Holanda Napoleonike
Kingdom of Holland | |||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1806–1810 | |||||||||
Emblema[2]
| |||||||||
| Motoja: Eendragt maakt magt[Shpjegimi 2] Bashkimi bën fuqinë | |||||||||
| Statusi | Shtet kukull i Perandorisë Napoleonike | ||||||||
| Kryeqyteti | Haga (1806–1808) Utrecht (1808) Amsterdami (1808–1810) | ||||||||
| Gjuhët e përbashkëta | Holandisht, frëngjisht, gjermanishtja e ulët, frizianisht | ||||||||
| Feja | Protestantizmi, Katolicizmi | ||||||||
| Demonim(et) | Holandez | ||||||||
| Qeverisja | Monarki | ||||||||
| Mbreti i Hollandës | |||||||||
• 1806–1810 | Luigji I | ||||||||
• 1810 | Luigji II | ||||||||
| Pensionari i Madh | |||||||||
• 1806 | Carel de Vos van Steenwijk | ||||||||
| Themelimi | |||||||||
| Epoka historike | Luftërat Napoleonike | ||||||||
• Shpallja Mbretëri | 5 qershor 1806 | ||||||||
• Aneksohet nga Perandoria e Parë Franceze | 9 korrik 1810 | ||||||||
| Valuta | Guldeni holandez | ||||||||
| |||||||||
| Sot pjesë e | Holanda, Gjermania | ||||||||
Holanda Napoleonike ose Mbretëria e Hollandës (Koningrijk Holland (shkrimi i kohës), Koninkrijk Holland (shkrimi modern); Royaume de Hollande) ishte shteti pasues i Republikës Batave. Ajo u krijua nga Napoleon Bonaparti në mars të vitit 1806, në mënyrë që të forconte kontrollin mbi Holandën, duke zëvendësuar qeverinë republikane me një monarkike. Që kur u bë perandor, në vitin 1804, Napoleoni u përpoq ti çrrënjoste prirjet republikane në territoret e kontrolluara nga Franca duke vendosur vëllain e tij të tretë, Luigj Bonapartin, në fronin e mbretërisë kukull.[3] Në vitin 1807, rajonet gjermane, përreth Frizisë lindore dhe Xheveri iu shtuan mbretërisë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në vitin 1806 Napoleoni e shndërroi Holandën (bashkë me një pjesë të vogël të asaj që tani është Gjermania) në Mbretërinë Holland, duke vendosur vëllain e tij Luigj Bonapartin (1778–1846), në fron. Mbreti i ri ishte jo popullor, por ai nuk donte që të shmangte vëllain e tij për mbretërinë e tij të re. Napoleoni e detyroi të abdikonte në vitin 1810 dhe e përfshiu Holandën drejtpërdrejtë në Perandorinë Franceze, duke imponuar kontrolle ekonomike dhe rekrutim të të gjithë burrave të rinj si ushtarë.
Kur francezët u tërhoqën nga provincat veriore, në vitin 1813, një triumvirat e u vu në drejtim të një qeverie të përkohshme. Megjithëse shumica e anëtarëve të qeverisë së përkohshme kishin qenë ndër njerëzit që kishin dëbuar Uilliamin e V 18 vjetë më parë, prijësit e qeverisë së përkohshme e dinin se çdo regjim i ri duhet të drejtohej nga biri i tij, William Frederick. Ata gjithashtu e dinin se do të ishte më mirë në pikëpamjen afatgjatë, nëse vetë populli holandez ta vendoste princin, në vend që ti imponohej atij nga Aleanca Anti-Franceze. Në këtë mënyrë, triumvirati e thirri William Frederick-un të kthehej më 30 nëntor dhe i ofroi atij kurorën. Ai e refuzoi, duke e shpallur veten "princi trashëgimtar sovran" më 6 dhjetor.

Fuqitë e Mëdha kishin rënë dakord fshehtësisht të bashkonin Vendet e Ulta Veriore me Holandën Austriake më të populluar dhe principatën-peshkopale më të vogël të Liège-it, në një monarki kushtetuese. Duke pasur një vend më të fortë në kufirin verior të Francës konsiderohej (veçanërisht nga Car Aleksandri) të ishte një pjesë e rëndësishme e strategjisë për të mbajtur fuqinë e Francës nën kontroll. Në vitin 1814, William Frederick-u mori sovranitetin edhe mbi Holandën Austriake dhe Liège-in. Kështu, William Frederick-u përmbushi përpjekjet tre-shekullore të familjes së tij për të bashkuar Vendet e Ulëta nën një sundim të vetëm.
Më 15 mars 1815, me inkurajimin e fuqive të mbledhura në Kongresin e Vjenës, William Frederick-u e ngriti Holandën në statusin e një mbretërie dhe e shpalli veten Mbreti William I. Kjo u bë zyrtare më vonë në vitin 1815, kur Vendet e Ulëta u njohën zyrtarisht si Mbretëria e Bashkuar e Holandës. Kurora u bë një funksion i trashëgueshëm i Derës së Oranzh-Nasaut.

Ndarja administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1807 Mbretëria Napoleonike e Hollandës u nda në njëmbëdhjetë departamente. Secili prej tyre i ndarë në zona, distrikte dhe qytete. Me këtë ndarje qeveria holandeze ndoqi politikën qendërzuese franceze.[4]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Republika Batave
- Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Napoleon Bonaparti
- Perandoria e Parë Franceze
- Luftërat Napoleonike
- Revolucioni Francez
- Republika e Parë Franceze
- Luftërat Revolucionare Franceze
- Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
- Holanda Burgunde
- Holanda Habsburge
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Holanda Spanjolle
- Uilliami i Heshtur
- Piktura holandeze dhe flamande e Rilindjes
- Rilindja në Vendet e Ulta
- Piktura Baroke Flamande
- Arkitektura Baroke Holandeze
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Holanda gjatë Periudhës Romake
- Parahistoria e Holandës
- Perandoria Koloniale Holandeze
- Epoka e Artë Holandeze
- Lufta Tridhjetëvjeçare
- Kompania Holandeze e Indisë Lindore
- Kolonia Holandeze e Kepit
- Kolonizimi Holandez i Amerikës
- Antilet Holandeze
- Holanda Austriake
- Hapsburgët
- Monarkia Hapsburge
- Perandoria Austriake
- Austro-Hungaria
- Historia e Austrisë
- Revolucioni Belg
- Historia e Belgjikës
- Historia e Holandës
- Historia e Holandës (1900-Tani)
- Perandoria Koloniale Belge
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Në holandishten moderne kjo do të bënte Koninkrijk Holland, duke përdorur gërmëzimin Siegenbeek. Gërmëzimi zyrtar, i përdorur në atë kohë, ishte Koningrijk.
- ↑ Eendracht maakt macht në holandishten moderne
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- File:Design of the royal coat of arms of Louis Napoléon Bonaparte, by Alphonse Pierre Giraud, 1808.jpg Alphonse Pierre Giraud (Paris 1786 - Amsterdam 2 qershor 1863), Rijksmuseum Amsterdam
- ↑ File:Design of the royal coat of arms of Louis Napoléon Bonaparte, by Alphonse Pierre Giraud, 1808.jpg Alphonse Pierre Giraud (Paris 1786 - Amsterdam 2 qershor 1863), Rijksmuseum Amsterdam
- ↑ Jonathan Irvine Israel (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477-1806 (në anglisht). Oksford: Claredon Press. fq. 1128. ISBN 978-0-19-873072-9.
- ↑ Remieg Aerts (1999). Land van Kleine gebaren: Een politieke geschiedenis van Nederland 1780-1990 (në holandisht). Nijmegen: SUN. fq. 49. ISBN 978-906168624-8.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Remieg Aerts (1999). Land van Kleine gebaren: Een politieke geschiedenis van Nederland 1780-1990 (në holandisht). Nijmegen: SUN. ISBN 978-906168624-8.
- Jonathan Irvine Israel (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477-1806 (në anglisht). Oksford: Claredon Press. ISBN 978-0-19-873072-9.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- History of the Kingdom of Nederlands në royal-house.nl
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë holandisht- cituar haptazi
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë frëngjisht- cituar haptazi
- Faqe që përdorin kutitë informative të shteteve ose ish shteteve me nëntitull simboli ose parametra lloji
- Pages using div col with small parameter
- 1806 në Evropë
- Historia e Holandës
- Historia e Francës
- Vende të mëparshme në Evropë
- Periudha e vonë moderne
- Shpërbërje shekulli XIX në Evropë
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Evropë Veriperëndimore
- Themelime shekulli XIX në Evropë
- Themelime në 1806
- Shpërbërje në 1810