Holanda Austriake
Holandat Austriake Österreichische Niederlande Pays-Bas Autrichiens Oostenrijkse Nederlanden Belgium Austriacum | |||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1714–1797 | |||||||||||
|
Flamuri civil | |||||||||||
Hartë e Holandës Austriake | |||||||||||
| Statusi | Bashkimi personal i feudeve perandorake brenda Perandorisë Gjermaniko-Romake | ||||||||||
| Kryeqyteti | Brukseli | ||||||||||
| Gjuhët e përbashkëta | Gjermanisht, frëngjisht (duke përfshirë valonishten, pikardishten dhe shampanjishten), luksemburgisht, holandisht, latinisht | ||||||||||
| Feja | Katolicizmi Roman | ||||||||||
| Qeverisja | Guvernatoriat | ||||||||||
| Guvernator | |||||||||||
• 1716–1724 (i pari) | Eugene Francis | ||||||||||
• 1793–1794 (i fundit) | Karl Ludviku | ||||||||||
| I plotëfuqishëm | |||||||||||
• 1714–1716 (i pari) | Dominik von Königsegg-Rothenfels | ||||||||||
• 1793–1794 (i fundit) | Franz Georg Karl von Metternich | ||||||||||
• Dinastia1 | Habsburge | ||||||||||
• Dinastia2 | Burbone | ||||||||||
| Epoka historike | Periudha e hershme moderne | ||||||||||
• Traktati i Rastatit | 7 mars 1714 | ||||||||||
• Traktati i Fontainebleau | 8 nëntor 1785 | ||||||||||
• Revolcucioni Brabantin | 1789–1790 | ||||||||||
• Beteja of Sprimontit | 18 shtator 1794 | ||||||||||
• Traktati i Kampo Formios | 17 tetor 1797 | ||||||||||
| Valuta | Kronenthaleri | ||||||||||
| |||||||||||
| Sot pjesë e | Holandës, Belgjikës, Gjermanisë dhe Luksemburgut | ||||||||||
Holanda Austriake[Shpjegimi 1] ishte territori i Qarkut Burgund të Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake midis viteve 1714 dhe 1797. Periudha filloi me marrjen nga Monarkia Hapsburge Austriake të ish Holandës Spanjolle sipas Traktatit të Rastatit në vitin 1714. Ajo do të zgjaste deri në aneksimin e territorit nga Franca Revolucionare pas Betejës së Sprimontit në vitin 1794 dhe Paqes së Bazelit në vitin 1795. Austria u tërhoq nga pretendimet e saj mbi provincën në vitin 1797 nëpërmjet Traktatit të Kampo Formios.
Holandat, më parë Holandat Burgunde, të trashëguara nga dega spanjolle e Habsburgëve, duke qenë rrebeluar kundër absolutizmit dhe centralizmit të Filipit të II të Spanjës, sovrani i tyre i përgjithshëm, nisën një luftë e cila në vitin 1568, çoi, në fakt, në formimin në veri të Republikës së Provincave të Bashuara, një shtet i ri pavarësia e të cilit do të njihej përfundimisht në vitin 1648 nga mbreti i Spanjës, gjatë Traktatit të Mynsterit dhe në jug, të një grupi prej rreth dhjetë provincash, të cilat Filipi II dhe, më vonë, pasuesit e tij arritën ti mbajnë nën emrin e Holandat Spanjolle.
Në vitin 1700, mbreti Karli II i Spaijës përcaktoi princin francez, Filipin e Anzhusë, nipi i Luigjit të XIV, si pasuesin e tij. Ai parapëlqeu atë ndaj një anëtari të degës së kushërinjve të Habsburgëve Austriakë. Luigji XIV e pranoi këtë zgjedhje në emër të gruas së tij, prika e të cilës nuk kishte qenë paguar ndonjëherë. Midis Habsburgëve Austriakë, Anglisë dhe Provincave të Bashkuara u formua një kualicion kundër Francës së Luigjit të XIV dhe Spanjës së Filipit të V.
Kjo shënoi fillimin e Luftë së Pasimit Spanjoll (1701–1714), gjatë të cilës, Holanda Spanjolle u pushtua nga Franca në emër të nipit të Luigjit të XIV.
Në fund të kësaj lufte (Traktatet e Utrehtit në vitin 1713 dhe Rastatit në vitin 1714), Mbretëria e Spanjës mbetej në duart e Filipit të V. Megjithatë, ai u desh të dorëzonte Holandat Spanjolle, të cilat u transferuan te Derën e Austrisë, që përbënte një lloj shteti kushinetë midis Provincave të Bashkuara dhe Francës. Traktati i Barrierës (1715) u dha Provincave të Bashkuara të drejtën për të garnizonuar disa fortesa në Holandën Austriake. Ato u pushtuan prapë nga Franca, gjatë Luftës së Pasimit Austriak (1744–1748). Traktati i Aix-la-Chapelle ia riktheu ato Maria Terezës në vitin 1748.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta Tetëdhjetë Vjeçare (1568–1648) më vonë çoi në një ndarje të Vendeve të Ulta midis Republikës Holandeze, në veri dhe Holandave Jugore, të cilat më vonë do të bëheshin Belgjika dhe Luksemburgu. Zona kishte qenë zotëruar nga Habsburgët, por qe shkurtimisht nën kontrollin Burbon në Luftën e Pasimit Spannjoll. Nën Traktatin e Rastatit (1714), i cili i dha fund asaj lufte, pjesa e mbetur e Holandave Spanjolle iu dha Austrisë. Administrativisht, vendi ishte i ndarë në katër dukate tradicionale, tre konte dhe zotërime të ndryshme.
Nga Holandat Burgunde te Holandat Austriake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Provincat e Holandës, të cilat në fund të mbretërimit të Karlit të V (1555), ishin shtatëmbëdhjetë (Shtatëmbëdhjetë Provincat), u mblodhën nga dukët e Burgundisë nga viti 1384 deri në vitin 1477. Kryesoret ishin Dukati i Brabantit, Kontea e Artois, Kontea e Flandrës, Kontea e Hainautit, Dukati i Luksemburgut, Kontea e Namurit, Kontea e Hollandës dhe Kontea e Zelandës. Shumica e tyre ishin pjesë e Perandorisë Gjermaniko-Romake, përveç Artois dhe Flandrës, feude të Mbretërisë së Francës.
Vdekja e Karlit të I të Burgundisë, çoi në një konflikt me Francën, Luftën e Pasimit Burgund, në fund të të cilës i kaloi pasuesit të Karlit, Filipit I, birit të Marisë së Burgundisë (1457–1482) dhe Maksimilianit I Habsburg (perandor gjermaniko-romak), por mbajti pjesën tjetër të zotërimeve Burgunde (Kontea e Burgundisë dhe Holandat Burgunde).
Pasuesi i tij, Karli V i Habsburgëve (1500–1558), i cili u bë sundues i Holandave në vitin 1516, u bë mbreti i Kastiljes dhe mbret i Aragonës në të njëjtin vit, dhe në vitin 1519, pas vdekjes së Maksimilianit, ai u bë kreu i Derës Habsburge dhe u zgjodh perandor nën emrin, tashmë të përgjithshëm, Karli V. Provincave Holandeze të cilat tashmë i zotëronte, ai u shtoi Turnain (1521), Principatën e Utrehtit (1528) dhe Dukatin e Gueldersit (1543), duke marë nga mbreti i Francës fundin e suzerenitetit francez mbi Artois dhe Flandrën (Traktati i Madridit, i vitit 1526), të cilat u përfshinë në Perandorinë Gjermaniko-Romake.
Që nga viti 1512, Maksimiliani I i grupoi zotërimet Derës Burgunde në një qark perandorak, Qarkun Burgund (nëntë të tjerët ishin Austria, Bavaria, Shvabia, Frankonia, Saksonia e Sipërme dhe e Poshtme, Vestfalia, Rini i Sipërm dhe Rini i Poshtëm).

Me një urdhëresë të 26 qershorit 1548, Transaksioni i Augsburgut, Karli V i dha Qarkut të Burgundisë një status special brenda perandorisë, duke siguruar pothuajse pavarësinë e tij.[Shpjegimi 2]
Kur Karli V abdikoi nga sovraniteti i Holandave në tetorin e vitit 1555, ai ja kaloi atë djalit të tij më të madh, Filipit, i cili u bë gjithashtu mbret i Spanjës në janar 1556, ndërsa zotërimet Habsburge në Austri i shkuan Ferdinandit (1503–1564), vëllait të Karlit. Kjo vendosi një lidhje të veçantë midis Holandave Burgunde dhe Kurorës Spanjolle. Uniteti i Holandave u përforcua në vitin 1561 nga riorganizimi i dioqezave: krijimi i selisë primatare të Malines, nga dy arkipeshkëvitë e tjera (Kambrai dhe Utrehti) dhe të pesëmbëdhjetë dioqezave.
Marrëdhëniet midis Filipit II (mbreti i Spajës) dhe subjekteve të tij holandeze u prishën shpejtë. Në vitin 1566, filloi Lufta Tetëdhjetë Vjeçare, e cila u përshkallëzua në një luftë të vërtetë në vitin 1568, nën udhëheqjen e princ Uilliamit të Heshtur. Në vitin 1581, provincat dhe qytetet kryengritëse të Bashkimit të Utrehtit shpallën rrëzimin e Filipit të II (Akti i Betimit).
Lufta vijoi, duke u lejuar trupave të Filipit të ripushtonin Gentin, Brukselin dhe rrethimin e Antverpenit (1585), por provincat e Hollandës, Zelandës, Utrehtit dhe Frieslandit u humbën një herë e mirë. Kjo humbje u bë zyrtare në vitin 1648, kur mbreti i Spanjës njohu pavarësinë e Republikës së Shtatë Provincave të Bashkuara të Holandave.
[[Nga fundi i shekullit të XVI, Qarku i Burgundisë ishte reduktuar kështu, në provincat jugore: Dukati i Brabantit, me Markezatin e Antverpenit, Dukati i Limburgut dhe tre territoret e Outre-Meuse (tokat e Fauquemont, Daelem dhe Rolduk), Dukati i Luksemburgut dhe Kontea e Shinit, Dukati i Gueldersit, Kontea e Flandrës, Kontea e Hainautit, Kontea e Namurit, Zotërimi i Mechelen-it dhe Bailiuiku i Turnait dhe Tournaisis.
Territori i Holandave Spanjolle nuk qe i vazhdueshëm: në fakt, megjithëse ai ishte nën mbrojtjen e mbretit të Spanjës, principata e gjerë peshkopale e Liezhit mbeti në duart e princit të saj,[Shpjegimi 3] peshkopi i Liezhit, një vasal i perandorit. Në jug të Liezhit, Principata më pak e rëndësishme e Stavelot-Malmedisë e gjeti veten në një situatë të ngjashme.
Këto janë provincat të cilat iu dhanë Habsburgëve të Austrisë në vitin 1714, principatat e Liezhit dhe Stavelot-Malmedisë vijuan ti ndanin me njëra-tjetrën.
Revolucioni Brabant
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 1780, u shfaq kundërshtimi i reformave liberale të perandorit Josefi II, të cilat u perceptuan si një sulm mbi Kishën Katolike dhe institucionet tradicionale të Holandave Austriake. Qëndresa u rrit, e përqëndruar te zonat autonome dhe të pasura të Dukatit të Brabantit dhe Kontea e Flandrës.
Në fund të rrebelimit dhe trazirave në vitin 1787, të njohur si Revolucioni i Vogël, shumë kundërshtarë u strehuan në Republikën fqinje të Holandës, ku formuan një ushtri rrebele. Shpejtë pas shpërthimit të Revolucioneve Francez dhe Liezhian, Ushtria Émigré kaloi në Holandat Austriake dhe i mundi në mënyrë vendimtare austriakët në Betejën e Turnhout, më 27 tetor 1789. Rrebelët, të mbështetur nga kryengritjet përgjatë territorit, shpejtë do të mernin kontrollin mbi një pjesë të madhe të territorit, duke shpallur pavarësinë.
Megjithë mbështetjen e heshtur të Prusisë, Shtetet e Bashkuara Belge të pavarura, themeluar në janar 1790, nuk arritën njohje të huaj dhe shpejtë u përçanë në vija ideologjike. Vonckistët, të drejtuar nga Jan Frans Vonck, mbronin një qeveri progresiste dhe liberale, ndërsa Statistët, të drejtuar nga Hendrik Van der Noot, ishin kokëfortësisht konservatorë dhe mbështeteshin nga kisha. Statistët, të cilët kishin një bazë më të gjerë mbështetjeje, i dëbuan në ekzil Vonckistët nëpërmjet terrorit.[1]
Nga mesi i vitit 1790, Austria Habsburge e përfundoi luftën e saj me Perandorinë Osmane dhe u përgatit të shtypte rrebelët. Perandori i ri i Romës së Shenjtë Gjermanike, Leopoldi II, qe gjithashtu një liberal dhe propozoi një amnisti për rrebelët. Pasi mundi një ushtri statiste në Betejën e Falmagne-s (22 shtator 1790), territori u pushtua shpejtë dhe në dhjetor, revolucioni u mund. Rivendosja Austriake qe jetë-shkurtër dhe territori u vërshua nga francezët në vitin 1794 (gjatë Luftë së Kualicionit të Parë) pas Betejës së Florusit.
Këshilli Perandorak i Shtetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshilli i Shtetit veproi si qeveri dhe formoi këshillin me pëlqimin perandorak:[2]
- Baron Franz Johann von Reischach, diplomat perandorak
- Kardinal Christoph Bartholomäus Anton Migazzi
- Kardinal Joannes-Henricus von Frankenberg
- Baroni i Familjes Gottignies, zot çambërlejn perandorak
- Philippe von Cobenzl, zëvendës kancelar i Këshillit Perandorak të Shtetit.
- Henri d'Ognies, princ i Grimberghenit, zot çambërlejn perandorak
- Konti i Nenit, president i Këshillit Privat, anëtar i Këshillit Perandorak të Shtetit
- Konti i Voestenraedtit, zot çambërlejn perandorak.
- Markezi i Chasteler-it, zot çambërlejn
- Konti i Gommegnies, presidenti i Këshillit të Hainautit
- Viskonti i Villers-it; arkëtari i përgjithshëm perandorak
- Franc Josefi, princi i Gavresë: marshall i madh i oborrit perandorak të arkidukeshës.
Sovranët e Holandës Austriake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ata janë krerët e njëpasnjëshëm të shtetit të Derës Habsburge, atëherë Habsburg-Lorena, përgjithësisht të emërtuar sipas emrit të tyre perandorak, kur ata janë perandorë:
- Leopoldi I
- Josefi I, djali i madh i Leopoldit I
- Karli VI, djali i dytë i Leopoldit I, sovran i Vendeve të Ulta nga viti 1713 deri në vitin 1740.
- Maria-Tereza, bija e Karlit VI, sovrane e Vendeve të Ulta nga viti 1740 deri në vitin 1780 (duke qenë një grua, ajo nuk mund të zgjidhej perandore. Pasuesi i Karlit VI si perandor qe Duka i Bavarisë (1742-1745), pastaj burri i Maria-Terezës, Franci i Lorenës)
- Josefi II[Shpjegimi 4], djali i parë i Maria-Terezës, sovran i Vendeve të Ulta nga viti 1780 deri në vitin 1790.
- Leopoldi II, vëllai i Josefit II, sovran i Vendeve të Ulta nga viti 1790 deri në vitin 1792.
- Franci II[Shpjegimi 5], djali i madh i Leopoldit të II, sovran i Vendeve të Ulta nga viti 1793 deri në vitin 1794.
- Portrete të sovranëve të Derës Habsburge
Këta monarkë bartën, edhe tituj të tjerë, si kontë ose dukë të provincave Vendeve të Ulta Jugore, arkidukë i Austrisë, mbret i Hungarisë, mbret i Bohemisë, dukë të Milanos, mbret i Siçilisë (nga viti 1720 deri në vitin 1734) dhe i Napolit (nga viti 1720 deri në vitin 1734), me titull të trashëgueshëm dhe me titull të zgjedhshëm, atë të perandorit (me përjashtim të Maria-Terezës).
Guvernatorët e Holandës Austriake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1716-1724: Princi Eugenio di Savoia
- 1724: Princi Wirich Philipp von Daun ad interim
- 1724-1741: Arkidukesha Maria Elisabeta e Habsburgut
- 1741-1744: Konti Frederik Augusti i Harrach-Rohrau-t
- 1744: Arkidukesha Maria Ana e Habsburgut (bashkë)
- 1781-1793: Arkidukesha Maria Kristina e Habsburg-Lorenës dhe duka Alberti i Saksoni-Teschen-it
- 1793-1794: Arkiduka Karli i Austri-Teschen-it
Ministrat e plotëfuqishëm të Holandës Austriake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1713–1714: Georg Freiherr Tunderfeld (interim)
- 1714–1716: Franz Sigismund Graf Thurn und Valsassina (interim)
- 1716–1716: Lothar Joseph Dominik von Königsegg-Rothenfels
- 1716–1724: Ercole Ludovico Turinetti di Priero
- 1725–1725: Wirich Philipp von Daun
- 1726–1732: Giulio Visconti Borromeo Arese
- 1732–1743: Friedrich August von Harrach-Rohrau
- 1743-1744: Karl Ferdinand von Königsegg-Erps
- 1744-1746: Wenzel Anton von Kaunitz-Rietberg
- 1748-1749: Károly Batthyány
- 1749-1753: Antoniotto Botta Adorno
- 1753-1770: Johann Karl Philipp Cobenzl
- 1770-1783: Georg Adam von Starhemberg
- 1783-1787: Ludovico Luigi Carlo Maria di Barbiano e Belgiojoso
- 1787-1787: Joseph Jacob Murray de Melgum (ad interim)
- 1787-1789: Ferdinand von Trauttmansdorff
- 1789-1790: Johann Philipp von Cobenzl
- 1790-1792: Franz Georg Karl von Metternich
- 1792-1793: pushtimi i parë francez
- 1793-1794: Franz Georg Karl von Metternich
Sundimi Francez
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti 1794 ishte i treti i Luftës së Kualicionit të Parë. Austriakët pushuan së pretenduari Vendet e Ulëta pas Betejës së Florusit (26 qershor) dhe ia lanë ato Francës. Pas tre muajsh pushtimi ushtarak, më 15 tetor u vendos një administratë e lartë qendrore e Belgjikës. Më 1 tetor 1795, u aktivizuan departamentet, duke filluar kështu aneksimin përfundimtar, duke e shuar Këshillin Qeveritar Belg, i cili pushoi më 22 nëntor. Franca i aneksoi Holandat Austriake nga Perandoria Gjermaniko-Romake dhe i përfshiu ato në Republikën Franceze. Komisioneri i direktoratit, Louis Ghislain de Bouteville du Metz, e përfundoi punën e tij më 20 janar 1797, pas të cilës, nuk mbeti asnjë autoritet i përbashkët belg.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Holanda Spanjolle
- Holanda Habsburge
- Holanda Burgunde
- Shtatëmbëdhjetë Provincat
- Holanda Austriake
- Hapsburgët
- Perandoria e Shenjtë Gjermaniko-Romake
- Monarkia Hapsburge
- Kompania e Ostendit
- Kompania Mbretërore Prusiane e Azisë
- Kompanitë Austriake të Azisë
- Perandoria Austriake
- Austro-Hungaria
- Konfederata Gjermane
- Historia e Austrisë
- Republika Batave
- Holanda Napoleonike
- Luftërat Revolucionare Franceze
- Luftërat Napoleonike
- Mbretëria e Bashkuar e Holandës
- Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
- Epoka e Artë Holandeze
- Perandoria Koloniale Holandeze
- Lufta Tetëdhjetë Vjeçare
- Lufta Tridhjetëvjeçare
- Lufta e Madhe Turke
- Lufta e Moresë
- Lufta e Madhe Veriore
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Holanda gjatë Periudhës Romake
- Parahistoria e Holandës
- Piktura holandeze dhe flamande e Rilindjes
- Rilindja në Vendet e Ulta
- Piktura Baroke Flamande
- Arkitektura Baroke Holandeze
- Piktura Flamande
- Piktura e hershme holandeze
- Arkitektura Koloniale Holandeze
- Kompania Holandeze e Indisë Lindore
- India Hollandeze
- Inditë Lindore Holandeze
- Kompania Holandeze e Indisë Perëndimore
- Kolonizimi Holandez i Amerikës
- Revolucioni Belg
- Historia e Belgjikës
- Perandoria Koloniale Belge
- Historia e Holandës (1900-Tani)
- Historia e Holandës
- Vendet e Ulëta
- Beneluksi
- Provincat e Holandës
- Provincat e Belgjikës
- Flandra
- Limburg (Belgjikë)
- Limburgu (Holandë)
- Luksemburg (Belgjikë)
- Luksemburgu
- Holland
- Brabanta Veriore
- Brabanti Flamand
- Brabanti Valonas
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Oostenrijkse Nederlanden; Pays-Bas Autrichiens; Österreichische Niederlande; Belgium Austriacum
- ↑ François Joseph Ferdinand Marchal (1836). "Preparatifs de l'abdication de la souveraineté des Pays-Bas – Abdication de la souveraineté des Pays-Bas". Histoire politique du règne de l'empereur Charles Quint (në frëngjisht). Vëll. Quatrième Partie: Depuis les abdications de Charles-Quint, Jusqu’a sa mort. H. Tarlier. fq. 715–725.: Qëllimi i këtij traktati ishte të vërente dhe çimentonte nëpërmjet lidhjesh solemne bashkimin e vjetër dhe ti siguronte Qarkut Burgund një mbrojtje të re, ndërsa gjithsesi ruante të drejtat e gëzuara nga Holandat, për të qenë të lira nga juridiksioni i perandorisë.
- ↑ Ndryshe nga Princ-Peshkopata e Utrehtit, zotërimi i përkohshëm i të cilës u konfiskua në vitin 1543 nga Karli i V.
- ↑ Emri i plotë i titujve të Jozefit II është si vijon: «Jozefi II, me hirin e Zotit, zgjedhur perandor i romanëve, gjithmonë august, mbret i Gjermanisë dhe Jeruzalemit, Hungarisë, Bohemisë, Dalmacisë, Kroacisë, Sklavonisë, Galicz dhe Ladomerisë, arkidukë i Austrisë, duk i Burgojës dhe Lorenës, Lothierit, Brabantit, Limburgut, Luksemburgut, Gueldersit, Stirisë, Karinthisë dhe Karniolës, dukë i madh i Toskanës, princ i madh i Transilvanisë, markez i Moravës, dukë i Vyrtembergut, i Silezisë së Epërme dhe të Poshtme, i Milanos, Mantovës, Parmës dhe Piaçencës, Guastalës, Osviezhit dhe Zatorit, Kalabrisë, Barit, Montferratit dhe Teschen-it, princ i Shvabisë dhe Charleville, kont i Habsburgut, Flandrës, Artois, Tirolit, Hainautit, Namurit, Ferretes, Kykurgut, Gorcies dhe Gradiskës, markez i Perandorisë së Shenjtë Romane, Burgundisë, Luzatisë së sipërme dhe të poshtme, i Pont-à-Mousson dhe Nomenisë, landgrav i Alsacës, cont i Provencës, Vaudemont-it, Blamontit, Zutfenit, Saarwerden-it, Salmit dhe Falckenstein-it, zot i Markatit të Sklavonisë, Portnaonit, Salinsit dhe Meçelenit».
- ↑ Duke pasuar shuarjen e Perandorisë Gjermanike të Romës së Shenjtë nga Napoleoni, në vitin 1804 ai do të bëhej perandori i parë i Austrisë, kur do të krijohej Perandoria Austriake, nën emërtimin Franci I.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Brown, Kevin (2017). "Artist and Patrons: Court Art and Revolution in Brussels at the end of the Ancien Regime". Dutch Crossing (në anglisht). 48: 1–28. doi:10.1080/03096564.2017.1299964.
- ↑ Almanach de la cour de Bruxelles sous les dominatione autrichienne et francaise, la monarchie des Pays-Bas et le gouvernement belge, de 1725 a 1840 ... (në frëngjisht). Bruksel: H. Tarlier. 1864.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Almanach de la cour de Bruxelles sous les dominatione autrichienne et francaise, la monarchie des Pays-Bas et le gouvernement belge, de 1725 a 1840 ... (në frëngjisht). Bruksel: H. Tarlier. 1864.
- Heinrich Benedikt (1965). Als Belgien österreichisch war (në gjermanisht). Vjenë: Herold.
- Brown, Kevin (2017). "Artist and Patrons: Court Art and Revolution in Brussels at the end of the Ancien Regime". Dutch Crossing (në anglisht). 48: 1–28. doi:10.1080/03096564.2017.1299964.
- François Joseph Ferdinand Marchal (1836). "Preparatifs de l'abdication de la souveraineté des Pays-Bas – Abdication de la souveraineté des Pays-Bas". Histoire politique du règne de l'empereur Charles Quint (në frëngjisht). Vëll. Quatrième Partie: Depuis les abdications de Charles-Quint, Jusqu’a sa mort. H. Tarlier. fq. 715–725.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Articles containing German-language text
- Articles containing French-language text
- Articles containing Dutch-language text
- Articles containing Latin-language text
- Pages using infobox country or infobox former country with the flag caption or type parameters
- Pages using multiple image with auto scaled images
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Pages using div col with small parameter
- Lidhja për te Commons është përcaktuar lokalisht
- Monarki të mëparshme të Evropës
- Perandoria Gjermaniko-Romake
- Monarkia Habsburge
- Evropa në periudhën e hershme moderne
- Historia e Vendeve të Ulta
- Historia e Belgjikës
- Historia e Holandës
- Historia e Spanjës
- Vende të mëparshme në Evropë
- Evropë Veriperëndimore
- Historia e gjermanëve
- Historia e Austrisë
- Rajone historike
- Luksemburg
- Themelime shekulli XVIII në Evropë
- Shekulli XVIII në Evropë
- Themelime në 1714
- Shpërbërje në 1797
- Shpërbërje shekulli XVIII në Evropë