Jump to content

Historia e fotografisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e fotografisë filloi me zbulimin e dy parimeve kritike: i pari është projeksioni i imazhit me kamera obscura, i dyti është zbulimi se disa substanca ndryshojnë dukshëm nga ekspozimi ndaj dritës. Nuk ka artefakte apo përshkrime që tregojnë ndonjë përpjekje për të kapur imazhe me materiale të ndjeshme ndaj dritës para shekullit të 18-të.

Projektimi i imazheve në sipërfaqe të ndryshme është bërë për shumë shekuj. Dhoma e errët dhe Dhoma e shndritshme përdoreshin nga artistët për të krijuar konturet e skenave të ndryshme që në shekullin e 16-të. Këto lloj aparatesh nuk e fiksonin imazhin në kohë, por ato vetëm projektonin atë që ndodhte në çdo moment të caktuar.

Fotografia e parë konsiderohet të jetë një imazh i prodhuar në 1825 nga shpikësi francez Nicéphore Niépce në një pllakë të shndritshme të mbuluar me një derivat të karburantit të quajtur bitum i Judës. Ky imazh është prodhuar me një aparat dhe janë nevojitur 8 orë ekspozim nën dritë të fortë dielli për realizimin e tij. Sidoqoftë ky proces nuk ishte shumë i efektshëm dhe për këtë arsyë Niépce filloi eksperimentimin me përbërje të argjendit i bazuar në një zbulim te Johann Heinrich Schultz të vitit 1724 që thoshte se përbërja e argjendit dhe shkumësit errësohet kur ekspozohet në dritë.

Niépce, në Chalon-sur-Saône, dhe artisti Jacques Daguerre, në Paris rafinuan metodën e procesimit të argjendit me anë të një pune të përbashkët. Në 1833 Niépce vdiq papritmas si pasoje e një infarkti te papritur dhe ja la shënimet e ti Daguerre-s. Edhe pse nuk kishte dije shkencore, Daguerre bëri dy ndryshime thelbësore të procesit. Ai zbuloi se duke e ekspozuar argjendin ne avull jodi përpara se ta ekspozonte në dritë dhe pastaj ta ri-ekspozonte në avuj merkuri pas marrjes së fotografisë një imazh i zbehtë formohej dhe ishte i dukshëm. Më pas duke e shpërlarë pjatën në një përbërje kripore imazhi mund të fiksohej. Në 1893 Daguerre lajmëroi se kishte shpikur procesin e quajtur Daguerrotype i cili konsistonte në përdorimin e argjendit dhe të një pllake bakri. Një proces i ngjashëm përdoret ende sot në fotografitë e çastit. Qeveria franceze e bleu menjëherë patentën e shpikjes dhe e bëri publike.

Nga ana tjetër e Kanalit Anglez, William Fox Talbot kishte zbuluar një tjetër mënyrë për të fiksuar një imazh të krijuar nga argjendi por e kishte mbajtur sekret. Pasi lexoi për shpikjen e Daguerre, Talbot e përmirësoi procesin e tij dhe e bëri po aq të shpejtë sa ai i Daguerre dhe në 1840 ai kishte shpikur procesin e quajtur kalotip. Ky proces konsistonte në veshjen e copave të letrës me klorur argjendi për të krijuar një imazh negativ. Ndryshe nga "daguerrotipi", "kalotipi" mund të përdorej për të riprodhuar shumë imazhe nga një negativ, si në aparatet e sotshme. Talbot nuk ja lëshoi publikut shpikjen e tij çka e limitoi adoptimin e tij në masë. Ai e kaloi pjesën e mbetur të jetës së vet duke mbrojtur shpikjen e tij në gjyqe deri sa hoqi dorë nga fotografia. Më vonë ky proces u rafinuar nga George Eastman dhe sot është teknologjia parësore e përdorur nga aparatet me film. Edhe Hippolyte Bayard zbuloi një mënyre për të fotografuar por e vonoi shpalljen e saj dhe nuk u njoh si shpikësi i saj.

  • Hirsch, Robert (2 qershor 2018). Seizing the Light: A History of Photography. McGraw-Hill. ISBN 978-0-697-14361-7. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2023. Marrë më 13 dhjetor 2015 – nëpërmjet Google Books. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Mulligan, Therese (2021). A history of Photography (në anglisht). Koln: Taschen. ISBN 978-3-8365-4099-5.
  • Newhall, Beaumont (1997). The history of photography: from 1839 to the present (bot. 5th). New York: Museum of Modern Art. ISBN 978-0-87070-381-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Batchen (1999). Burning with Desire: The Conception of Photography. ISBN 978-0-262-52259-5. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2023. Marrë më 12 nëntor 2020. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Sloane, Thomas O'Conor (1895). Facts Worth Knowing Selected Mainly from the Scientific American for Household, Workshop, and Farm Embracing Practical and Useful Information for Every Branch of Industry. S. S. Scranton and Company. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Historia e fotografisë.