Historia e Turkmenistanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Në shekullin e VIII fiset turk-folëse Oghuz lëvizen nga Mongolia e sotme në pjesë e Azis Qendrore. Si pjesë e një konfederate të fuqishme të fiseve Oghuz formuan bazën moderne etnike të popullatës turkmene[1]. Në shekullin e X, emri "Turkmen" është aplikuar së pari nga grupet Oghuz të cilat e pranuan Islamin dhe filluan ta praktikojnë atë çdo ditë në Turkmenistan.[1] Ata ishin nën sundimin e Perandorisë Selxhuke, e cila përbëhej nga grupet Oghuz që jetonin në Iranin e sotëm dhe Turkmenistan.[1] Ushtarët turkmen që ishin në shërbim të perandorisë luajtën një rol të rëndësishëm në përhapjen e kultures Turke,sidomos kur ata emigruan në drejtim të Azerbejxhanit të sotëm perëndimor dhe në Turqinë lindore.[1]

Në shekullin e XII, Turkmenët dhe fiset e tjera përmbysen Perandorinë Selxhuke. Në shekullin e ardhshëm, Mongolët morën tokat më veriore ku ishin të vendosura pakicat turke, të cilat i shpërndajnë drejt jugut duke kontribuar në formimin e grupeve të reja fisnore Në shekullin e XVI dhe XVIII u zhvilluan një seri ndarjesh në konfederatën midis fiseve nomade Turkmene të cilë mbetën të pa varur duke ngjallur frikë te shtetet fqinje të tyre. Deri në shekullin e XVI,shumica e këtyre fiseve ishin nën kontroll nominal të dy pushtuesve uzbekë KhivadheBukhoro. Ushtarët turkmen ishin një elemendt shumë i rëndësishëm i ushtris uzbeke të kësaj periudhe. Në shekullin e XIX, bastisjet dhe kryengritjet nga grupi turkmen Yomudrezultuan me shpërndarjen e këtij grupi nga sundimtarët uzbekë. Sipas Paul R. Spickard, "Para pushtimit rus, Turkmenët ishin të njohur dhe kishin frikë për përfshirjen e tyre në tregtinë e skllevërve të Azisë Qendrore".

Një Turkmen nga Azia qendrore në veshje tradicionale. Foto nga Prokudin-Gorsky mes viteve 1905 dhe 1915.

Në fund të shekullit XIX forcat Ruse filluan pushtimin e territorit turkmen.[1] Nga baza e tyre at Krasnovodsk (tani Turkmenbashi) në Detin Kaspik,Rusët përfundimisht mposhtën sunduesit (khanatën) uzbek.[1]Në vitin 1881 rezistenca e fundit në territorin turkmen u shtyp në Betejën Geok Tepe, dhe menjëherë pas kësaj Turkmenistani ishte aneksuar, bashkë me territorin fqinj Uzbekistanin, në Perandorinë Ruse. Në vitin 1916 pjesëmarrja e Perandorisë Ruse në Luftën e Parë Botërore rezononte në Turkmenistan, si një revoltë antireduktimi ushtarak që përfshiu shumicën e rusëve të Azisë Qendrore.[1] Edhe pse Revolucioni Rus i vitit 1917 ka pasur pak ndikim të drejtpërdrejtë, në vitin 1920 u bashkuan forcat Kazake,turkmen,kirgize, dhe Uzbeke në të ashtuquajturës Rrebelimi Basmachi kundër sundimit të sapo formuar të Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1924 Republika Socialiste Sovjetike Turkmene u formua nga krahina cariste e Transkapis.[1] Nga fundi i viteve 1930, riorganizimi sovjetik i bujqësisë kishte shkatërruar atë që mbeti prej jetesës nomade në Turkmenistan, dhe Moska kontrollonte jetën politike. Tërmeti në Ashgabat i vitit 1948 la të vrarë më shumë se 110.000 njerëz, që arrijnë deri në dy të tretat e popullsisë së qytetit.

Gjatë gjysmës tjetër të shekullit, Turkmenistani luajti një rol të formimit të ekonomisë brenda Bashkimit Sovjetikdhe mbeti jashtë rrjedhës së ngjarjeve të mëdha botërore. Edhe lëvizja e madhe liberalizimi që tronditi Rusinë në fund të viteve 1980 pati ndikim të vogël. Megjithatë, në vitin 1990 udhëheqja Sovjetike Supreme e Turkmenistanit shpalli sovranitetin si një reagim nacionalistë ndaj shfrytëzimit të perceptuar nga Moska.Edhe pse Turkmenistani ishte i papërgatitur për pavarësi dhe lideri komunist Saparmurad Niyazov parapëlqente të qëndronin në kuadër të Bashkimit Sovjetik, fragmentimi i atij subjekti e detyroi atë që në tetor të vitit 1991 të thirrë një referendum kombëtar që ta miratonte pavarësinë e Turkmenistanit.

Portreti i ish presidentit Saparmurat Niyazov është i vendosur edhe në Bankoten e 10,000 Manat-it të vitit 1996

Pas pavarësisë Niyazov vazhdoi detyrën si shef i shtetit, duke zëvendësuar komunizmin me një markë unike të nacionalizmit të pavarur qëpërforcohet nga një kult i përhapur i personalitetit. Një referendum i mbajtur në vitin 1994 dhe legjislacioni i vitit 1999 hoqi kërkesat e mëtejshme të rizgjedhjes së mëtutjeshme për president (edhe pse në vitin 1992 ai dominoi plotësisht në zgjedhjet presidenciale në të cilat ai kandidoi), duke e bërë atë në mënyrë efektive president për tërë jetën. Gjatë qëndrimit të tij, Niyazov bëri spastrime të shpeshta të zyrtarëve publikë dhe të organizatave të suprimuara që konsideroheshin kërcënuese. Gjatë epokës post-sovjetike, Turkmenistani ka marrë një pozicion neutral në pothuajse të gjitha çështjet ndërkombëtare. Niyazov largoi vendin nga organizatat rajonale si Organizata për Bashkëpunim në Shanghai, dhe në fund të viteve 1990 ai ka mbajtur marrëdhënie me talebanët, duke kundërshtar shefin e tij në Afganistan, të Aleanca Veriore(Nato). Ai ofroi mbështetje të kufizuar për fushatën ushtarake kundër talebanëve pas 11 shtator 2001. Në vitin 2002 një atentat i dyshuar vrasjeje kundër Niyazov çoi në një valë të re të kufizimeve të sigurisë, shkarkimeve nga puna të zyrtarëve qeveritarë, dhe kufizimeve e vendosura mbi median. Niyazov akuzuoi ish ministri i jashtëm në mërgim Boris Shikhmuradov se ka planifikuar sulmin.

Mes viteve 2002 dhe 2004, u ngrit një tension serioz në mes Turkmenistanit dhe Uzbekistanit për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe implikimeve të Niyazov, me mendim që Uzbekistani kishte një rol në tentativë vrasjen e vitit 2002. Në vitin 2004 bëhen një seri e traktateve dypalëshe për të rivendosur marrëdhënie miqësore. Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2004 dhe janarit të vitit 2005, vetëm partia e Niyazov-it u hoq si pjesmarrës dhe përfaqësues i vetëm, dhe asnjë vëzhgues ndërkombëtarë nuk pjesë në këto zgjedhje.Në vitin 2005 Niyazov ushtroi pushtetin e tij diktatorial duke mbyllur të gjitha spitalet jashtë Ashgabat dhe të gjitha bibliotekat rurale. Viti 2006 vëri në dukje intensifikimin dhe tendencat e ndryshimeve të politikave arbitrare, shpenzimet e tepruara të zyrtarëve të lartë, pakësimin prodhimit ekonomik jashtë sektorit të naftës dhe gazit, si dhe izolimin nga organizatat rajonale dhe botërore. Kina ishte në mesin e disa kombeve për të cilin shumë pak Turkmen bënin propozime të rëndësishme. Vdekja e papritur e Niyazov-it në fund të vitit 2006 la një vakum të plotë në pushtet, si kultin e personalitetit të tij, krahasuar me atë të ish-presidentit Kim Il Sung të Koresë së Veriut, e që kishte përjashtuar emërtimin e një pasardhësi.Zëvendëskryeministri Gurbanguli Berdimuhamedow, i cili u emërua kreu i përkohshëm i qeverisë, fitoi zgjedhjet e posaçme presidenciale të mbajtura në fillim të shkurtit të vitit 2007. Ai u rizgjodh në vitin 2012 me 97% të votave.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f g h "Country Profile: Turkmenistan" (PDF). Library of Congress Federal Research Division (February 2007). Stampa:PD-notice
  2. ^ http://www.guardian.co.uk/world/2012/feb/13/turkmenistan-president-wins-election?newsfeed=true

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Turkmen History
  • Peter Hopkirk. The Great Game: The Struggle for Empire in Central Asia, Kodansha International, 1992, ISBN 4-7700-1703-0, 565p. The timeline of the Great Game is available online.
  • Karl Meyer. Tournament of Shadows: The Great Game and the Race for Empire in Asia, Shareen Brysac, 2001, ISBN 0-349-11366-1
  • Turkmenistan Embassy
  • Curtis, Glenn E. (1996). Turkmenistan: A Country Study. Library of Congress Country Studies. Washington: United States Government Printing Office. OCLC 45380435. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Edgar, Adrienne Lynn (2004), Tribal Nation: The Making of Soviet Turkmenistan, Princeton, New Jersey: Princeton University Press Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)