Shko te përmbajtja

Republika Batave

Republika Batave
(17951801)
Bataafse Republiek
Komunuelthi Batav
(18011806)
Bataafs Gemenebest
1795–1806
Flamuri i Batavia
Flamuri batav
Vula e Madhe (1796) e Batavia
Vula e Madhe (1796)
Motoja: Gelykheid, Vryheid, Broederschap[1]
(Barazi, Liri, Vëllazëri)
Republika Batave në 1797
Republika Batave në 1797
Departamentet Batave në 1801
Departamentet Batave në 1801
StatusiRepublikë motër e Republikës së Parë Franceze dhe Perandorisë së Parë Franceze
KryeqytetiHaga
Qyteti më i madhAmsterdami
Gjuhët zyrtare
Gjuhë të përdorura
Demonim(et)Batavian
QeverisjaRepublikë unitare revolucionare
Qeveria ekzekutive 
 1795
Komiteti Revolucionar
 1795–1796
Shtetet e Përgjithshme
 1796–1798
Asamblea Kombëtare
 1798–1801
Autoriteti Ekzekutiv (Uitvoerend Bewind)
 1801–1805
Këshilli shtetëror (Staatsbewind)
 1805–1806
Rutger Jan Schimmelpenninck
 1806
Carel de Vos van Steenwijk
Epoka historikeLuftërat Revolucionare Franceze
Luftërat Napoleonike
 Revolucioni Batav
19 janar 1795
 Traktati i Hagës
16 maj 1795
5 qershor 1806
Popullsia
 1795
1,883,009[2]
 1806
2,178,000[3]
ValutaGuldeni
Paraprirë nga
Pasuar nga
Republika Holandeze
Holanda Napoleonike
Sot pjesë eHolandës
Belgjikës
Gjermanisë

Republika Batave (holandisht: Bataafse Republiek; frëngjisht: République Batave) ishte shteti pasues i Republikës së Shtatë Holandave të Bashkuara. Ajo u shpall më 19 janar 1795, pas Revolucionit Batav, duke përfunduar më 5 qershor 1806, me ngjitjen e Luigj Bonapartit në fronin holandez. Nga tetori 1801 e në vijim ajo qe e njohur si Komunuelthi Batav (holandisht: Bataafs Gemenebest). Të dy emrat i referohen tribusë gjermanike të batavëve, që përfaqësonin si paraardhësit e holandezëve, ashtu dhe mitin e vjetër nacionalist të tyre.

Herët gjatë vitit 1795, një ndërhyrje nga Republika Franceze rezultoi në rënien e Republikës së vjetër Holandeze. Republika e re gëzoi mbështetje të gjerë nga populli holandez dhe ishte prodhim i një kryengritjeje të mirëfilltë dhe të popullarizuar. Mirëpo, ajo u themelua me përkrahjen e armatosur të Ushtrisë Revolucionare Franceze. Republika Batave u bë një shtet klient, i pari i "republikave motër", dhe më vonë pjesë e Perandorisë së Parë FrancezeNapoleonit. Politikat e saj u ndikuan thellësisht prej francezëve, që përkrahën hiç më pak se tre grusht shtete për të sjellur në fuqi sektet politike që Franca simpatizonte gjatë pikave të ndryshme të zhvillimit të vet politik. Sidoqoftë, procesi i krijimit të një kushtetute të shkruar holandeze u shty kryesisht prej faktorëve të brendshëm politikë dhe jo nga ndikimi francez deri në çastin kur Napoleoni detyroi qeverinë holandeze të pranojë vëllain e tij, Louis Bonaparte, si monark.[4]

Sesioni i parë i Asamblesë Kombëtare në Hagë, 1797

Revolucioni Francez ishte popullor dhe klube të shumta të fshehta po e promovonin atë, kur në janarin e vitit 1795 u pushtua nga ushtria franceze. Klubet e fshehtë u ngritën, përmbysën qeveritë bashkiake dhe provinciale dhe shpallën Republikën Batave (Bataafse Republiek) në Amsterdam. Stadtholderi Uilliami V u arratis në Angli ndërsa parlamenti e shpërbëri veten. Qeveria e re ishte virtualisht një kukull e Francës.[5][6] Republika Batave gëzoi një mbështetje të gjerë dhe dërgoi ushtarë për të luftuar në Ushtrinë Franceze. Pushtimi Anglo-Rus i Holandës në vitin 1799 u smbraps nga Forcat Batavo–Franceze. Gjithësesi, Napoleoni e zëvendësoi atë pasi regjimi i raadpensionaris Rutger Jan Schimmelpenninck (1805–1806) ishte pamjaftueshmërisht i bindur.[7]

Pema e Lirisë në Groningen, 1795, pikt. e Johann Ludwig Hauck

Struktura konfederative e Republikës Holandeze u zëvendësua në mënyrë permanente nga një shtet unitar. Kushtetuta e vitit 1798 pati një karakter xhenuin demokratik, megjithëse një grusht shteti në vitin 1801 vendosi një regjim autoritar në pushtet. Qeveria ministrore u fut për herë të parë në historinë holandeze dhe shumë nga departamentet e tanishme qeveritare datojnë nga kjo periudhë.

Grumbullimi i flotës batave në limanin e Vlisingenit, 1804

Stadtholderi në ekzil ia dorëzoi kolonitë holandeze në "garanci" Britanisë së Madhe dhe i urdhëroi guvernatorët kolonialë të bindeshin. Kjo i dha fund përgjithmonë Perandorisë Koloniale HolandezeGuajanë, Cejlon dhe Koloninë e Kepit. Inditë Lindore Holandeze iu kthyen Holandës nën Traktatin Anglo-Holandez të vitit 1814.[8]

  1. Mart Rutjes (2012). Door gelijkheid gegrepen: democratie, burgerschap en staat in Nederland 1795-1801 (PDF) (në holandisht). Universiteti i Amsterdamit. fq. 21. Marrë më 27 shtator 2023.
  2. "Volkstelling in de Nederlandsche Republiek, uitgegeven op last der commissie tot het ontwerpen van een plan van constitutie voor het volk van Nederland". volkstellingen.nl (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2016.
  3. "The Netherlands: country population". populstat.info (në anglisht). Jan Lahmeyer. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2011.
  4. Schama, f. 245–270.
  5. Chris Cook; John Stevenson (2005). "The Peace Settlement of 1814–15". The Routledge Companion to European History Since 1763 (në anglisht). Abingdon: Routledge. fq. 66. ISBN 978-0-415-34582-8.
  6. John Dunn (2005). Democracy: A History (në anglisht). Nju Jork: Atlantic Monthly Press. fq. 86. ISBN 978-0-87113931-3.
  7. Robert Roswell Palmer (mars 1954). "Much in Little: The Dutch Revolution of 1795". Journal of Modern History (në anglisht). University of Chicago Press. 26 (1): 15–35.
  8. Tarling, Nicholas (1978). "A Vital British Interest: Britain, Japan, and the Security of Netherlands India in the Inter-War Period". Journal of Southeast Asian Studies (në anglisht). 9 (2): 180–218. ISSN 0022-4634.

Lexime të mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Hake, Barry J. (1994). "The making of Batavian citizens: social organization of constitutional enlightenment in The Netherlands, 1795–98". History of Education (në anglisht). 23 (4): 335–353.
  • Leeb, I. Leonard (1973). The ideological origins of the Batavian revolution: History and politics in the Dutch republic 1747–1800 (në anglisht). Springer Science & Business Media.
  • Rutjes, Mart (2015). "Useful citizens: Citizenship and democracy in the Batavian Republic, 1795–1801". The Political Culture of the Sister Republics, 1794–1806 (në anglisht). Universiteti i Amsterdamit. fq. 73–84.
  • Van der Burg, Martijn (2010). "Transforming the Dutch Republic into the Kingdom of Holland: The Netherlands between republicanism and monarchy (1795–1815)". European Review of History – Revue européenne d'histoire (në anglisht). 17 (2): 151–170.
  • Velema, Wyger R.E. (2019). "Reform, Revolution, and the Republican Tradition: The Case of the Batavian Republic". Languages of Reform in the Eighteenth Century (në anglisht). Routledge. fq. 363–383.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

52°4′N 4°18′E / 52.067°N 4.300°E / 52.067; 4.300