Holanda Habsburge
| Lua error te package.lua te rreshti 80: module 'Module:Pagetype/softredirect' not found. |
Habsburgse Nederlanden Pays-Bas des Habsbourg | |||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1482–1797 | |||||||||||||||
| |||||||||||||||
| Statusi | Bashkimi personal i feudeve perandorake brenda Perandorisë së Gjermaniko-Romake | ||||||||||||||
| Kryeqyteti | De facto: Mechelen deri në v. 1530, në vijim Brukseli | ||||||||||||||
| Gjuhët e përbashkëta | |||||||||||||||
| Feja |
| ||||||||||||||
| Qeverisja | Monarki | ||||||||||||||
| Epoka historike | Periudha e hershme moderne | ||||||||||||||
• Trashëgimi nga Dera Habsburge | 1482 | ||||||||||||||
• Përfshirja në Qarkun Burgund | 1512 | ||||||||||||||
• Sanksioni Pragmatik | 1549 | ||||||||||||||
• Trashëgimi nga Spanja Habsburge | 1556 | ||||||||||||||
• Paqja e Münster-it | 30 janar 1648 | ||||||||||||||
• Traktati i Rastatt-it | 7 mars 1714 | ||||||||||||||
• Beteja e Sprimontit | 18 shtator 1794 | ||||||||||||||
• Traktati i Kampo Formios | 17 tetor 1797 | ||||||||||||||
| |||||||||||||||
| Sot pjesë e | Holanda, Belgjika, Luksemburgu | ||||||||||||||
Holanda Habsburge (Habsburgse Nederlanden, Pays-Bas des Habsbourg, në latinisht e quajtur Belgica) ishin pjesë të Vendeve të Ulta, që sundoheshin nga sovranë të Derës Habsburge të Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake.[1] Ky sundim nisi në vitin 1482 dhe për Holandën Veriore përfundoi në vitin 1581, ndërsa për Holandën Jugore në vitin 1797. Sundimi filloi me vdekjen në vitin 1482 të Marisë së Burgundisë të Derës Valoi-Burgundi, e cila ishte sunduesja e Vendeve të Ulta dhe gruaja e perandorit të Romës së Shenjtë Gjermanike, Maksimiliani I i Austrisë.[2] Nipi i tyre, perandori Karli V, lindi në Holandën Habsburge dhe e bëri Brukselin një nga kryeqytetet e tij.[3][4]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Karli V (1500–1558) kishte lindur dhe ishte rritur në qytetin flamand të Gentit; i cili fliste frëngjisht. Karli e shtriu territorin burgund me aneksimin e Turnait, Artois, Utrecht, Groningen dhe Guelders për të krijuar Shtatëmbëdhjetë Provincat. qytetet e rajonit tashmë ishin bashkuar nga paraardhësit burgundë të Karlit, por nominalisht ishin feude të Francës ose të Perandorisë së Shenjtë Romako-Gjermanike. Kur ai ishte i mitur, halla e tij Margareta u bë regjente e tij deri në vitin 1515. Franca hoqi dorë nga pretendimet e saj të vjetra mbi Flandrën në vitin 1528.[5]
Nga vitit 1515 deri në vitin 1523, qeverisja e Karlit në Vendet e Ulta duhet të përballej me rrebelimin e fshatarëve frizianë (të drejtuar nga Pier Gerlofs Donia dhe Wijard Jelckama). Gelre u orvat të ndërtonte shtetin e saj në Holandën veri-lindore dhe Gjermaninë veri-perëndimore. Duke i munguar fondet në shekullin e XVI, Gelre i kishte rekrutuar ushtarët duke u lejuar plaçkitjen e tokave të armikut. Këta ushtarë ishin një kërcënim i madh për Holandën Habsburge, pasi ata plaçtikën e dhe Hagën.

Dukët e Burgundesë përgjatë viteve nëpërmjet martesave të zgjuara, blerjeve dhe luftës, kishin marë kontrollin e Shtatëmbëdhjetë Provincave, që përbënin Vendet e Ulëta. Ato tashmë ishin Holanda Veriore, Holanda Jugore (tani Belgjika) në jug dhe Luksemburgu në jug-lindje. Të njohura si "Qarku Burgund", këto toka u vunë nën kontrollin e Familjes Habsburge.
Karli u bë sundues në vitin 1506, por në vitin 1515 ai u largua nga territori për tu bërë mbret i Spanjës dhe më vonë perandor i shenjtë gjermaniko-romak. Karli ia ktheu kontrollin regjentëve të tij (të afërm të tij të afërt) dhe në praktikë sundimi mbi Vendet e Ulëta u ushtrua nga spanjollët nën autoritetin e tij. Provincat kishin secila qeverinë dhe oborret e tyre, të kontrolluara nga fisnikëria vendore dhe traditat dhe të drejtat e ("liritë") që datonin prej shekujsh. Në mënyrë të ngjashme qytetet e shumta kishin qeveritë dhe të drejtat e tyre ligjore, zakonisht të kontrolluara nga tregtarët. Në krye të këtij rajoni spanjoll kishte imponuar një qeverisje disi qendrore, Pronat e Përgjithshme të Holandës, me zyrtarët dhe oborret e saj.[6] Zyrtarët spanjollë të dërguar nga Karli i injoruan traditat dhe fisnikëria holandeze ashtu dhe zyrtarët vendorë, nxitën një ndjenjë nacionaliste anti-spanjolle, e cila çoi në Revoltën Holandeze. Me shfaqjen e Reformimit Protestant, Karli — tani perandor —ishte i vendosur ta shtypte Protestantizmin. Trazirat filluan në jug, të përqëndruara në metropolin e madh e të pasur të Antverpenit. Holanda ishte një njësi veçanërisht e pasur e Perandorisë Spanjolle, veçanërisht pas Traktatit të Cateau-Cambrésis të vitit 1559; ai do t’u jepte fund katër dekadave luftë midis Francës dhe Spanjës duke i lejuar Spanjës repozicionimin e ushtrisë së saj.[7]

Në vitin 1548, Karli i dha Holandës statusin e një entiteti në të cilin shumë nga ligjet e Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake u bënë të vjetëruar. "Transaksioni i Augsburgut"[8] krijoi Qarkun Burgund të Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake, që përfshinte Vendet e Ulëta dhe Franche-Comté. Një vit pasi Sanksionit Pragmatik i vitit 1549 pohonte se Shtatëmbëdhjetë Provincat mund t’u kalonin vetëm trashëgimtarëve të tij si një entitet i përbërë.[9]
Reformacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjatë shekullit të XVI, Reformimi protestant mori me shpejtësi hapsirë në Evropën Veriore, veçanërisht format e tij luterane dhe kalviniste.[10] Protestantët holandezë, pas shtypjes fillestare, u toleruan nga autoritetet vendore. Nga vitet 1560, bashkësia protestante kishte fituar një ndikim të rëndësishëm në Holandë, megjithëse ajo në atë kohë përbënte qartësisht një pakicë.[11] Në një shoqëri të varur nga tregtia, liria dhe toleranca konsideroheshin thelbësore. Gjithësesi, sunduesit katolikë Karli V dhe më vonë Filipi II, e kthyen në misionin e tyre mundjen e Protestantizmit, që konsiderohej një herezi nga Kisha Katolike dhe një kërcënim për qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit hierarkik politik. Nga ana tjetër, protestatët holandezë intensivisht moralistë këmbëngulnin në teologjinë e tyre biblike, përkushtimin e sinqertë dhe stili i përulur i jetesës ishte morali superior për zakonet luksoze dhe besimin sipërfaqësor të fisnikërisë kishtare.[12] Masat e ashpra ndëshkimore të sunduesve çuan në mospajtime në rritje në Holandë, ku qeverisja vendore kishte marrë një kurs bashkekzistence paqësore. Në gjysmën e dytë të shekullit, situata u përshkallëzua. Filipi dërgoi trupa për ta shtypur rrebelimin, duke e kthyer prapë Holandën në një rajon katolik.[13]
Nëse vala e parë e Reformacionit, Luteranizmi, fitoi mbi elitat në Antverpen dhe në Jug. Spanjollët e shtypët atë aty me sukses dhe Luteranizmi lulëzoi vetëm në Frieslandën lindore.[14]
Vala e dytë e Reformacionit, erdhi në formën e Anabaptizmit, që ishte popullor mes bujqëve të zakonshëm në Holland dhe Friesland. Anabaptistët ishin shoqërisht shumë radikalë dhe barazitistë; ata besonin se apokalipsi ishte shumë afër. Ata refuzonin të jetonin sipas mënyrës së vjetër dhe nisën bashkësi të reja, duke krijuar mjaft rrëmujë. Një anabaptist i shquar holandez ishte Menno Simons, që do të themelonte kishën menonite. Lëvizja u lejua në veri, por nuk u rrit kurrë në një shkallë të madhe.[15]
Vala e tretë e Reformacionit, që u ngulit përfundimisht në zonë, ishte Kalvinizmi. Ai mbërriti në Holandë në vitet 1540, duke tërhequr si elitën ashtu dhe popullsinë e zakonshme, veçanërisht në Flandër. Katoliët spanjollë u përgjigjën me përndjekje të ashpër, duke futur Inkuizicionin në Vendet e Ulta. Kalvinistët u rrebeluan. Fillimisht pati një ikonoklastizëm në vitin 1566, i cili ishte një shkatërrim sistematik i statujave të shenjtëve dhe imazheve të tjera devocionale katolike në kisha. Në vitin 1566, Uilliami i Heshtur, një kalvinist, nisi Luftën Tetëdhjetë Vjeçare për ti çliruar holandezët pavarësisht besimit nga Spanja Katolike. Jerome Blum thotë se: "Durimi i tij, toleranca, vendosmëria, shqetësimi për popullin e tij dhe besimi në qeverisjen me pëlqim, i mbajti holandezët bashkë, duke e mbajtur shpirtin e tyre të revoltës gjallë."[16] Provincat Holland dhe Zelandë, duke qenë kryesisht kalviniste nga viti 1572, iu nënshtruan sundimit të Uilliamit. Provincat e tjera mbetën pothuajse tërësisht katolike.[17][18]
Preludi drejtë luftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendet e Ulta ishin një pjesë e çmuar e Perandorisë Spanjolle, veçanërisht pas Traktatit të Cateau-Cambresis në vitin 1559. Ky traktat i jepte fund periudhës dyzet vjeçare të luftës midis Francës
dhe Spanjës
të zhvilluar në Itali nga viti 1521 deri në vitin 1559.[7] Traktati i Cateau-Cambresis ishte pika e kthesës—jo vetëm për fushën e betejës, që kishte qenë Italia, por edhe për Evropën Veriore. Spanja kishte mbajtur trupa në Vendet e Ulta për të qenë të gatshme për të sulmuar Francën nga veriut ashtu si dhe nga jugu.
Me sheshimin e aq shumë çështjeve të rëndësishme midis Francës dhe Spanjës nëpërmjet Traktatit të Cateau-Cambresis, nuk kishte më arsye për ti mbajtur trupat spanjolle në Vendet e Ulta. Kështu, populli i Vendeve të Ulta mund të merej me punët e kohës së paqes. Pasi ata bënë kështu, kuptuan se kishte një kërkesë të madhe për prodhimet e tyre. Peshkimi kishte qenë prej kohësh një pjesë e rëndësishme e Ekonomisë së Holandës. Megjithatë, tashmë vetëm peshkimi i harengave do të zinte 2,000 varka që operonin në portet holandeze. Spanja, akoma konsumatori më i mirë i tregtarëve holandezë, po blinte pesëdhjetë anije të mëdha plotë me orendi dhe pajisje shtëpiake nga tregtarët flamandë. Për më tepër, mallrat holandeze prej leshi ishin të dëshiruara kudo. Holanda blinte dhe përpunonte mjaft lesh spanjoll për të shitur katër milionë florinë prodhime leshi nëpërmjet tregtarëve në Bruges. Aq i fuqishëm ishte oreksi holandez për lesh të papërpunuar në atë kohë, sa ata blinin afërsisht po aq lesh anglez sa dhe lesh spanjoll. Tregtia tërësore me Anglinë vetëm arrinte në 24 milionë florinë. Shumë nga eksportet shkonin në Angli duke rezultuar në fitim të pastër për holandezët, për shkak se mallrat e eksportuara ishin të manifakturës së tyre. Vendet e Ulta sapo po nisnin të hynin në Epokën e Artë. Brabanti dhe Flandra ishin pjesët më të pasura dhe të lulëzuara të Republikës Holandeze në atë kohë.[19] Holanda ishte një nga vendet më të pasura në botë. Popullsia në vitin 1560 arrinte në 3 milionë banorë, me 25 qytete me 10,000 banorë ose më shumë, prania më e madhe urbane në Evropë me distancë; me qendrën tregtare dhe financiare të Antverpenit që ishte veçanërisht e rëndësishme (me një popullsi prej 100,000 banorësh). Spanja nuk mund ta përballonte humbjen e këtij territori të pasur, as të lejonte që ai të ikte nga kontrolli katolik. Në këtë mënyrë do të fillonin 80 vite luftë.
Një katolik i devotshëm, Filipi ishte i befasuar nga suksesi i Reformacionit në Vendet e Ulta, të cilat kishin çuar në një numër në rritje të kalvinistëve. Përpjekjet e tij për ta shtrënguar përndjekjen fetare të protestantëve dhe qendërzimi i qeverisë nga ai, zbatimin e ligjit dhe vjeljen e taksave, e bënë atë jo popullor dhe çuan në një revoltë. Fernando Alvarez de Toledo, duka i Albës, u dërgua me një Ushtri Spanjolle për të ndëshkuar holandezët e pabindur në vitin 1567.[20]
Rezistenca e vetme që duka i Albës hasi në marshimin e tij përmes Vendeve të Ulta ishin fisnikët Lamoral, konti i Egmontit; Filipi i Montmorencit, konti i Hornit dhe të tjerë. Me afrimin e dukës së Albës dhe Ushtrisë Spanjolle, Uilliami i Heshtur i Oranzhit u largua në Gjermani me tre vëllezërit dhe të gjithë familjen e tij më 11 prill 1567. Duka i Albës kërkoi ti takonte dhe të bisedonte me fisnikët që tani përballeshin me të me ushtri. Megjithatë, kur fisnikët mbërritën në Bruksel ata u arrestuan të gjithë dhe konti i Egmontit dhe ai i Hornit u ekzekutuan.[20] Duka i Albës pastaj revokoi të gjitha traktatet e mëparshme që Margareta, Dukesha e Parmës kishte nënshkruar me protestantët e Vendeve të Ulta, duke themeluar inkuizicionin për të shtrënguar zbatimin e dekreteve të Koncilit të Trentos.
Lufta Tetëdhjetë Vjeçare (1568–1648)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lufta Holandeze për Pavarësi nga Perandoria Spanjolle quhet shpesh Lufta Tetëdhjetë Vjeçare (1568–1648). Pesëdhjetë vitet e para (1568 deri në 1618) ishin një luftë vetëm midis Spanjës Katolike dhe rrebelëve protestantë të Vendeve të Ulta. Ai ishte një konflikt ushtarak me elemente fetare të përfshira. Gjatë tridhjetë viteve të fundit (1618–1648) konfliki midis Spanjës dhe Holandës u zhyt në luftën e përgjithshme evropiane, që u bë e njohur si Lufta Tridhjetë Vjeçare.[21] Shtatë provinca rrebele të Holandës në vijim u bashkuan në Bashkimin e Utrecht-it në vitin 1579 dhe formuan Republikën e Shtatë Vendeve të Ulta të Bashkuara (të njohur edhe si "Provincat e Bashkuara"). Akti i Betimit ose Plakkaat van Verlatinghe u nënshkrua më 26 korrik 1581, duke formalizuar deklaratën e pavarësisë së Vendeve të Ulta veriore nga Perandoria Spanjolle. Toleranca fetare ishte një element kyç i ideologjisë së saj politike.
Uilliami i Oranzhit (1533–1584), themeluesi i familjes mbretërore holandeze, i drejtoi holandezët gjatë pjesës së parë të luftës. Vitet më të para qenë një sukses për trupat spanjolle. Megjithatë, holandezët kundërvepruan ndaj rrethimeve pasuese në Holland. Në nëntor dhe dhjetor të vitit 1572, të gjithë qytetarët e Zutphen-it dhe Naardenit u masakruan nga spanjollët. Nga 11 dhjetori i atij viti qyteti i Haarlemit u rrethua, duke e mbajtur për shtatë muaj, deri më 13 korrik 1573. Oudewater-i u pushtua nga spanjollët më 7 gusht 1575 dhe shumica e banorëve të tij u vranë. Maastricht-i u rrethua, plaçkit dhe shkatërrua dy herë njëra pas tjetrës (në vitet 1576 dhe 1579) nga spanjollët.

Në një luftë gjerësisht rrethimesh në vend të betejave, guvernatori i përgjithshëm Alessandro Farnese provoi trimërinë e tij. Strategjia e tij ishte të ofronte terma bujare për dorëzimin e një qyteti: aty nuk do të kishte më masakra ose plaçkitje; privilegjet historike urbane mbaheshin; do të kishte një falje të plotë dhe amnisti; rikthimi në Kishën Katolike do të ishte gradual. Katolikët konservatorë në jug dhe lindje mbështetën spanjollët. Farnese rimori Antverpenin dhe gati të gjithë atë që do të bëhej Belgjika.[22] Shumica e territorit holandisht-folës në Vendet e Ulta u morë nga Spanja, por jo në Flandër, e cila edhe sot mbetet pjesë e Belgjikës. Flandra ishte territori më radikal anti-spanjoll. Shumë flamandë u larguan në Holland, mes tyre gjysma e popullsisë së Antverpenit, 3/4 e Bruges dhe Gent dhe të gjithë popullsinë e Nieuwpoort, Dunkerque dhe zonën rurale.[23] Fushata e tij e suksesshme u dha katolikëve kontrollin e gjysmës së poshtme të Vendeve të Ulta, duke qenë pjesë e Kundër-Reformimit Katolik.
Lufta vazhdoi u vazhdua edhe për një gjysmë shekulli tjetër, por luftimi kryesor kishte mbaruar. Paqja e Vestphalisë, e nënshkruar në vitin 1648, konfirmoi pavarësinë e Provincave të Bashkuara nga Spanja. Holandezët nisën të zhvillonin një identitet kombëtar, duke nisur nga shekulli XV, por zyrtarisht ata mbetën një pjesë e Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake deri në vitin 1648. Identiteti kombëtar u formua kryesisht nga provinca që banorët vinin. Provinca e Hollandës ishte provinca më e rëndësishme me distancë nga të tjerat.
Katolikët në Holandë ishin një pakicë e paligjshme që ishte shtypur nga kalvinistët. Pas vitit 1572, gjithësesi, ata bënë një kthim mbresëlënës (gjithashtu si pjesë e Kundër-Reformimit katolik), duke formuar seminare, duke reformuar kishën e tyre dhe duke dërguar misionarë në distriktet protestante. Laikët shpesh morën drejtimin; qeveria kalviniste shpesh i arrestonte ose shqetësonte priftërinjtë që dukeshin tepër efektivë. Numri i katolikëve u stabilizua në rreth një të tretën e popullsisë në Vendet e Ulta; ata ishin më të fortë në jug-lindje.[24][25]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Holanda Habsburge ishte një entitet gjeo-politik që përfshinte të gjithë Vendet e Ulëta (d.m.th. Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun e tanishëm, si dhe shumicën e departamenteve franceze të Nordit dhe Pas-de-Calais, nga viti 1482 deri në vitin 1581. Vendet e Ulëta veriore filluan të zhvilloheshin nga viti 1200, me kontrollin e vërshimeve dhe drenazhimin e tokave, që pastaj mund të kultivoheshin. Popullsia u rrit dhe Rajoni Holland u bë i rëndësishëm. Lumenjtë në Vendet e Ulta rrjedhin nga lindja në perëndim, duke u bërë pengesa politike dhe strategjike për ndikimin jugor në veri, duke formuar kështu dy zona të ndara gjeografikisht.[26]
Pasi perandori habsburg Karli V mori dukatin Gueldersit nga duka Uilliam i Jyliç-Cleves-Bergut me Traktatin e Venlos në vitin 1543, shtatëmbëdhjetë provincat përfshinin:
| Stema | Emri | Zhvillimet |
|---|---|---|
| Konteja Holland | Territor i integruar me Provincat e Bashkuara në v. 1581. | |
| Konteja e Zelandës | E lidhur me Kontenë Holland. Territor i integruar me Provincat e Bashkuara në v. 1581. | |
| Konteja e Flandrës | Duke përfshirë Flandrën Valone (Kasselrijen Rijsel, Duai dhe Orchies) burgraviatet e Lille, zotërimi i Turnait dhe Turnaisisit (që nga v. 1521) nominalisht pjesë e Flandrës. | |
| Kontea e Artois | Çeduar përfundimisht Francës në v. 1659 nga Traktati i Pirenejve. përveç Aire dhe Sint-Omaars, çeduar me Traktatet e Nijmegenit. | |
| Kontea e Hainautit | ||
| Kontea e Namurit | ||
| Kontea e Zutfenit | Që nga v. 1543.[31] E lidhur me Dukatin e Gelres. Territori u integrua me Provincat e Bashkuara në v. 1581 dhe u ribashkua në v. 1591. | |
| Dukati i Brabantit | Duke përfshirë zotërimin e Bredës, kontetë e Leuvenit dhe Brukselit, dhe Avokacinë e Abacisë së Nivellesit dhe Gembloux, si dhe tokat e "Overmas" të Brabantit (Dalhem, Valkenburg dhe Herzogenrathin). Një pjesë e territorit u transferua te Provincat e Bashkuara. | |
| Dukati i Luksemburgut | ||
| Dukati i Limburgut | I lidhur me Dukatin e Brabantit. | |
| Dukati i Gueldersit | Me Zotërimin e Drenthes, Lingenit, Vedes dhe Vestervoldes. Që nga v. 1543.[31] Territori u përfshi me Provincat e Bashkuara në v. 1581; përveç një pjese. | |
| Zotërimi i Overijselit | Përfshin Drenten (hartë e v. 1658). Kontea e Lingenit, Vedes dhe Vestvoldingerlandit (që nga v. 1528). Territori u përfshi me Provincat e Bashkuara në v. 1591.[32] | |
| Zotërimi i Groningenit | Duke përfshirë Omelandenin. Që nga v. 1536. Territor plotësisht i bashkuar me Provincat e Bashkuara në v. 1594.[33] | |
| Zotërimi i Frizisë | Që nga v. 1524. Territor i bashkuar me Provincat e Bashkuara në v. 1581. | |
| Zotërimi i Utrehtit | Që nga v. 1528. Territor i bashkuar me Provincat e Bashkuara në v. 1581. | |
| Zotërimi i Mechelen-it | I lidhur me Dukatin e Brabantit. Territor i bashkuar me Provincat e Bashkuara midis v. 1581-1585.[34] | |
| Margraviati i Antverpit | I lidhur me Dukatin e Brabantit. I humbur nga Provincat e Bashkuara në v. 1585.[34] |
Secila provincë kishte një stemë të veçantë. Shtetet e Përgjithshme të Holandës (parlamenti i përgjithshëm) kishin stemën e tyre, një shqytë të kuqe me një luan të artë të armatosur. Jo gjithmonë e njëjta provincë përfaqësohej në Shtetet e Përgjithshme të Holandës. Ndonjëherë, një delegacion përfshihej në një tjetër.
Në vitet e fundit, Kontea e Zutfenit u bë pjesë e Dukatit të Gueldersit dhe Dukati i Limburgut ishte i varur nga Dukati i Brabantit. Zotërimi i Drenthes ndonjëherë konsiderohej pjesë e Zotërimit të Overijselit. Nga ana tjetër, qytetet frëngjisht-folëse të Flandrës ndonjëherë njiheshin si një provincë e veçantë. Kështu, në disa lista Zutfeni dhe Drentheja janë zëvendësuar nga burgraviatet e Lille-s, Duait, Orchies (i quajtur edhe Flandra Valone), Turnai dhe Turnaisisi.
Ishin disa feude në Vendet e Ulëta që nuk ishin pjesë e Shtatëmbëdhjetë Provincave, kryesisht për shkak se nuk i përkisnin Qarkut Burgund, por Qarkut të Renit të Poshtëm-Vestfalisë. Më i madhi nga këta ishte Princ-Peshkopata e Lizhit, duke përfshirë Kontenë e Hornes dhe Peshkopatën e Kambrait. Etnikisht dhe kulturalisht dukatet holandeze të Cleves Jyliçit nuk u bashkuan asnjëra. Në veri, kishte gjithashtu pak entitete më të vogla si ishulli i Amelandit, që do të mbanin zotërit e tyre deri në Revolucionin Francez.
Historianët kanë krijuar variante të ndryshme të listës, por gjithëmonë me 17 entitete. Ky numër do të zgjidhej për shkak të konotacionit të tij kristian.[35]
Sunduesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1482–1506 Filipi I i Kastiljes si dukë i Burgundsë, Maksimiliani I, babai i tij, si regjent (1482–1493), Margareta e Jorkut, njërka e tij, guvernatore (1489–1493)
- 1506–1556 Karli V si dukë i Burgundisë, si perandor gjermaniko-romak nga viti 1519.
- 1556–1581 Filipi II si mbret i Spanjës.
Provincat sundoheshin në emrin e tyre nga një guvernator (stadtholder ose landvoogd):
- 1489–1493 Margareta e Jorkut, dukesha e ve e Burgundisë
- 1506–1507 William de Croÿ, Marquis d'Aerschot
- 1507–1530 Margareta e Austrisë, dukesha e Savojës
- 1531–1555 Maria e Hungarisë
- 1555–1559 Emanuel Filiberti, duka i Savojës
- 1559–1567 Margareta e Parmës
- 1567–1573 Fernando Álvarez de Toledo, duka i III-të i Albës
- 1573–1576 Luis de Requesens y Zúñiga
- 1576–1578 Johani i Austrisë
- 1578–1592 Alessandro Farneze, duka i Parmës. Në vitin 1578, kryengritësit holandezë caktuan arkidukën Matthias të Austrisë guvernator, megjithëse ai nuk mund të fitonte dhe dha dorëheqjen para Aktit të Betimit të vitit 1581.
- 1685–1692 Francisco Antonio de Agurto Salcedo Medrano Zúñiga
Flamuri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë periudhës spanjolle mendohet se flamuri ishte Kryqi i Burgundisë. Pas një periudhe trazirash me Luftën Tetëdhjetë Vjeçare, nga viti 1713, Vendet e Ulta jugore u ndanë nga Spanja duke u bashkuar me Austrinë, duke marrë një flamur të përbërë nga tre fasha të barabarta horizontale, që shfaqnin ngjyrën e kuqe, të bardhë dhe të artë. Një kryq i vogël i Burgundisë ishte i pranishëm, i cili në vitin 1781 u mbulua nga një shqiponjë dy-krenare.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e Holandës
- Parahistoria e Holandës
- Holanda gjatë Periudhës Romake
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Karli i Madh
- Karolingët
- Ekspansioni islam
- Pushtimi mysliman i Gadishullit Iberik
- Epoka e Vikingëve
- Fiset Nordike
- Republikat Detare
- Dinastia Otoniane
- Perandoria e Shenjtë Romake
- Historia ekonomike e Evropës (1000 pas Krishtit – sot)
- Portolanët
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda Burgunde
- Piktura e hershme holandeze
- Karli V, Perandor i Shenjtë Romak
- Filipi II i Spanjës
- Monarkia Hapsburge
- Rilindja në Vendet e Ulta
- Piktura holandeze dhe flamande e Rilindjes
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Perandoria Spanjolle
- Holanda Spanjolle
- Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
- Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
- Armada Spanjolle
- Lufta Tridhjetëvjeçare
- Epoka e Artë Holandeze
- Perandoria Koloniale Holandeze
- India Hollandeze
- Bengali Hollandez
- Inditë Lindore Holandeze
- Kolonia Holandeze e Kepit
- Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore
- Kolonizimi Holandez i Amerikës
- Antilet Holandeze
- Holanda Austriake
- Republika Batave
- Holanda Napoleonike
- Perandoria Austriake
- Austro-Hungaria
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Revolucioni Belg
- Historia e Belgjikës
- Historia e Holandës (1900–Tani)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Erik Aerts; M. Baelde; Herman Coppens; H de Schepper; Hugo Soly; etj. (1994). De centrale overheidsinstellingen van de Habsburgse Nederlanden (1482-1795) (në holandisht). Algemeen Rijksarchief.
- ↑ Louis H. J. Sicking (2004). Neptune and the Netherlands: State, Economy, and War at Sea in the Renaissance (në anglisht). Brill. fq. 13. ISBN 900413850-1.
- ↑ "How Brussels became the capital of Europe 500 years ago". The Brussels Times (në anglisht). 21 prill 2017. Marrë më 1 mars 2020.
- ↑ Everett Jenkins Jr. (2015). The Muslim Diaspora: A Comprehensive Chronology of the Spread of Islam in Asia, Africa, Europe and the Americas (në anglisht). Vëll. 2. 1500-1799. McFarland. fq. 36. ISBN 978-1-4766-0889-1.
- ↑ James D. Tracy (2002). Emperor Charles V, Impresario of War: Campaign Strategy, International Finance, and Domestic Politics (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 258. ISBN 978-052181431-7.
- ↑ H. G. Koenigsberger (1988). "The Beginnings of the States General of the Netherlands". Parliaments, Estates and Representation (në anglisht). 8 (2): 101–114.
- 1 2 Albert Léon Guérard (1959). France: A Modern History (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 134–136.
- ↑ Martin van Gelderen (2002). The Political Thought of the Dutch Revolt 1555–1590 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 18. ISBN 978-052189163-9.
- ↑ Kamen, Henry (2005). Spain, 1469–1714: A Society of Conflict (në anglisht) (bot. i 3-të). Harlow, Mbretëri e Bashkuar: Pearson Education. ISBN 978-0-582-78464-2.
- ↑ Joke Spaans (2004). "8. Reform in the Low Countries". përmbledhur nga R. Po-chia Hsia (red.). A Companion to the Reformation World (në anglisht). Blackwell Publishing. fq. 118–134. ISBN 978-140517865-5.
- ↑ Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 104. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Euan Cameron; Larsissa Taylor (2004). "1. Dissent and Heresy – 2. Society and Piety". përmbledhur nga R. Po-chia Hsia (red.). A Companion to the Reformation World (në anglisht). Blackwell Publishing. fq. 3–36. ISBN 978-140517865-5.
- ↑ Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 155. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 374–375. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 86–91. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Jerome Blum; Rondo E. Cameron; Thomas Garden Barnes (1970). The European World: A History (në anglisht). Little, Brown. fq. 160–161.
- ↑ Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 361–395. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Diarmaid MacCulloch (2004). The Reformation (në anglisht). Viking. fq. 367–372. ISBN 978-067003296-9.
- ↑ Thomas Colley Grattan (1907). "Condition of the Netherlands Under Philip II – Commencement of the Revolution 1566". përmbledhur nga Walter Harold Claflin; Elbert Jay Benton (red.). History of Nations: Holland and Belgium (në anglisht). Nju Jork: J. D. Morris. fq. 72–74, 103–105.
- 1 2 John Lothrop Motley (1855). The Rise of the Dutch Republic: A History (në anglisht). Nju Jork: Harper & Brothers. fq. 106–115, 121, 122, 207, 213.
- ↑ Geoffrey Parker, red. (1988). The Thirty Years' War (në anglisht). Nju Jork: Military Heritage Press. fq. 2. ISBN 978-0-88029296-2.
- ↑ Violet Soen (2012). "Reconquista and Reconciliation in the Dutch Revolt: The Campaign of Governor-General Alexander Farnese (1578–1592)". Journal of Early Modern History (në anglisht). 16 (1): 1–22. doi:10.1163/157006512X620627.
- ↑ Bart de Groof (1993). "Alexander Farnese and the Origins of Modern Belgium". Bulletin de l'Institut Historique Belge de Rome (në anglisht). 63: 195–219.
- ↑ Charles H. Parker (2008). Faith on the Margins: Catholics and Catholicism in the Dutch Golden Age (në anglisht). Kembrixh, Masaçusets; Londër: Harvard University Press. ISBN 978-0-674-02662-9.
- ↑ Peter-Paul Koch. "II. Kuyper's World". Dutch Politics – A Primer for Foreigners (në anglisht). Quirksmode.org.
- ↑ Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 11–12. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Arnold Hermann Ludwig Heeren (1864). A Manual of the History of the Political System of Europe and Its Colonies: From Its Formation at the Close of the Fifteenth Century, to Its Re-establishment Upon the Fall of Napoleon (në anglisht). Përkthyer nga David Alphonso Talboys. H. G. Bon. fq. 65.
- ↑ "De namen van de Zeventien Provinciën (image)". Engelfriet (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2022. Marrë më 12 korrik 2023.
- ↑ "Ruzie met de Raad van State leidde tot de 80-jarige oorlog". Engelfriet (në holandisht). 13 janar 2005. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2023. Marrë më 12 korrik 2023.
- ↑ "Wapens van de Zeventien Provinciën, Abraham de Bruyn (mogelijk), naar Chrispijn van den Broeck, 1582". Rijksmuseum (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2023. Marrë më 12 korrik 2023.
- 1 2 Johan Rudolf Thorbecke; Robert Jacobus Fruin; Herman Theodoor Colenbrander (1922). "2. Verhouding tot het Rijk van de Zeventien Provinciën". Geschiedenis der staatsinstellingen in Nederland tot de dood van Willem II (në holandisht). Universiteit Leiden. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2019.
- ↑ "De munt van Overijssel". De Kopergeld pagina (në holandisht). 27 tetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2008.
- ↑ "De munt van Groningen". De Kopergeld pagina (në holandisht). 19 tetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2008.
- 1 2 Modesto Lafuente (1862). Historia general de España (në spanjisht). Vëll. 7. Establecimiento tipografico de D. Francisco de P. Mellado. fq. 401. Marrë më 12 korrik 2023.
- ↑ "The invention of the Dutchman" (në anglisht). Universiteti i Leidenit. 20 mars 2007. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2011. Marrë më 9 gusht 2020.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Erik Aerts; M. Baelde; Herman Coppens; H de Schepper; Hugo Soly; etj. (1994). De centrale overheidsinstellingen van de Habsburgse Nederlanden (1482-1795) (në holandisht). Algemeen Rijksarchief.
- Jerome Blum; Rondo E. Cameron; Thomas Garden Barnes (1970). The European World: A History (në anglisht). Little, Brown.
- Euan Cameron; Larsissa Taylor (2004). "1. Dissent and Heresy – 2. Society and Piety". përmbledhur nga R. Po-chia Hsia (red.). A Companion to the Reformation World (në anglisht). Blackwell Publishing. fq. 3–36. ISBN 978-140517865-5.
- Martin van Gelderen (2002). The Political Thought of the Dutch Revolt 1555–1590 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-052189163-9.
- Thomas Colley Grattan (1907). "Condition of the Netherlands Under Philip II – Commencement of the Revolution 1566". përmbledhur nga Walter Harold Claflin; Elbert Jay Benton (red.). History of Nations: Holland and Belgium (në anglisht). Nju Jork: J. D. Morris. fq. 67–115.
- Bart de Groof (1993). "Alexander Farnese and the Origins of Modern Belgium". Bulletin de l'Institut Historique Belge de Rome (në anglisht). 63: 195–219.
- Albert Léon Guérard (1959). France: A Modern History (në anglisht). University of Michigan Press.
- Arnold Hermann Ludwig Heeren (1864). A Manual of the History of the Political System of Europe and Its Colonies: From Its Formation at the Close of the Fifteenth Century, to Its Re-establishment Upon the Fall of Napoleon (në anglisht). Përkthyer nga David Alphonso Talboys. H. G. Bon.
- Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. ISBN 978-0-19-873072-9.
- Everett Jenkins Jr. (2015). The Muslim Diaspora: A Comprehensive Chronology of the Spread of Islam in Asia, Africa, Europe and the Americas (në anglisht). Vëll. 2. 1500-1799. McFarland. ISBN 978-1-4766-0889-1.
- Kamen, Henry (2005). Spain, 1469–1714: A Society of Conflict (në anglisht) (bot. i 3-të). Harlow, Mbretëri e Bashkuar: Pearson Education. ISBN 978-0-582-78464-2.
- Peter-Paul Koch. "II. Kuyper's World". Dutch Politics – A Primer for Foreigners (në anglisht). Quirksmode.org.
- H. G. Koenigsberger (1988). "The Beginnings of the States General of the Netherlands". Parliaments, Estates and Representation (në anglisht). 8 (2): 101–114.
- Modesto Lafuente (1862). Historia general de España (në spanjisht). Vëll. 7. Establecimiento tipografico de D. Francisco de P. Mellado. Marrë më 12 korrik 2023.
- Diarmaid MacCulloch (2004). The Reformation (në anglisht). Viking. ISBN 978-067003296-9.
- John Lothrop Motley (1855). The Rise of the Dutch Republic: A History (në anglisht). Nju Jork: Harper & Brothers.
- Charles H. Parker (2008). Faith on the Margins: Catholics and Catholicism in the Dutch Golden Age (në anglisht). Kembrixh, Masaçusets; Londër: Harvard University Press. ISBN 978-0-674-02662-9.
- Geoffrey Parker, red. (1988). The Thirty Years' War (në anglisht). Nju Jork: Military Heritage Press. ISBN 978-0-88029296-2.
- Louis H. J. Sicking (2004). Neptune and the Netherlands: State, Economy, and War at Sea in the Renaissance (në anglisht). Brill. ISBN 900413850-1.
- Violet Soen (2012). "Reconquista and Reconciliation in the Dutch Revolt: The Campaign of Governor-General Alexander Farnese (1578–1592)". Journal of Early Modern History (në anglisht). 16 (1): 1–22. doi:10.1163/157006512X620627.
- Joke Spaans (2004). "8. Reform in the Low Countries". përmbledhur nga R. Po-chia Hsia (red.). A Companion to the Reformation World (në anglisht). Blackwell Publishing. fq. 118–134. ISBN 978-140517865-5.
- Johan Rudolf Thorbecke; Robert Jacobus Fruin; Herman Theodoor Colenbrander (1922). "2. Verhouding tot het Rijk van de Zeventien Provinciën". Geschiedenis der staatsinstellingen in Nederland tot de dood van Willem II (në holandisht). Universiteit Leiden. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2019.
- James D. Tracy (2002). Emperor Charles V, Impresario of War: Campaign Strategy, International Finance, and Domestic Politics (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-052181431-7.
- Articles containing Dutch-language text
- Articles containing French-language text
- Pages using infobox country or infobox former country with the flag caption or type parameters
- Pages using infobox country or infobox former country with the symbol caption or type parameters
- Articles containing Latin-language text
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Artikuj me stampa hatnote që synojnë një faqe joekzistuese
- Pages using multiple image with auto scaled images
- Pages using div col with small parameter
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Monarkia Habsburge
- Shekulli XV në Evropë
- Shekulli XVI në Evropë
- Shekulli XVII në Evropë
- Shekulli XVIII në Evropë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Historia e Holandës
- Historia e Vendeve të Ulta
- Periudha e hershme moderne
- Evropë Veriperëndimore