Luftërat e Grepit dhe Merlucit
| Luftërat e Grepit dhe Merlucit | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
Jakelina e Bavarisë, duke hyrë në Gorkumin e pushtuar, përballet me kufomën e Uilliamit, zotit të Arkelit | |||||||
| |||||||
| Ndërluftuesit | |||||||
|
Aleanca e Grepit Mbretëria e Anglisë, Peshkopata e Utrehtit, Dukati i Kleves |
Aleanca e Merlucit Dukati i Burgundisë, | ||||||
| Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
| Margareta II | Uilliami I | ||||||
Luftërat e Grepit dhe Merlucit (Hoekse en Kabeljauwse twisten) ishin një seri luftërash dhe betejash në Kontenë e Hollandës midis viteve 1350 dhe 1490. Shumica e këtyre luftërave u zhvilluan mbi titullin e kontit të Hollandës, por disa argumentojnë se arsyeja e fshehtë ishte lufta për pushtet e tregtarëve në qytete kundër fisnikërisë drejtuese.
Grupimi i Merlucit përgjithësisht përbëhej nga qytetet më përparimtare të Hollandës. Grupimi i Grepit përbëhej në një pjesë të madhe nga fisnikëria konservatore. Disa nga figurat kryesore në këtë koflikt shumë-brezash ishin Uilliami IV, Margareta II, Uilliami V, Uilliami VI, konti i Hollandës dhe Hainautit, Jani III dhe Filipi i III i Mirë, duka i Burgundisë. Por ndoshta figura më e mirënjohur është Jacqueline, kontesha e Hainautit.
Pushtimi i kontesë së Hollandës nga duka Filipi III i Burgundisë ishte një çështje e veçantë. Fisnikët kryesorë të Provincës së Hollandës e ftuan dukën ta pushtonte Kontenë e Hollandës, megjithëse ai nuk kishte pretendime historike ndaj saj. Disa historianë thonë se klasa drejtuese në Provinën e Hollandës dëshironin të bashkoheshin me sistemin ekonomik flamand dhe të adoptonin institucione ligjore flamande. Europa ishte rrënuar nga shumë luftëra civile në shekujt e XIV dhe të XV, ndërsa Flandra ishte pasuruar dhe gëzonte paqe.
Origjina dhe përbërja e grupimeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Origjina e emërtimit merluc mbetet e paqartë, por ka shumë të ngjarë të jetë një rivlerësim i fjalës. Ndoshta rrjedh nga stema bavareze, e cila u ngjan luspave të një peshku. Grepi u referohet shufrave me ganxha që përdoren për të kapur merlucë. Një tjetër shpjegim i mundshëm i termit merluc ka të bëjë me faktin se pasi rritet merluci ha edhe më shumë, duke u rritur edhe më tepër dhe duke ngrënë edhe më shumë, duke përfaqësuar në këtë mënyrë mënyrën se si fisnikët ndoshta e shihnin zgjerimin e klasës së mesme të kohës.
Rrënjët e Grupimit të Grepit mund të gjenden në kohën mbretërimit të kontit të Hollandës, Uilliami III, i cili e sundoi me sukses Kontenë e Hollandës, Zelandës dhe Hainaut nga viti 1304 deri në vitin 1337. Gjatë mbretërimit të tij oborrtari dhe financieri Willem van Duvenvoorde (1290-1353]]) menaxhonte punët e brendshme të Kontesë së Hollandës. Kjo i mundësoi Van Duvenvoorde-s dhe të afërmve të tij, familjeve Wasseaar, Polanen, Brederode, Boechorst, etj. të grumbullonin feude dhe pasuri të mëdha.[1]
Kur konti Uilliami IV u vra gjatë ekspeditës së tij të dështuar në Friesland në fundin e shtatorit 1345, fisnikëria ishte e ndarë prej kohësh në dy grupime: pro dhe kundër Van Duvenvoorde-s, duke qenë e etur për të luftuar.[1] Klani Duvenvoorde më vonë do të bëhej i njohur si Grupimi i Grepit, ndërsa armiqtë e tyre do të njiheshin si Grupimi i Merlucit. Shumica e qyteteve në Holland prireshin nga Grupimi i Merlucit.
Emrat e fraksioneve hoek (grep) dhe kabeljauë (merluc) mun të hasen vetëm në fazën e vonë të Luftërave të Grepit dhe Merlucit (1350-1490). Kësëhtu, Traktati i Aleancës së Merlucit nuk i referohet një Grupimi apo Traktati Merluci në ndonjë mënyrë. Hera e parë që aleanca apo grupi u etiketua si i tillë, haset në vitin 1429. Traktati i Delftit (Zoen van Delft) i nënshkruar në korrik të vitit 1428, e ndalon shprehimisht përdorimin e emërtimeve grep dhe merluc të grupimeve: Noch spreke van Houck, noch van Cabeljau (mos të flitet as për grep as për merluc).[2] Në vitin 1517 një kronikë e shtypur përmend Grupimin e Merlucit (cabbeljau).[3]
Kalorsit:
Shqytarët:
Qytetet: |
Kalorësit:
Priftërinj:
Shqytarët:
|

Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sundimi i Uilliamit IV të Hollandës dhe lufta kundës Utrehtit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1337 Ulliami IV pasoi të atin si konti i Hollandës, Zelandës dhe Hainautit (si Ulliami II). Ai zhvilloi shumë luftëra, udhëtoi gjerë e gjatë dhe mori pjesë në shumë turne. Si pasojë financat e Hollandës ranë në një gjendje tepër të rëndë. Sipas këshillave politike, Ulliami vazhdoi të mbështetej te Willem van Duvenvoorde dhe kështu edhe te të afërmit e Duvenvoorde-s: familjet Wasseaar, Polanen, Brederode, Boechorst, etj. Kjo ishte një lënie pas dore e familjeve si ato Arkel, Egmond, Heemskerk dhe Wateringen.[6]
Në vitin 1342, Jan van Arkeli ishte bërë peshkop i Utrehtit. Ai vendosi ta rikthente fuqinë e peshkopatës. Në mënyrë që ta parandalonte këtë, konti Uilliam dhe aleatët e tij të shumtë në Utreht, e sulmuan dhe filluan rrethimin e qyteti të Utrecht-it më 8 korrik 1345. Pas gjashtë javësh rrethimi, u vendos një armëpushim, për të zgjatur deri më 11 nëntor. Gjatë kthimit, qytetarët e Utrecht-it duhet të luteshin pë falje.[6]
Uilliami pastaj u përpoq të rikthenti autoritetin e tij në Friesland. Më 26 shtator 1345 ai drejtoi një ushtri që kapërceu Liqenin Flevo duke zbarkuar afër Stavorenit. Beteja pasuese e Warns-it qe shkatërruese: Uilliami vdiq dhe ushtria e tij u kthye pa të, megjithëse xhaxhai i tij, Jani i Beaumont-it, arriti tia mbathte.[6] Vdekja e Uilliamit nuk i dha fund luftës me Utrehtin. Menjëherë pasi armëpushimi mbaroi, peshkopi nënshtroi pothuajse të gjithë aleatët e Uilliamit në Utreht, dhe mblodhi reparacione të rëndësishme nga ta.[7]
Pasimi i Uilliamit IV
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Uilliami IV/II nuk kishte bij. Kështu, perandori i shenjtë gjermaniko-romak, Ludviku Bavarian, kishte vendosur se kush do ta pasonte atë. Kandidatët ishin Jani i Beaumont-it (xhaxhai i Uilliamit IV/II) ose një nga motrat e Uilliamit të IV, përkatësisht Margareta II, kontesha e Hainautit (motra e madhe gruaja e perandorit), Filipa e Hainautit (e martuar me Eduardin e III të Anglisë), Joana e Hainautit (e martuar me Uilliamin e V, duka i Jyliçit), ose Izabela e Hainaut (1323-1361; e martuar me Robertin e Namurit). Në janar të vitit 1346, perandori ia dha tre feudet gruas së tij, si motra e madhe dhe trashëgimtarja legjitime e Uilliamit IV.[6]
Ndërkohë Jani i Beaumont-it kishte marrë kontrollin në Hainaut, d.m.th. se trashëgimi i tij ndaj Margaretës ishte mjaft e lehtësuar. Duket se Hollanda dhe Zelanda e kishtin pranuar trashëgimin në një lloj diete në Geertruidenberg në shkurt 1346. Në mars Margareta mbërriti në Hainaut dhe në prill vizitoi Hollandën dhe Zelandën. Ajo bëri një armëpushim të ri me Utrecht-in, i cili filloi më 20 korrik 1346.[7]
Në shtator 1346 Margareta e bëri djalin e saj të vogël, Uilliami I, duka i Bavarisë (1330-1389), mëkëmbësin e saj në Hollandë, Zelandë dhe Hainaut. Ai u bë gjithashtu trashëgimtar i këtyre konteve dhe kështu gjithmonë përmendej si duke pritur të sundonte mbi to me të drejtën e vetë.[8]
Mëkëmbësia e Uilliamit të Bavarisë në Hollandë dhe Zelandë nuk qe një sukses. Pasi perandori Ludvig do të vdiste në tetor të vitit 1347, mbreti Eduardi III dhe duka i Jyliçit ngritë përsëri pretendimet e tyre mbi pronat e Uilliamit IV dhe u bashkuan në aleancë me perandorin e ri. Në brendësi, fisnikëria rrëmbeu mundësinë për të marrë feudet e tyre dhe, në fakt kjo u bë thjeshtë shkaku për tu ndjerë të pakënaqur se si mëkëmbësi dhe qeverisja e tij favorizoi disa familje. Së shpejti anarkia dhe trazirat mbizotëruan në këto konte. Si rrjedhojë, financat dolën edhe më tepër jashtë kontrollit.[8]
Lufta kundër Utrehtit gjithashtu nuk shkoi mirë. Më 20 korrik 1348 armëpushimi përfundoi. Më 28 korrik një betejë kundër Utrecht-it u humb afër Eemnes, duke bërë që fshati ti ribashkohej Utrecht-it. Ushtria e Uilliamit të Bavarisë pastaj dogji fshatin e Jutphaas-it, ndërsa ajo e Utrecht-it dogji dhe plaçkiti shumë fshatra në Holland. Fushata përfundoi me një armëpushim deri më 11 nëntor.[9]

Margareta e II kundër Uilliamit V (1349-1357)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1349 Margareta II vendosi se do të ishte më mirë nëse Uilliami i Bavarisë bëhej kont i Hollandës dhe Zelandës, ndërsa ajo do të mbetej konteshë e Hainautit me Uilliami si mëkëmbësin e saj. Në shkëmbim, ajo donte të kishte 15,000 gulden ari dhe 6,000 gulden në vit. As Beaumont-i, as qytetet e tjera të Hollandës nuk ishin të përgatitur për ti pranuar këto kushte, por Uilliami pastaj filloi ta stilizonte veten si kont të Hollandës dhe Zelandës.[8] Egmondët, Heemskerkët dhe Wateringenët, më vonë të njour si Grupimi i Merlucit, filluan të shfaqen në dokumentet e kontesë.
Ndërkohë, peshkopi e kishte sulmuar Hollandën pak pas 25 marsit 1349. Ai e rrethoi dhe dogji qytetin e vogël të Hollandës Oudewater. Ushtria e Hollandës pastaj marshoi drejtë Schoonhoven-it, ku u mund. Më 24 gusht u arrit një armëpushim deri më 11 nëntor 1350.[9]
Margareta, ndërkohë kishte udhëtuar nga Bavaria për në Hainaut. Ajo thirri birin e saj të pabindur në Le Quesnoy. Aty Uilliami u lut për falje në prill 1350. Me Uilliamin e hequr nga Hollanda, Margareta dukej se ishte në kontroll, por asnjë nga shkaqet e telasheve nuk ishte zgjidhur.
Shkaku që çoi në armiqësi të hapur qe vrasja e zotit feudal të Grupimit të Merlucit, Claes Dirkszoon van Zwieten van Drakenburg. Kjo ndodhi më 23 gusht 1350. Qyteti i Delftit dhe aleatët e tij reaguan duke i sulmuar armiqtë, duke grabitur, plaçkitur dhe duke marrë robër. Qyteti në vijim zhvilloi gjyqe pas të cilëve disa robërve iu pre koka dhe u ekzekutuan nëpërmjet rrotës. Gjyqet dhe ekzekutimet ishin një shkelje e drejtpërdrejtë mbi gjykatën e lartë të kontit të Hollandës.[10] ndërkohë që pati edhe një komplot midis pjesës së fisnikërisë dhe peshkopit të Utrehtit.[11]
Në shtator 1350 Margareta dhe Uilliami ishin të dy në Geertruidenberg, ku më 27 shtator 1350 Uilliami hoqi dorë nga pretendimet e tij.[12] Jani i Polanenit, Dirk van Brederode dhe grupimi i tyre ofruan ta ndihmonin Margaretën.[10] Në shtator 1350 ata nënshkruan Traktatin e Aleancë së Grepit. Ndërkohë, fisnikët dhe qytetet e pakënaqura formuan Lidhjen e Merlucit. Dëshmia më e vjetër e Aleancës së Merlucit[13] daton nga nëntori 1350.

Margareta dhe fisnikët e Grepit pastaj u përpoqën të rikthenin rendin nga Geertruidenberg-u. Ata thirrën subjektet e dyshuar të dërgonin pengje për të pritur gjykimin e tyre. Megjithatë, ata të Delftit dhe aleatët e tyre thjeshtë nuk u paraqitën dhe thanë se çdo gjë ishte bërë sipas urdhërave të zotit të tyre të vërtetë, kontit Uilliam. Në këshillin e fisnikëve dhe qyteteve që Margareta zhvilloi, Uilliami e mohoi këtë. Ai pastaj dërgoi letra të hapura në Delft dhe qytetet e tjera, duke i urdhërua ato ti nënshtroheshin Margaretës. Delfti dhe aleatët e tij thjeshtë i mbajtën letrat dhe komplotuan me peshkopin e Utrehtit, që dogji Binenhofin në Hagë.[14] Margareta qëndroi në Geertruidenberg deri të paktën më 23 tetor 1350.[10]
Me Delftin dhe shumë qytete në veri të Hollandse IJssel në rrebelim të hapur, Margareta tani thirri këshillin dhe përfaqësuesit e zonës në jug të Hollandse IJssel deri në Dordrecht. Au u zhvillua një ceremoni në të cilën u përsërit abdikimi i Uilliamit. Margareta pastaj e dërgoi Uilliamin në Hainaut.[14]
Margareta pastaj vijoi për në Zelandë për të rikthyer aty rendin. Ajo shkoi në Zierikzee pë tu informuar aty dhe për të marë përsipër disa çështje gjyqësore. Ndërsa qëndronte aty, ajo thirri Uilliamin dhe Janin e Beaumont-it. Ajo donte ta bënte Beaumont-in mëkëmbësin e saj në Holland, Zeland dhe Friesland. Kushti i saj i vetëm ishte se ajo duhet të mbante gjykatën e lartë. Kjo e bëri ofertën të papranueshme për Beaumont-in dhe kështu, të dy u rikthyen në Hainaut.[15][11] Në tetor 1350 Margareta pastaj filloi bisedimet me Eduardin e III të Anglisë. Idea ishte se ai do të përdorte forcën për të marrë kontrollin në Holland, Zeland dhe Friesland, si dhe do të konpensohej duke marrë përkohësisht kujdestarinë e zonës.[12]
Rrebelimi i Uilliamit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpjekja për ta bërë Beaumont-in mëkëmbës mund të ketë qenë arsyeja pse Uilliami i frikësohej një humbjeje të plotë të prendimeve të tij. Gerard van Herlaer e këshilloi atë të kontaktonte prapë Grupimin e Merlucit. Në natën midis 1-2 shkurtit 1351, Gerard van Herlaar dhe Gerard van Merxem arritën ta lironin Uilliamin e Bavarisë nga Kështjella e Burbantit në Ath.[16] Uilliami pastaj u lidh formalisht me Grupimin e Merlucit, i cili e njohu atë si kontin e tij. Ai u lidh edhe me peshkopin e Utrehtit.[11]
Margareta reagoi duke e bërë djalin e saj, Ludvigun, trashëgimtarin e saj formal dhe duke kërkuar ndihmë nga Anglia.[17] Në fillim të vitit 1351, Margareta, djali i saj, duka Ludvig me zotërit e Borselenit shkuan në Dordrecht, për tu përpjekur të nënshtronin prapë Uilliamin. Ndërsa Dordrecht-i, Middelburg-u dhe Zierikzee u lidhën me Margaretën, Uilliami u njoh nga Kenemerlandi dhe Frizlanda perëndomore. Aksionet diplomatike nga Beaumont-i dhe mbretëresha e Anglisë dështuan. Në prill 1351, Margareta u zhvendos në Calais për të negociuar me Anglinë. Uilliami në vijim zaptoi Dordrecht-in. Wolfert III van Borselen u bashkua me Uilliamin, duke bërë që Middelburg-u të kthehej në krahun e Uilliamit.[11]
Lufta civile në këtë kohë shpërtheu plotësisht. Lëvizjet e para të Uilliamit të Bavarisë u drejtuan kundër shumë kështjellave në Holland. Shumica e tyre u pushtuan lehtësisht, të tjerat ofruan rezistencë domethënëse. Më 21 maj 1351 Kështjella e Rozenburgut u dorëzua pas një rrethimi të dhunshëm. Konti pastaj u zhvendos në Kështjellën e Polanenit në qershor 1351. Gjatë të njëjtës fushatë, u mor edhe Kështjella e Binckhorst-t, pasi bëri një qëndresë domethënëse. Në veri, Kështjella e Medemblikut bëri qëndresë domethënëse pasi u rrethua në mars-prill 1351.
Më 15 maj 1351, Uilliami arriti të konkludonte një paqe me të cilën i dha fund luftës me Utrehtin, e cila kishte filluar në vitin 1345. Kjo ishte e rëndësishme pasi grupimet do ti luftonin armiqtë e njëri-tjetrit nga territori i tyre.[18] Ndërkohë, disa kështjella më të forta të Grupimit të Grepit nuk do të mereshin aq shpejtë. Kështjella e Brederodes do të dorëzohej vetëm më 23 tetor 1351. Kështjella e Oud Haerlem-it, e zotëruar nga Jani II i Polanenit do të qëndronte deri në vitin 1352. E njëjta gjë i ndodhi edhe Kështjellës së Geertruidenberg-ut. Bllokada dhe rrethimi i saj do të zgjasnin nga dhjetori i vitit 1351 deri në korrikun e vitit 1352.[16]
Nga ana tjetër, Eduardi III i Anglisë, burri i motrës së Margaretës, Philippa, dërgoi një flotë në ndihmë të Margaretës. Fillimisht kjo qe e suksesshme. Në maj të vitit 1351, forcat e bashkuara të Margaretës do të fitonin Betejën e Veere-s. Wolfert III van Borselen vdiq menjëherë më pas, por duket se Margareta nuk qe e aftë të përfitonte nga fitorja e saj. Gjë që do të thotë se Middelburg-u vijoi të mbante anën e Uilliamit.
Rreth gjashtë javë më vonë, grepat fitimtarë dhe aleatët e tyre anglezë, lundruan përgjatë Lumit Moze. Më 4 korrik 1351, ata zhvilluan Betejën e Zwartewaal-it në Mozen e Vjetër. Ajo qe një fitore e qartë për Uilliamin dhe merlucët. Admirali anglez dhe shumë grepa u vranë. Rezultati e rrënoi kauzën e Margaretës. Uilliami u zhvendos me shpejtësi drejtë jugut, për të filluar Rrethimin e Zierikzee-s (1351), që do të dorëzohej në tetor.
Paqja midis Margaretës dhe djalit të saj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dhjetor 1351, Margareta ia dorëzoi fortesat e saj fundit të varura në Holland (Kështjella e Geertruidenberg-ut, Kështjella e Vreelandit mbi Vecht dhe Kështjella e Oud Haerlem-it afër Heemskerk-ut) mbretit Eduard, i cili ndryshoi krahë menjëherë më pas.[11] Në shkurt të vitit 1352, Uilliami u martua me kushërirën e Eduardit, Mauda e Lankasterit. Margareta u kthyen në Hainaut, por nuk arriti ta rindizte prapë zjarrin e luftës.
Në dhjetor të vitit 1354. Margareta arriti një mirëkuptim me të birin. Uilliami u njoh si kont i Hollandës dhe Zelandës, ajo e Hainautit. Uilliami do të paguante një shumë të madhe parash dhe një pension për nënën e tij. Të burgosurit u liruan dhe u shpall një amnisti e përgjithshme.[19]
Në korrik të vitit 1356 Margareta vdiq. Kjo e la Uilliamin në zotërim të të gjithë trashëgimisë Holland-Hainaut. Uilliami nuk e gëzoi për shumë gjatë fitoren e tij. Në fundin e verës së vitit 1357, ai shkoi në Angli. Pak pas kthimit të tij, ai shfqi shenja çmendurie. KJo u bë aq serioze sa gruaja dhe këshilli i tij vendosën të thërrisnin vëllain e tij më të vogël, Albertin. Kont pastaj u mbyll, fillimisht në Hagë dhe pastaj në Quesnoy, ku do të jetonte i burgosur për 31 vite, deri në vdekjen e tij.[19]

Mbretërimi i Albertit të Bavarisë (1358–1404)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alberti i Bavarisë si regjent
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkurt të vitit 1358, Alberti I, duka i Bavarisë mbërriti në Holland. Më 23 shkurt 1358 ai u caktuar si ruëaard (regjent) i Hollandës. Shpejtë, pasoi njohja e Zelandës. Alberti e filloi regjencën e tij duke zëvendësuar Jan van Bloemenstein, tagrambledhësi i Kenemerlandit, me Reinoud I van Brederode, djali i madh i zotit të grepit Dirk van Brederode. Ai u përpoq gjithashtu të ndryshonte qeverisjen merluce të Delftit.[20]
Gjatë udhëtimit të tij të parë në Kenemerland, tagrambledhësi i ri, Reinoud iu bë pusi afër Castricum-it. Reinoud shpëtoi, por çështja çoi në Rrethimin e Kështjellës së Heemskerk-ut, që do të zgjaste nga 4 dhjetori 1358 deri më 24 marsin 1359. Gjatë Rrethimit të Kështjellës së Heemskerk-ut, qyteti i Delftit u rrebelua. Milicia e tij sulmoi dhe shkatërroi Kështjellën ePolanenit dhe Kështjellën e Binckhorst-it. Militia sulmoi edhe Hagën, duke liruar të burgosurit e atyshëm.[21]
Më 1 prill 1359, Alberti nisi Rrethimin e Delftit. Rrethimi i fortesës merluce zgjati më shumë se 10 javë. Qyteti u dorëzua me kushte. Këshilli i tij u desh të lutej për falje, të paguante 40,000 shildë të vjetër dhe të shkatërronte muret e qytetit. Fisnikët që mbështetën Delftin; Hendrik van der Woerd, Gijsbrecht van Nijenrode, Jan van Kervena dhe Gerard Wisse u përfshinë në traktat. Van der Woerd u përpoq tia mbathte, por u kap dhe iu pre koka.[21]
Nyenrode, Kervena dhe disa të tjerë ia mbathën në Kështjellën e Heusdenit. Kjo çoi në Rrethimin e Kështjellës së Heusdenit, i cili zgjati për më shumë se një vit. Kështjella u dorëzua nëpërmjet traktatit. Të rrethuarit do të bënin paqe me Albertin dhe do të shkonin në pelegrinazh në Jeruzalem brenda dy vjetëve. Telashet e brendshme në Holland pastaj u qetësuan për njëfarë kohe.[21] Në vitin 1362 u zhvillua një luftë e shkurtër kundër Guelders-it.
Në vitin 1372 do të shpërthente dhuna afër Heusdenit. Heerlijkheid Heusden ishte zhvendosur në Holland në vitin 1357. Megjithatë, kufijtë e zotërimit nuk ishin përcaktuar aq mirë. Brabanti pretendonte Vlijmenin dhe Engelenin. Jan van der Veen pastaj sulmoi dhe dogji Kështjellën e Onsenoortit, në jug-lindje të Heusdenit. Si shpagim fisnikët e Zelandës sulmuan tregtarët e Brabantit në provincën e tyre, ndërsa Reinoud van Brederode, zoti i Gennep-it sulmoi Campina-n dhe plaçkiti afër Sint-Oedenrodes. Ushtria e Brabantit pastaj sulmoi Hainaultin.
Në vitin 1374, ky konflikt përfundoi pa ndonjë rezultat. Gjithashtu në vitin 1374, filloi një luftë kundër Utrehtit. Ajo do të përfundonte në vitin 1375.[22] Në vitin 1389 Uilliami i V i çmendur i Bavarisë, që ishte mbyllur që nga viti 1357, vdiq.[23]

Jacqueline e Bavarisë kundër Filipit të Burgundisë (1417–1432)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta kryesore u ri-ndez me vdekjen e djalit dhe pasuesit të Albertit të I, Uilliami VI, konti i Hollandës dhe Hainautit në vitin 1417. Të dy vëllezërit më të vegjël të Uilliamit, peshkopi i Liezhit, Jani, duka i Bavari-Straubingut dhe vajza e tij e vetme, Jacqueline, e pretenduan kontenë. Merlucët zgjodhën anën e Janit dhe pas vdekjes së tij, në vitin 1425, të Filipit të Mirë, dukës së Burgundisë, ndërsa Grepat mbështetën Jacqueline-n.
Rezultati i këtyre betejave dhe veçanërisht humbja e saj në Betejën e Brouwershaven-it (1426) dhe Rrethimin e Goudës (1428)]], ishin ato që i lejuan Jacqueline-s të mbante titujt e konteshës së Hainautit, Hollandës dhe Zelandës, por që kontetë do të drejtoheshin nga Filipi i Mirë. Filipi u emërua trashëgimtar i konteve, ndërsa Jacqueline, që nuk kishte fëmijë, nuk u lejua të rimartohej pa pëlqimin e Filipit.
Traktati u shfuqizua, kur Jacqueline u rimartua në vitin 1432 me Frank van Borssele-n dhe u desh që ajo t'ia dorëzonte territoret e saja Burgundisë.
Peshkopata e Utrehtit kundër Burgundisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha midis viteve 1430 dhe 1450 qe relativisht e qetë, por kur Filipi i Mirë u përpoq ta zgjeronte ndikimin e tij në Peshkopatën e Utrehtit, duke caktuar birin e tij biologjik, Davidin e Burgundisë si peshkop, u rishfaq qëndresa e Grupimit të Grepit në Utreht. Kjo çoi në Rrethimin e Deventerit (1456) dhe dy luftëra civile, e parë në vitet 1470–1474 dhe e dyta në vitet 1481–1483, të përfunduara në favor të Merlucëve dhe Burgundisë pas Betejës së Ëestbroek-ut dhe Rrethimit të Utrehtit (1483).
Frans van Brederode kundër Maksimilianit të Austrisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur Dera e Burgundisë u shua me vdekjen e Marisë së Burgundisë në vitin 1482, Grepat u rrebeluan prapë kundër burrit dhe pasuesit të saj, Maksimiliani I, perandor gjermaniko-romak. Revolta u drejtua nga Frans van Brederode, por u shtyp në vitin 1490.[24]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Parahistoria e Holandës
- Holanda gjatë Periudhës Romake
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Mesjeta klasike
- Mesjeta e vonë
- Piktura e hershme holandeze
- Jan van Eyck
- Holanda Burgunde
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Holanda Habsburge
- Holanda Spanjolle
- Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
- Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
- Epoka e Artë Holandeze
- Holanda Austriake
- Lufta Tridhjetëvjeçare
- Republika Batave
- Holanda Napoleonike
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Revolucioni Belg
- Historia e Belgjikës
- Historia e Holandës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 P. J. Blok (1923). Geschiedenis van het Nederlandsche Volk (në holandisht). Vëll. 1. Leiden: A. W. Sijthoff’s.
- ↑ Frans Van Mieris (1756). [htps://books.google.al/books?id=xyWMp8uJA14C Groot charterboek der graaven van Holland, van Zeeland, en heeren van Vriesland] (në holandisht). Vëll. IV. Leiden: Pieter vander Eyk. fq. 921.
- ↑ Cornelis Aurelius; Aarnoud de Hamer (2011). Die cronycke van Holland, Zeelandt ende Vrieslant, me die cronike der biscoppen van Uutrecht (Divisiekroniek) (në holandisht). Utreht: HES Uitgevers. fq. 213.
- ↑ Wouter van Gouthoeven (1636). D'oude chronijcke ende historien van Holland (met West-Vriesland) van Zeeland ende van Utrecht (në holandisht). Hillebrand van Wouw. fq. 386.
- ↑ Simon van Leeuwen (1667). Handvesten ende privilegien van den lande van Rijnland (në holandisht). Leiden, Roterdam: Hackens. fq. 437.
- 1 2 3 4 P. J. Blok (1923). Geschiedenis van het Nederlandsche Volk (në holandisht). Vëll. 1. Leiden: A. W. Sijthoff’s. fq. 319–320.
- 1 2 Cornelis Aurelius; Aarnoud De Hamer (2011). Die cronycke van Hollandt, Zeelandt ende Vrieslant, met die cronike der biscoppen van Uutrecht (Divisiekroniek) (në holandisht). Utrecht: HES Uitgevers. fq. 208–209.
- 1 2 3 P. J. Blok (1923). Geschiedenis van het Nederlandsche Volk (në holandisht). Vëll. 1. Leiden: A. W. Sijthoff’s. fq. 322-323.
- 1 2 Cornelis Aurelius; Aarnoud De Hamer (2011). Die cronycke van Holland, Zeelandt ende Vrieslant, met die cronike der biscoppen van Uutrecht (Divisiekroniek) (në holandisht). Utreht: HES Uitgevers. fq. 211-212.
- 1 2 3 Laurens Philippe Charles van den Bergh (1842). Gedenkstukken tot opheldering der Nederlandsche geschiedenis, opgezameld uit de archiven te Rijssel (në holandisht). Vëll. 1. Luchtmans. fq. 213-215.
- 1 2 3 4 5 P. J. Blok (1923). Geschiedenis van het Nederlandsche Volk (në holandisht). Vëll. 1. Leiden: A. W. Sijthoff’s. fq. 324-325.
- 1 2 Frans Van Mieris (1754). Groot charterboek der graaven van Holland, van Zeeland, en heeren van Vriesland (në holandisht). Vëll. 2. Leiden: Pieter van der Eyk. fq. 786.
- ↑ Frans Van Mieris (1754). Groot charterboek der graaven van Holland, van Zeeland, en heeren van Vriesland (në holandisht). Vëll. 2. Lejden: Pieter van der Eyk. fq. 778.
- 1 2 Laurens Philippe Charles van den Bergh (1842). Gedenkstukken tot opheldering der Nederlandsche geschiedenis, opgezameld uit de archiven te Rijssel (në holandisht). Vëll. 1. Leiden: Luchtmans. fq. 216–218.
- ↑ Laurens Philippe Charles van den Bergh (1842). Gedenkstukken tot opheldering der Nederlandsche geschiedenis, opgezameld uit de archiven te Rijssel (në holandisht). Vëll. 1. Leiden: Luchtmans. fq. 220.
- 1 2 A. G. J. Van Doornmalen (2017). Der Herlaars in het Midden-Nederlandse riviereng ebied (ca. 1075 – ca. 1400) (PDF) (në holandisht). Leiden University Press. fq. 95-96.
- ↑ Thomas Rymer (1740). Foedera, conventiones, literae, et cujuscumque generis acta publica, inter reges Angliae, et alios quosvis imperatores, geges, pontifices, principes, vel communitates, ab anno 1101. Ad nostra usque tempora, habita aut tractata: Ex Autogrphis, infra secretiores Archivorum Regiorum Thesaurias per multa sæcula reconditis, fideliter exscripta (në latinisht). Apud Joannem Neauline. fq. 59.
- ↑ Frans Van Mieris (1754). Groot charterboek der graaven van Holland, van Zeeland, en heeren van Vriesland (në holandisht). Vëll. 2. Leiden: Pieter van der Eyk. fq. 791.
- 1 2 P. J. Blok (1923). Geschidenis van het Nederlandsche Volk (në holandisht). Vëll. 1. Leiden: A. W. Sijthoff’s. fq. 326.
- ↑ Jan Wagenaar (1770). Vaderlandsche historie (në holandisht). Vëll. 3. Amsterdam: Isaak Tirion. fq. 293-295.
- 1 2 3 Jan Wagenaar (1770). Vaderlandsche historie, vervattende de geschiedenissen der Vereenigde Nederlanden, inzonderheid die van Holland, van de vroegste tyden af: Uit de geloofwaardigste schryvers en egte gedenkstukken samengesteld (në holandisht). Vëll. 3. Amsterdam: Isaak Tirion. fq. 296–298.
- ↑ Jan Wagenaar (1770). Vaderlandsche historie (në holandisht). Vëll. 3. Amsterdam: Isaak Tirion. fq. 306–309.
- ↑ Jan Wagenaar (1770). Vaderlandsche historie (në holandisht). Vëll. 3. Amsterdam: Isaak Tirion. fq. 320.
- ↑ "Hook and Cod wars – Margaret of Bavaria vs William V – Encyclopedia II". experiencefestival.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2013.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cornelis Aurelius; Aarnoud De Hamer (2011). Die cronycke van Hollandt, Zeelandt ende Vrieslant, met die cronike der biscoppen van Uutrecht (Divisiekroniek) (në holandisht). Utrecht: HES Uitgevers.
- Laurens Philippe Charles van den Bergh (1842). Gedenkstukken tot opheldering der Nederlandsche geschiedenis, opgezameld uit de archiven te Rijssel (në holandisht). Vëll. 1. Luchtmans.
- P. J. Blok (1923). Geschiedenis van het Nederlandsche Volk (në holandisht). Vëll. 1. Leiden: A. W. Sijthoff’s.
- A. G. J. Van Doornmalen (2017). Der Herlaars in het Midden-Nederlandse riviereng ebied (ca. 1075 – ca. 1400) (PDF) (në holandisht). Leiden University Press.
- Wouter van Gouthoeven (1636). D'oude chronijcke ende historien van Holland (met West-Vriesland) van Zeeland ende van Utrecht (në holandisht). Hillebrand van Wouw.
- Simon van Leeuwen (1667). Handvesten ende privilegien van den lande van Rijnland (në holandisht). Leiden, Roterdam: Hackens.
- Frans Van Mieris (1754). Groot charterboek der graaven van Holland, van Zeeland, en heeren van Vriesland (në holandisht). Vëll. 2. Leiden: Pieter van der Eyk.
- Frans Van Mieris (1756). [htps://books.google.al/books?id=xyWMp8uJA14C Groot charterboek der graaven van Holland, van Zeeland, en heeren van Vriesland] (në holandisht). Vëll. IV. Leiden: Pieter vander Eyk.
- Thomas Rymer (1740). Foedera, conventiones, literae, et cujuscumque generis acta publica, inter reges Angliae, et alios quosvis imperatores, geges, pontifices, principes, vel communitates, ab anno 1101. Ad nostra usque tempora, habita aut tractata: Ex Autogrphis, infra secretiores Archivorum Regiorum Thesaurias per multa sæcula reconditis, fideliter exscripta (në latinisht). Apud Joannem Neauline.
- Jan Wagenaar (1770). Vaderlandsche historie, vervattende de geschiedenissen der Vereenigde Nederlanden, inzonderheid die van Holland, van de vroegste tyden af : Uit de geloofwaardigste schryvers en egte gedenkstukken samengesteld (në holandisht). Vëll. 3. Amsterdam: Isaak Tirion.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Louis P. de DeBoer (1913). The Van der Veer Family in the Netherlands, 1150 to 1660 and 1280 to 1780 (në anglisht). Charles Andrew Ditmas. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2018.