Heset Cakolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

I lindur më 14.04.1957 në Krilevë, Komuna e Kamenicës. Cakolli ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i AKR-së në periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, 2008. Është Doktor i Shkencave Teknike dhe profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 1980-1985 ka punuar në “Minex”, ndërsa, prej vitit 1982 ka punuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë, në fillim si bashkëpunëtor, ndërsa nga vitit 1985 si profesor i rregullt.