Holanda Burgunde
Holanda Burgunde Burgundiae Belgicae; Pays-Bas bourguignons; Bourgondische Nederlanden; Burgundesch Nidderlanden; Bas Payis borguignons | |||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1384–1482 | |||||||||
Vendet e Ulëta, në fundin e mbretërimit të Karlit I të Burgundisë, 1477, portokalli zotërimet Burgunde, me të gjelbër feudi i pavarur i Liezhit, me të kuqe, Anglia, blu Franca, gri Perandoria Gjermaniko-Romake, nr. nga 1-17 Shtatëmbëdhjetë Provincat | |||||||||
| Statusi | Bashkimi personal i feudeve të Perandorisë së Shenjtë Gjermanike dhe Francës | ||||||||
| Kryeqyteti | Asnjë Mechelen (1473–1477) | ||||||||
| Gjuhët e përbashkëta | Holandisht, saksonishtja e ulët, frizishtja perëndimore, valonishtja, luksemburgisht, frëngjisht | ||||||||
| Feja | Katolicizmi Roman | ||||||||
| Qeverisja | Monarki e përbërë | ||||||||
| Legjislatura | Shtetet e Përgjithshme të Holandës | ||||||||
| Epoka historike | Mesjeta e vonë | ||||||||
• Themeluar | 1384 | ||||||||
• Disestablished | 1482 | ||||||||
| |||||||||
Holanda Burgunde ishin ato pjesë të Vendeve të Ulta të sunduara nga dukët e Burgundisë gjatë Epokës Burgunde, midis viteve 1384-1482. Brenda shtetit burgund, i cili vetë i përkiste pjesërisht Perandorisë Gjermaniko-Romake dhe pjesërisht Mbretërisë së Francës, dukët e bashkuan këto vende të ulta në një bashkim politik që shkonte përtej bashkimit personal, pasi, për herë të parë u krijuan institucionet qendrore (siç ishin Shtetet e Përgjithshme, që ishte një lloj parlamenti i përgjithshëm i Holandës Burgunde).

Periudha filloi me marjen e postit të kontit të Flandrës dhe Artois-it në vitin 1384 dhe zgjati deri në vdekjen e dukeshës Maria e Burgundisë në vitin 1482, pas të cilës shteti burgund u shpërbë dhe Vendet e Ulëta u vunë në sundimin e Monarkisë Habsburge nëpërmjet trashëgimisë.
Pushtimi i kontesë së Hollandës nga duka Filipi III i Burgundisë ishte një çështje e veçantë. Fisnikët kryesorë të Provincës së Hollandës e ftuan dukën ta pushtonte Kontenë e Hollandës, megjithëse ai nuk kishte pretendime historike ndaj saj. Kjo i dha fund periudhës së Luftërave të brendshme në Holandë. Disa historianë thonë se klasa drejtuese në Provincën e Hollandës dëshironin të bashkoheshin me sistemin ekonomik flamand dhe të adoptonin institucione ligjore flamande. Europa ishte rrënuar nga shumë luftëra civile në shekujt e XIV dhe të XV, ndërsa Flandra ishte pasuruar dhe gëzonte paqe.

Shumica e Holandës dhe Belgjikës së sotme në vijim u bashkua nga duka i Burgundisë, Filipi III i Mirë (1396–1467).[1] Para bashkimit burgund, holandezët e identifikonin veten me qytetin ku jetonin, dukatin ose kontenë e tyre vendore, ose si subjekte të Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake. Këto grumbuj feudesh sundoheshin nën bashkimin personal të Shtëpisë Valois-Burgundi.
Tregtia në raj u zhvillua me shpejtësi, veçanërisht në zonat e transportit me anije. Sunduesit e rinj i mbrojtën interesat tregtare holandeze. Amsterdami u rrit dhe në shekullin e XV u bë porti parësor tregtar në Europë për drithin nga Rajonin Balltik. Amsterdami e shpërndante grurin në qytetet kryesore të Belgjikës, Francës Veriore dhe Anglisë. Kjo tregti ishte jetësore për popullsinë e rajonit pasi ata nuk mund të prodhonin më drith të mjaftueshëm për tu ushqyer. Drenazhimi i tokës kishte shkaktuar torfizimin e ish kënetave duke e pakësuar nivelin e zonave që ishin tepër të ulta për tu mirëmbajtur drenazhimi.
Sunduesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dukët Burgundë që sunduan territoret burgunde ishin:

Dera e Valois, dukët territorialë të Burgundisë:
- Filipi II i Burgundisë (1384–1404), djali i mbretit Zhani II i Francës, nga gruaja e tij, Margareta III e Flandrës
- Zhani i Patrembur (1404–1419), i biri
- Filipi III i Miri (1419–1467), i biri
- Karli I i Burgundisë (1467–1477), i biri
Dera e Valois, dukesha titullare e Burgundisë
- Maria e Burgundisë (1477–1482), e bija e Karlit I, e martuar me Maksimilianin I, të Habsburgëve në vitin 1477.
Dera Habsburge, dukët titullarë të Burgundisë (shiko Holanda Habsburge)
- Filipi I Habsburg (1482–1506), i biri i Marisë; Maksimiliani I, i ati i tij, si regjent (1482–1493), Margareta e Jorkut, nëna e njërkës së tij, guvernatore (1489–1493)
- Karli V (1506–1555), i biri i Filipit; Margareta e Austrisë, regjente (1507–1515) dhe (1519–1530)
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia e provincave kryesore tw Vendeve të Ulta në vitin 1477 (Princ-peshkopatat në italik).[2][3]
| Provinca | Popullsia në tërësi | % rurale | % urbane | Provinca tërësore si % e tërësisë holandeze |
|---|---|---|---|---|
| Flandra | 666,000 | 64 | 36 | 26.0 |
| Brabanti | 413,000 | 69 | 31 | 16.0 |
| Holland | 275,000 | 55 | 45 | 10.5 |
| Artois | 140,000 | 78 | 22 | 5.5 |
| Hainault | 130,000 | 70 | 30 | 5.0 |
| Liezhi | 120,000 | - | - | 4.5 |
| Guelders | 98,000 | 56 | 44 | 3.8 |
| Flandra valone | 73,000 | 64 | 36 | 2.8 |
| Friesland | 71,000 | 78 | 22 | 2.7 |
| Luksemburgu | 68,000 | 85 | 15 | 2.6 |
| Utrehti[4] | 53,000 | 52 | 48 | 2.0 |
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Holanda gjatë Periudhës Romake
- Mesjeta e vonë
- Parahistoria e Holandës
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Piktura e hershme holandeze
- Rilindja në Vendet e Ulta
- Piktura holandeze dhe flamande e Rilindjes
- Piktura Flamande
- Pieter Bruegel i Vjetri
- Holanda Spanjolle
- Armada Spanjolle
- Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
- Lufta Tridhjetëvjeçare
- Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
- Epoka e Artë Holandeze
- Holanda Austriake
- Republika Batave
- Holanda Napoleonike
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Revolucioni Belg
- Historia e Belgjikës
- Historia e Holandës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Kurth, Godefroid (1913). "Burgundy". Catholic Encyclopedia (në anglisht). Vëll. 3.
shiko paragrafin e titulluar: Effects of Philip's Rule: - Vepra kryesore e Filipit të Mirë ishte bashkimi nën autoritetin e tij të shumicës së provincave të Holandës
- ↑ Jan A. van Houtte (1964). Economische en sociale geschiedenis van de Lage Landen (në holandisht). De Han. fq. 130–131.
- ↑ Wim Blockmans; Walter Prevenier; Williem Pieter Blockmans (1983). De Bourgondische Nederlanden (në holandisht). Mercatorfonds. fq. 392–393. ISBN 978-90-6153153-1.
- ↑ Të dhënat e qytetit të Utrecht-it pë shkallën shpërpjestimore të urbanizimit, pasi Overstihti (i cili përfshin shumicën e Overijssel-it dhe Drenthe-s moderne) ishte i populluar shumë rrallë.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Wim Blockmans; Walter Prevenier; Williem Pieter Blockmans (1983). De Bourgondische Nederlanden (në holandisht). Mercatorfonds. ISBN 978-90-6153153-1.
- Jan A. van Houtte (1964). Economische en sociale geschiedenis van de Lage Landen (në holandisht). De Han.
- Kurth, Godefroid (1913). "Burgundy". Catholic Encyclopedia (në anglisht). Vëll. 3.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Burgundian Netherlands: Court Life". Metropolitan Museum (në anglisht).
- "Burgundian Netherlands: Private Life". Metropolitan Museum (në anglisht).
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë latinisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë frëngjisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë holandisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Luxembourgish- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Walloon- cituar haptazi
- Pages using div col with small parameter
- Evropa mesjetare
- Shekulli XIV në Evropë
- Shekulli XV në Evropë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Historia e Holandës
- Historia e Vendeve të Ulta
- Evropë Veriperëndimore