Kërceni tek përmbajtja

Hollanda e Re (Australi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kolonia e Hollandës së Re
Het Niew Holland, ose Nieuw-Holland
1606–1788
Flag of Hollanda e Re
Flamuri i Republikës Holandeze
Harta e eksplorimeve të Willem Janszoon 1605-1606, zbuluesi zyrtar i Australisë dhe Guinesë së Re
Harta e eksplorimeve të Willem Janszoon 1605-1606, zbuluesi zyrtar i Australisë dhe Guinesë së Re
Statusi
  • Koloni e Kompanisë Holandeze të Indisë Lindore (16061788)
  • Pushtimi Britanik (1770)
  • Pushtimi Francez (17701788)
Government
• Stadtholderi i parë
Mauris, Princi i Oranzhit (14 nëntor 1585 – 23 prill 1625)
• Raadpensionaris i parë
Johan van Oldenbarnevelt (1586-1619)
• Stadholderi i fundit
Uilliami V, Princi i Oranzhit
• Raadpensionaris i fundit
Laurens Pieter van de Spiegel (9 nëntor 1787 – 7 maj 1795)
• Principatë
Dera e Oranzh-Nasaut
Epoka historikeEpoka e zbulimeve
• Mbërritja e holandezëve dhe themelimi i Holandës së Re
Janar 1606
• Pushtimi britanik i Holandës së Re dhe krijimi i Uellsit të Ri Jugor
3 janar 1788
Sot pjesë eAustralia dhe Zelanda e Re etj.

Hollanda e Re (Het Niew Holland ose Nieuw-Holland) është emri historik evropian për kontinentin e Australisë, i vizituar për herë të parë nga evropianët në vitin 1606, nga lundërtari holandez Willem Janszoon në bordin e anijes Duyfken. Emri u përdor për herë të parë për Australinë në vitin 1644 nga eksploratori holandez Abel Tasman dhe për një kohë do të përdorej nga shumica e hartave evropiane për të shquarën "Toka Jugore" or Terra Australis edhe pasi vija e saj bregdetare më në fund ishte eksploruar.

Hollanda e Re nuk u kolonizua kurrë nga Hollanda dhe emri Hollanda e Re iu referua për herë të parë Australisë në vitin 1644, në në vitin 1606, kur u zbulua.

Pikturë e anijes së Janszoon-it, Duyfken në Gjirin e Karpentarisë

Kontinenti i Antarktikut, më vonë i emërtuar në vitet 1890, ishte akoma gjerësisht në formë spekullative; ai rimori emërtimin e mëparshëm latin të Australisë Terra Australis (ndonjëherë me prapashtesën Non Cognita, d.m.th. e panjohur). Ekzistenca e tij është spekulluar në disa harta që nga shekulli XV, nën teorinë e "baraspeshimi i gjysmë-rruzujve".

Kapiteni Xhejms Kuk, gjatë Udhëtimit të tij të parë eksplorues, e pretendoi pjesën lindore të kontinentit Australian për Kurorën Britanike në vitin 1770, duke e emërtuar atë Uellsi i Ri Jugor. Ngulimi britanik i Sidnejit si një koloni në vitin 1788 e nxiti Britaninë që ta pretendonte formalisht bregun lindor të Uellsit të Ri Jugor, duke çuar në një kërkim për një emërtim të përgjithshëm. Hollanda e Re nuk u kolonizua kurrë nga holandezët, forcat koloniale të të cilëve dhe popullsia jo-vramendëse kishte një parapëlqim për kolonizimin e Koloninë e Kepit, Guajanën Holandeze, Inditë Lindore Holandeze, Cejlonin Holandez dhe Inditë Perëndimore.

Hollanda e Re vijoi të përdorej gjysmë-zyrtarisht dhe në përdorimin popullor si emërtimi i të gjithë masës tokësore, të paktën deri në mesin e viteve 1850.

Eksplorimi dhe zbulimi holandez (rr. 1590–1720)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Riprodhim i anijes Duyfken në v. 1999, me të cilën Willem Janszoon u bë evropiani i parë që vizitioi Australinë në v. 1606

Emërtimi Hollanda e Re u përdor për herë të parë për brigjet perëndimore dhe veriore të Australisë në vitin 1644 nga eksploratori holandez Abel Tasman, i mirënjohur për zbulimit e Tazmanisë (të quajtur nga ai Toka e Van Diemenit). Kapiteni anglez William Dampier e përdori emërtimin në udhëpërshkrimin e dy udhëtimeve të tij: së pari të mbërritur më 5 janar 1688 dhe duke qëndruar deri më 12 mars;[1] udhëtimi i tij i dytë eksplorues në rajon u krye në vitin 1699.[2] Përveç dhënies së emrit të saj vendit, as Holanda, as Kompania Holandeze e Indisë Lindore pati pretendime për ndonjë territor në Australi si të vetin. Megjithëse shumë ekspedita holandeze e vizituan brigjet e saj gjatë 200 vjetëve pas udhëtimit të parë të Willem Janszoon-it në vitin 1606, nuk pati përpjekje afatgjata për të themelimin e një ngulimi të përhershëm. Shumica e eksploratorëve të kësaj periudhe konkludonin se mungesa e dukshme e ujit dhe tokës pjellore e bënte rajonin të papërshtatshëm për tu kolonizuar.

Më 22 gusht 1770, pasi lundroi drejtë veriut të brigjeve të Australisë, eksploratori anglez, Xhejms Kuk e pretendoi bregun lindor të Hollandës së Re si territor britanik. Fillimisht Kuku e emërtoi territorin si Uellsi i Ri, por pastaj e riemërtoi Uellsi i Ri Jugor.[3]

Hartë e udhëtimeve të Abel Tasman

Kolonizimi britanik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 prill 1770, gjatë udhëtimit të parë të eksplorues, Xhejms Kuku u bë evropiani i parë i regjistruar që pa brigjet lindore të Australisë afër Point Hicks, shteti modern i Viktorias. Ai lundroi në veri përgjatë bregdetit deri në Kepin Jork ku, më 22 gusht 1770, ai e pretendoi "këtë bregdet lindor të Hollandës së Re" për Britaninë e Madhe.[4] Kuku fillimisht e emërtoi tokën Uellsi i Ri, por e riemërtoi atë Uellsi i Ri Jugor.[5] Me themelimin e një ngulimi në Sidnej në vitin 1788, Britania e knsolidoi pretendimin e saj mbi pjesën lindore të Australisë, tashmë zyrtarisht të quajtur Uellsi i Ri Jugor. Në komisionin për guvernatorin Phillip, kufiri u përcaktua si meridiani i 135-të i gjatësisë lindore,[6] duke marrë linjën e hartës së Melchisédech Thévenot-it, Hollandia Nova—Terre Australe, publikuar në Relations de Divers Voyages Curieux (Paris, 1663).[7][8]

Harta e ekspeditës së William Dampierit në v. 1699

Termi Hollanda e Re përdorej më shpesh për t'iu referuar asaj pjese të kontinentit që nuk ishte aneksuar akoma me Uellsin e Ri Jugor; d.m.th. i refereohej pjesës perëndimore të kontinentit. Në vitin 1804, lundërtari britanik Matthew Flinders propozoi emërtimet Terra Australis ose Australia për të gjithë kontinentin, duke e rezervuar "Hollandën e Re" për pjesën perëndimore të kontinentit. Ai vazhdoi të përdorte emërtimin Australia në korrespondencën e tij, ndërsa përpiqej të merte mbështetje për termin. Flindersi shpjegonte në një letër për Sir Joseph Banks:

«Cilësia e emërtimit Australia ose Terra Australis, që i kam aplikuar të gjithë trupit të asaj që përgjithësisht është quajtur Hollanda e Re, duhet të pranohet nga admiraliati dhe të mësohet në gjeografi. Më duket një gjë e inkonsistente që Uellsi i Ri Jugor i kapitenit Kuk duhet të përthithet në Hollandën e Re të holandezëve dhe kështu kam rikthyer emërtimin origjinal Terra Australis ose Toka e Madhe Jugore, me të cilin dallohej madje edhe nga holandezët gjatë shekullit të XVII; pasi ai duhet se nuk ekzistonte deri disa kohë pas udhëtimit të dytë të Tasmanit, që emërtimi Hollanda e Re u përdor fillimisht dhe pastaj ai ishte kohë para se ai të zëvendësonte T’Zuydt Landt në harta dhe nuk mund të shtrihet te ajo që nuk ishte akoma e njohur se ekzistonte; kështu, Uellsi i Ri Jugor, duhet të mbetet i dallueshëm nga Hollanda e Re; por siç nevojitet që e gjithë masa tokësore të ketë një emërtim të përgjithshëm, meqë ajo tani njihet (nëse nuk ka gabime në anën holandeze) se është sigurisht një tokë, kështu gjykojë se një tjetër emërtim më pak i pranueshëm për të gjitha palët dhe mbi të gjitha rrëfimet nuk mund të gjendet sesa ai i përdorur tani[9][10][11]

Harta e eksplorimeve evropiane të Australisë

Sugjerimi i tij fillimisht u refuzua, por emërtimi i ri do të aprovohej nga Qeveria Britanike në vitin 1824. Kufiri perëndimor i Uellsit të Ri Jugor u ndryshua drejtë meridianit të 129-të të gjatësisë linodre në vitin 1825. Në vitin 1826, për të parandaluar një ngulim dhe pretendimin francez të territorit, për shkak të rëndësisë së rrugës drejtë Uellsit të Ri Jugor Britania themeloi ngulimin e Albanisë në Hollandën e Re jug-perëndimore. Guvernatori i Uellsit të Ri Jugor, Ralph Darling vendosi Edmund Lockyer-in në drejtimin e ekspeditës duke i dhënë atij urdhër që, nëse gjente francezë, kudo që ai zbarkonte trupat, tu jepte atyre të kuptonbin se "e gjithë Hollanda e Re është subjekt i Qeverisë së Britanike të Madhërisë së Tij."[12] Në vitin 1828 u krijua një ngulim tjetër, këtë herë në Lumin e Mjellmës dhe u emërtua Kolonia e Lumit të Mjellmës që do të bëhej shpejtë termi i përdorur për t'iu referuar të gjithë pjesës perëndimore të kontinentit. Emërtimi Hollanda e Re ishte akoma i përmendur si emri për të gjithë kontinentin, kur Charles Fremantle, më 9 maj 1829 mori zotërimin formal në emër të Mbretit George IV të "të gjitha pjesëve të Hollandës së Re, që nuk përfshiheshin në territorin e Uellsit të Ri Jugor."[13]:faqe 11 Në vitin 1832, territori do të riemërtohej zyrtarisht Australia Perëndimore.

Madje deri në vitin 1837, në korrespondencën midis Qeverisë BritanikeLondër dhe Uellsit të Ri Jugor, termi "Hollanda e Re" përdorej akoma për tiu referuar kontinentit si një i tërë.[14][15]

Eksplorimi francez

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 1800 deri në vitin 1803, Franca zhvilloi një ekspeditë për të hartografuar brigjet e Hollandës së Re, drejtuar nga Nicolas Baudin. Ekspedita e Baudinit synonte të ishte një udhëtim zbulues që do të shtonte njohuritë shkencore dhe ndoshta do të errësonte arritjet e kapitenit Xhejms Kuk.

Shumë vende të Australisë Perëndimore kanë akoma emra francezë edhe sot nga ekspedita e Baudinit: për shembull, Gadishulli Peron, Ishulli Depush, Ishulli Bullanger dhe Ishulli Faure.

Ndryshimi i emërtimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hartë e v. 1663 e "Hollandës së Re, të zbuluar në v. 1644" nga Melchisédech Thévenot (rr. v. 16201692): bazuar në një hartë nga hartografi holandez Joan Blaeu.

Pas kolonizimit britanik, emërtimi Hollanda e Re u mbajt për mjaft dekada dhe kontinenti polar jugor vijoi të quhet Terra Australis, ndonjëherë i shkurtuar si Australia.[16] Megjithatë, në shekullin e XIX, autoritetet australiane gradualisht e hoqën emërtimin holandez nga kontinenti ishull dhe, në vend të krijimit të një emërtimi të ri, ata morën emrin Australia nga kontinenti polar jugor, duke lënë një zbrazëti në emërtesën kontinentale për tetëdhjetë vjetë.[17] Megjithë këtë, emërtimi Hollanda e Re mbijetoi për shumë dekada, i përdorur në atlase, literaturë dhe të folurën e zakonshme.

Holandë, kontinenti vazhdoi të quhetj Nieuw Holland deri rreth fundit të shekullit të XIX. Emërtimi i tanishëm holandez është Australië.

Holanda e Re siç është hartografuar në një rruzull të Vincenzo Coronelli-t, të porositur në vitin 1681, Biblioteka Kombëtare e Australisë

Një vend, ku emri vijon është në taksonomi. Shumë specie të emërtuara në shekujt e mëparshëm kanë emrin specifik novaehollandiae, ose novae-hollandiae, për shembull emu, Dromaius novaehollandiae.

Politikani dhe hartografi holandez Nicolaes Witsen e përshkruan bregdetin e Australisë jug-perëndimore me imtësi në një letër të titulluar "Disa vrojtime të fundit të Hollandës së Re" shkruar natyralistit anglez Martin Lister, datuar më 3 tetor 1698:

«Gjatë këtij udhëtimi nuk u zbulua asgjë që mund të jetë e dobishme për Kompaninë. Dheu i këtij vendi paraqitej shumë shterp dhe si një shkretëtirë; nuk u gjetën lumenj me ujë të ëmbël, por disa lumenj me ujë të kripur, ashtu si dhe asnjë kafshë katër-këmbëshe, përveç njërës të madhe sa një qen, me veshë të mëdhenj, që jetonte në ujë si dhe në tokë.

Harta e v. 1744 Hollandia Nova – Terra Australis nga Emanuel Bowen

Aty u gjetën mjellma të zeza, papagallë dhe shumë lopë deti; ashtu si dhe një liqen, uji i të cilit duket si i kuq, për shkak të kuqësisë së fundit të tij: dhe përgjatë brigjeve kisha ca kripë. Populli ynë kishte parë vetëm dymbëdhjetë fiset vendase, të gjithë të zinj si zifti dhe tërësisht lakuriq, kaq të tmerrshëm, sa ishte e pamundur të bisedoje ose të takoheshe me ta: Ata strehohen si hotentotët, në strofka degësh të vogla peme. Natën populli ynë pa zjarre përgjatë gjithë vendit; por kur ata u afruan, vendasit kishin ikur. Bregdeti është shumë i ulët, por vendi largë nga bregdeti është i lartë.

Mbi ishullin afër brigjeve shiheshin minjë të mëdhenjë sa macet, në sasi të panumërta; që të gjithë kanë një lloj torbe ose traste që varet poshtë nga gryka deri te gjinjtë. U gjetën shumë pemë me aromë të mirë dhe nga druri i tyre mund të nxiret vaj që erëmon si një trëndafil, por për pjesën tjetër ato ishin pemë të vogla dhe të mjera. Gjithashtu u gjetën disa fole shpendësh me përmasa të konsiderueshme, sa që gjashë njerëz nuk mundin, duke zgjatur krahët e tyre, të përfshijnë një prej tyre; por shpendë të konsumueshëm nuk u gjetën.

Riprodhim i një anije indike të VOC-ut, që ishte një fuqi madhore mbrapa eksplorimeve dhe hartografimit të hershëm evropian të Australisë dhe Oqeanisë.

Kishte depozita të mëdha stridhesh, karavidhesh dhe gaforresh; si dhe disa lloje të çuditshme peshqish. Kishte gjithashtu miliona miza, shumë bezdisëse për njerëzit. Ata panë mjaftë gjurmë njerëzish dhe fëmijësh, por të gjitha të një madhësie të zakonshme. Bregdeti është shumë i ndyrë dhe plotë me shkëmbinj[18]

Literaturë tjetër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Te Udhëtimet e Gulliverit (1726) nga Jonathan Swift, personazhi kryesor, duke udhëtuar nga Toka Houyhnhnms, kalon pak ditë në bregdetin jug-lindor të Hollandës së Re, para se të dëbohej nga vendasit.

Përmendorja e parkut përkujtues të Willem Janszoon, Kanberra

Shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe e përdorte emërtimin Hollanda e Re për tiu referuar Australisë në tregimin e tij të shkurtër çmim fitues të vitit 1833 "Dorëshkrimi i Gjetur në një Shishe":

«Hulku u largua me një raport të jashtëzakonshëm llogaritës... dhe ne duhet të udhëtonim përgjatë brigjeve të Hollandës së Re».[19]

Në vitin 1851, Herman Melville shkroi në një kapitull të romanit të tij Moby-Dick të titulluar "A zvogëlohet magnituda e balenës? – A do të shuhet ai?":

«... mundet balena e madhe ti mbijetoi gjuetisë, maqë ajo ka një kullotë që e ushqen atë, që është saktësisht dyfishi i madhësisë së të gjithë Azisë, të dyja Amerikave, Evropës dhe Afrikës, Hollanda e Re dhe të gjithë ishujt e detit së bashku[20]

Në vitin 1854, një tjetër shkrimtar amerikan, Henry David Thoreau, përdori termin Hollanda e Re (duke iu referuar territorit të vendasve "të egër" australianë) në librin e tij Walden; or, Life in the Woods, në të cilin ai shkruan:

«Kështu, na tregohet se nju-hollanderi jeton lakuriq i pa ndëshkuar, ndërsa evropiani dridhet në rrobat e tij

  1. ^ John Henry Macartney Abbott (1911). The Story of William Dampier (në anglisht). Sidnej: Angus & Robertson. fq. 55–62.
  2. ^ Dampier, William (1981). James Spencer (red.). A Voyage to New Holland: The English Voyage of Discovery to the South Seas in 1699 (në anglisht). Gluçester: Alan Sutton. ISBN 978-0-904387-75-9.
  3. ^ James Cook (1893). "Preface". përmbledhur nga W. J. L. Wharton; R. N.; F. R. S. (red.). Captain Cook’s Journal during his first voyage round the World made in H.M. Bark “Endeavour” 1768-71 (në anglisht). The University of Adelaide. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2016.
  4. ^ Hough, Richard (1995). Captain James Cook: A Biography (në anglisht). Nju Jork: Norton. fq. 157. ISBN 978-0-393-31519-6.
  5. ^ James Cook (7 prill 1893). "Preface". përmbledhur nga Wharton, W. J. L. (red.). Captain Cook's Journal (në anglisht). Uimbëlldon Park. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2016. Marrë më 10 gusht 2020 – nëpërmjet University of Adelaide Library, Electronic Texts Collection.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  6. ^ "Governor Phillip's Instructions 25 April 1787 (UK)". Documenting a Democracy (në anglisht). National Archives of Australia. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2006. Marrë më 10 gusht 2020.
  7. ^ Joseph Banks (2004). John Currey (red.). Some Account of that Part of New Holland Now Called New South Wales (në anglisht). Banks Society. ISBN 978-0-94958620-9.
  8. ^ Robert J. King (1998). "Terra Australis, New Holland and New South Wales: the Treaty of Tordesillas and Australia". The Globe (në anglisht) (47): 35–55.
  9. ^ Flinders për Banksin, Ishulli i Francës (Mauritiusi), 23 mars 1804, Royal Greenwich Observatory, Herstmonceux-Board of Longitude Papers, RGO 14/51: 18 f.172.
  10. ^ Flinders, Matthew. "Letter from Matthew Flinders originally enclosing a chart of 'New Holland' (Australia)". Cambridge Digital Library (në anglisht). University of Cambridge.
  11. ^ Matthew Flinders (2010). A Voyage to Terra Australis: Undertaken for the Purpose of Completing the Discovery of That Vast Country, and Prosecuted in the years 1801, 1802 and 1803 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-110801820-3.
  12. ^ "King George's Sound Settlement". State Records (në anglisht). State Records Authority of New South Wales. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014.
  13. ^ "The Western Australian Year Book 1979". Western Australian Year Book (në anglisht). Australian Bureau of Statistics, Western Australian Office (17). 1979. ISSN 0083-8772.
  14. ^ Scott, Ernest (2011) [1914]. "XXX – The Naming of Australia". The Life of Captain Matthew Flinders (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. fq. 425. ISBN 978-1-108-04061-7.
  15. ^ Richards, Jonathan (2008). "2. An Armed and Dangerous Frontier". The Secret War: A True History of Queensland's Native Police (në anglisht). University of Queensland Press. fq. 49. ISBN 978-0-7022-3639-6.
  16. ^ Barth, Cyriaco Jacob zum (1545). Sphere of the Winds (në anglisht). Frankfurt: Astronomia: Teutsch Astronomei, National Library of Australia, nla.obj-230899009.
  17. ^ Cameron-Ash, Margaret (2018). Lying for the Admiralty: Captain Cook's Endeavour Voyage (në anglisht). Sidnej: Rosenberg Publishing. fq. 19–20. ISBN 978-064804396-6.
  18. ^ Observations of New Holland The National Museum of Australia
  19. ^ Edgar Allan Poe. "Edgar Allan Poe Society of Baltimore – Works - Tales - MS. Found in a Bottle (Text-02)". eapoe.org (në anglisht).
  20. ^ Herman Melville (2013) [1922]. "CV. Does the Whale's Magnitude Diminish? – Will He Perish?". Moby-Dick Or, The Whale (në anglisht). Constanble & Co. – nëpërmjet Bartleby.com.