Volturno
Në role kryesore
  • Hugh Grant
  • Sophie Thatcher
  • Chloe East
KinematografiaChung Chung-hoon
MontazhiJustin Li
Shpërndarë ngaA24
GjuhaAnglisht

    Heretiku është një film horror psikologjik amerikan i vitit 2024, me regji dhe skenar të Scott Beck dhe Bryan Woods. Aktoret kryesore të filmit Sophie Thatcher dhe Chloe East luajnë rolin e dy misionareve mormone të cilat vizitojnë shtëpinë e një burri të çuditshëm , Z. Reed (Hugh Grant), pasi ai shpreh interes për kishën e tyre, Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Qëllimet e z. Reed bëhen më të liga kur ato hyjnë në shtëpinë e tij.

    “Heretiku” u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 8 shtator 2024 dhe u publikua në Shtetet e Bashkuara nga A24 më 8 nëntor. Mori vlerësime pozitive dhe përfitimet ishin të mëdha- mbi 59 milionë dollarë në mbarë botën. Për performancën e tij në film, Grant u nominua për çmimin e Aktorit më të Mirë në Golden Globes, Critics' Choice Awards dhe BAFTA Awards, ndërsa Beck dhe Woods u nominuan për çmimin Independent Spirit Awards për Skenarin më të mirë .

    Dy misionare të reja nga Kisha Mormone, Motra Paxton dhe Motra Barnes, mbërrijnë në shtëpinë e një burri të vetmuar në mesmoshë, Z. Reed. Ai i fton brenda, duke i siguruar se bashkëshortja e tij po përgatit një byrek me boronica në pjesën e prapme të shtëpisë. Ata fillojnë të diskutojnë për fenë, dhe Murgesha Paxton shpreh dëshirën për të vizituar të tjerët, pas vdekjes, si një flutur që shfaqet në duart e më të dashurve të saj. Gjatë bisedës, Reed bën disa komente të pakëndshme rreth besimit të tyre. Kur Reed del nga dhoma, Barnes arrin të kuptojë se aroma e byrekut me boronica vjen nga një qiri, dera e përparme është e mbyllur dhe nuk kanë sinjal telefoni.

    Ato e ndjekin Reedin në zyrën e tij, ku ai u jep atyre një leksion ogurzi duke argumentuar se të gjitha fetë moderne janë adaptime të një feje më të hershme dhe pretendon se ka gjetur fenë e vetme të vërtetë. Vajzave u thuhet se dera e përparme është e mbyllur me çelës me kohëmatës dhe nuk hapet. Ai u jep vajzave mundësinë të zgjedhin midis dy dyerve për të dalë nga shtëpia: të dalin nga njëra nëse ato ende besojnë në Zot, dhe nga tjetra nëse nuk besojnë. Barnes nuk bie dakord me Z.Reed dhe hedh poshtë disa nga pretendimet e tij të mëparshme. Ata hyjnë në derën e "Besimit", por më vonë zbulojnë se të dyja dyert të çojnë në të njëjtin burg të nëndheshëm.

    Një grua e moshuar shfaqet papritmas, konsumon një byrek të helmuar dhe vdes. Reed u thotë murgeshave se ajo është një profete e Zotit dhe se ato do të dëshmojnë ringjalljen e saj. Një plak i kishës mbërrin duke kërkuar vajzat, por nuk i dëgjon britmat dhe ulërimat e tyre dhe vendos të largohet. Më pas, Motra Paxton vëren se pozicioni i profetes ka ndryshuar. Me sa duket, profetja ringjallet nga të vdekurit dhe përshkruan jetën e përtejme. Barnes e hedh poshtë përshkrimin e saj, duke vënë në dukje ngjashmëritë me halucinacionet e zakonshme nga përvojat pranë vdekjes. Ndërsa Motra Barnes i jep Paxtonit një sinjal për të sulmuar Reedin, ai i pret fytin Barnes përpara se Paxton t'ia bëjë atij. Pastaj ai pohon se edhe ajo do të ngjallet nga të vdekurit.

    Ndërsa Barnes pëson hemorragji, Reed i afrohet dhe heq një objekt metalik nga krahu i saj, duke pretenduar se është një çip, i cili vërteton se Barnes nuk ishte e vërtetë dhe se e gjithë bota është një simulim . Paxton dallon se objekti është një implant kontraceptiv. Ajo kupton se gjithçka ishte e orkestruar nga burri; ndërsa vajzat ishin të shpërqendruara nga mbërritja e plakut, një grua e dytë fshehu kufomën e "profetes", zuri vendin e saj dhe i dha përshkrimin e jetës së përtejme siç ishte shkruar nga Reed, duke shtuar një koment të sajin: "Nuk është e vërtetë." Vrasja e Barnes nga Reed dhe përpjekja për të bindur Paxton për një realitet të simuluar ishte thjesht një improvizim për të mbuluar planin që nuk po shkonte siç duhet. Vajza më pas zbulon një gropë, në të cilën qe fshehur kufoma e Profetes dhe zbret poshtë. Reed i premton se ajo do t'i tregojë asaj "fenë e vetme të vërtetë".

    Paxton kalon nëpër një sërë dhomash, e fundit prej të cilave është e kyçur me drynin e biçikletës që përdori para se të hynte në shtëpinë e burrit. Dhoma e fundit është e mbushur me gra të dobëta të mbajtura në kafaze. Ajo e kupton bindjen personale të Reed: se dëshira për të kontrolluar të tjerët është rrënja e të gjitha feve. Vajza e qëllon Reed me një hapëse letrash, por ky i fundit më pas e gjuan atë ndërsa ajo përpiqet të arratiset. Ndërsa të dy pikojnë gjak në bodrum, Paxton lutet, duke i thënë Reed se kjo bëhet për të menduar për të tjerët në vend që të prodhojë rezultate materiale. Reed përgatitet t'i japë goditjen përfundimtare. Motra Barnes, e cila është ende gjallë, i afrohet fshehtas Reedit dhe ia godet kokën në një dërrasë me gozhda, duke e vrarë atë. Paxton del nga dritarja dhe halucinon sikur një flutur i ndalon në dorë.

    • Hugh Grant si Z. Reed [1]
    • Sophie Thatcher si Motra Barnes [1]
    • Chloe East si Motra Paxton [1]
    • Topher Grace si Plaku Kennedy [2]
    1. Heretik quhet ai që kundërshton doktrinën e fesë së krishterë.[3]
    1. 1 2 3 Grobar, Matt (25 qershor 2024). "Heretic Trailer: Hugh Grant Lures Pair Of Missionaries Into Cat-And-Mouse Game In A24 Horror Film From A Quiet Place Duo". Deadline Hollywood. Marrë më 25 qershor 2024. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    2. "Heretic". A24 Publicity. Marrë më 9 shtator 2024. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    3. "Fjalorthi". fjalorthi.com. Marrë më 2025-07-08.