Holokausti në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me territor të aneksuar nga shteti i treguar me ngjyrë të verdhë.

Holokausti në Shqipëri përbëhej nga vrasje, dëbime dhe krime kundër njerëzimit përkushtuar hebrenjvesllavëve, romëve dhe minoriteteve tjera në Shqipërinë e Madhe nga gjermanët, italianët dhe forcat bashkëpunëtore shqiptare në kohën kur shteti ishte nën pushtim italian dhe gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës, 2,000 hebrenj kërkuan strehim në Shqipëri. Shumica e refugjatëve hebrenj u trajtuan mirë nga popullata lokale shqiptare, pavarësisht faktit se vendi ishte i pushtuar së pari nga Italia Fashiste, dhe pastaj nga Gjermania Naziste. Shqiptarët, me një traditë të mikpritjes të njohur si besa, shpesh strehuan refugjatët hebrenj në fshatrat malore, dhe i transportuan ata në portet e Adriatikut nga ku shkonin në Itali. Hebrenjtë e tjerë iu bashkuan lëvizjeve të rezistencës në vend.

Për 500 hebrenjtë që jetuan në Kosovën e dominuar nga shqiptarët, eksperienca ishte pak më ndryshe dhe shumë nuk i mbijetuan luftës. Me kapitullimin e Italisë në shtator të vitit 1943, forcat gjermane pushtuan Shqipërinë, Kosovën dhe territoret e tjera që i ishin aneksuar vendit. Në vitin 1944, u formua divizioni shqiptar Waffen-SS, i cili arrestoi dhe dorëzoi 281 hebrenj nga Kosova gjermanëve, të cilët u dëbuan në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, ku shumë prej tyre u vranë. Në fund të vitit 1944, forcat gjermane u larguan nga Shqipëria dhe në fuqi erdhën komunistët të udhëhequr nga Enver Hoxha. Në të njëjtën kohë, forcat boshtore në regjionet e aneksuara shqiptare të Kosovës dhe Maqedoninë perëndimore u mundën nga Partizanët Jugosllavë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme inkorporuan këto zona në federatë e re jugosllave të njohur si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.

Një total prej afërsisht 600 hebrenjve u vranë në Shqipëri, dhe pjesë e aneksuar shqiptare të Kosovës e në Maqedoninë perëndimore gjatë luftës. Pasi që 1,800 hebrenj ishin në Shqipëri në përfundim të luftës, vlerësohet se vendi doli nga Lufta e Dytë Botërore me një popullsi hebreje 11 herë më të madhe sesa në fillim. Shumica e tyre emigruan në Izrael, por disa qindra qëndruan aty deri në rënien e komunizmit në fillim të viteve të 1990-ta. Në vitin 1995, Republika e Shqipërisë u deklarua si Më i Drejti Ndër Shtete për rolin që luajti në shpëtimin e refugjatëve hebrenj në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2011, 69 shqiptar u njohën si Më të Drejtit Ndër Kombe për këtë subjekt.

Prapavija[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazuar në regjistrimin e vitit 1930, 24 hebrenj jetuan në Shqipëri. Në vitin 1937, komuniteti hebrenj, i cili atëherë numëronte afërsisht 300, u njoh zyrtarisht në vend. Me rritjen e nazizmit, një numër i hebrenjve gjermanë dhe austriakë kërkuan azil në Shqipëri, dhe ambasada shqiptare në Berlin vazhdoi të lëshonte viza hebrenjve deri në fund të vitit 1938, kohë kur asnjë vend evropian nuk e bënte këtë.[1] Para fillimit të Luftës shumica e shqiptarëve nuk kanë pasur kurrë kontakt me hebrenj për shkak të numrit të vogël të tyre në vend. Si rezultat i kësaj, antisemitizmi ishte më i vogël në Shqipëri sesa në shtetet tjera.[2] Para luftës, shumica e hebrenjve shqiptarë jetonin në Korçë, në pjesë juglindore të vendit.[3] Komuniteti hebre në Kosovë, pjesë e Mbretërisë Jugosllave, numëronte afërsisht 500.[4]

Mbreti Zog I u shkarkua si udhëheqës i Shqipërisë kur vendi u pushtua nga Italia në prill të vitit 1939.

Vendi më i pazhvilluar në Evropë, Shqipëria iu nënshtrua ekonomisë italiane dhe pati influenca politike gjatë viteve 1930-ta. Më 25 mars 1939, diktatori italian Benito Mussolini i dha ultimatum Mbretit Zogu I për pranim të ushtrisë protektorate në Shqipëri.[5] Kur Mbreti Zog refuzoi ta pranonte, italianët e pushtuan më 7 prill 1939 dhe e shkarkuan atë. Pas kësaj, ata riformuan shtetin shqiptar si protektorat i Mbretërisë së Italisë,[6] pastaj vendos një regjim kuisling në krye me pronarin më të madh të tokave në vend, Shefqet Vërlacin. U themelua një "asamble kombëtare", e cila shpejt votoi për një bashkim të plotë ekonomik dhe politik tëShqipërisë me Mbretërinë Italiane, të udhëhequr nga Mbreti Viktor Emanueli III.[7] Nën drejtimin e gjeneralit Francesco Jacomoni, administrata italiane zbatoi ligje që ndaloi imigrimin e hebrenjve në Shqipëri dhe udhëhoqi dëbimin e të gjithë hebrenjve të huaj në vend.[8]

Brenda një muaji të pushtimit italian, u formua Partia Fashiste e Shqipërisë.[9] Ajo miratoi ligjet që ndalonin hebrenjtë të bashkoheshin dhe i përjashtoi nga disa profesione si edukimi.[10] E përbërë nga shqiptarë dhe italianë që jetonin në Shqipëri,[11] partia ekzistonte si degë e Partisë Fashiste Italiane (Italian: Partito Nazionale Fascista, ose PNF) dhe anëtarët kërkoheshin të betoheshin për besnikëri ndaj Musolinit.[9] Të gjithë shqiptarët që shërbenin okupatorët italian u kërkuan t'i bashkoheshin, dhe kështu u bë e vetmja parti politike e ligjshme në vend.[7]

Me vazhdimin e luftës, Italia e transformoi Mbretërinë Shqiptare në Shqipërinë e Madhe, një protektorat i Italisë që përfshinte shumicën e Kosovës dhe një pjesë perëndimore të Maqedonisë e cila u ndarë nga Jugosllavia pas pushtimit të fuqive të boshtit në vitin 1941.[4] Shqiptarët e Kosovës e mirëpritën me entuziazëm okupimin italian. Nën ligjet italiane, shqiptarët në Kosovë kontrollonin rajonin dhe ishin të nxitur të hapnin shkolla shqipe, gjë që ishte e ndaluar nën ligjin jugosllav.[12] Ata po ashtu merrnin shtetësi shqiptare nga autoritetet italiane dhe lejoheshin të valonin flamurin shqiptar.[13] Sidoqoftë, italianët mbanin qindra mijëra trupa në Shqipëri dhe në zonat përreth. Burimet jugosllave diktuan se ishin rreth 20,000 ushtarë italianë dhe 5,000 policë dhe mbrojtës kufiri në pjesë e aneksuar shqiptare të Maqedonisë.[14] Në të njëjtën kohë, autoritetet italiane ushtarake paralajmëruan se së paku 10 pengje do të vritet për çdo ushtar italian të vrarë ose të plagosur në këto regjione.[15]

Holokausti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një listë e hebrenjve evropian hartuar në Konferencën e Wannsee-it në janar të vitit 1942. Shqipëria listohet nga gjermanët si vend ku banojnë 200 hebrenj.

1939–43[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pushtimit të Jugosllavisë, komuniteti hebre në Shqipëri u rri si me hebrenj nga Maqedonia dhe Serbia veriore, ashtu edhe me refugjatë hebrenj nga Gjermania, Austria dhe Polonia, që vinin në pjesë shqiptare të aneksuar e që kontrollohej nga Italia, në Kosovë, dhe të vendosur në qytete si Prishtina, Prizreni dhe Ferizaji.[4] Rreth 1,000 refugjatë arritën, referuar burimeve gjermane të një organizate hebreje e cila ishte përgjegjëse për kontrabandën e hebrenjve. Refugjatët nuk e përjetuan persekutimin në atë nivel që e përjetonin hebrenjtë që ndodheshin në territoret nën kontrollin gjerman, sepse italianët i konsideronin ata si pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe "përfaqësim të interesave italiane jashtë".[16] Megjithatë, italianët arrestuan rreth 150 refugjatë hebrenj dhe i transferuan në Berat, ku iu dha një mundësi për të fituar të holla.[4] Po ashtu u arrestuan 192 hebrenj nga zona e aneksuar nga italianët Boka e Kotorit të cilët u transferuan në kampin nazist të përqendrimit në Shqipëri më 27 ose 28 korrik 1941, para se të transferoheshin në kampet në Itali.[17] Rreth 2,000 hebrenj kërkuan azil në Shqipëri gjatë luftës.[18][19]

Popullata lokale shqiptare ishte shumë mbrojtëse ndaj refugjatëve hebrenj. Shumë u transportuan në portet e Adriatikut prej ku udhëtuan në Itali. Hebrenjtë e tjerë u fshehën në fshatrat malore, përderisa disa iu bashkuan lëvizjeve të rezistencës nëpër tërë vendin.[20] Trajtimi shqiptar i hebrenjve ishte në pajtim me traditën e mikpritjes dhe besën shqiptare.[19] Pavarësisht kësaj, edhe në Shqipëri pati instanca mizorie ndaj hebrenjve dhe në disa raste sulmoheshin dhe vritëshin nga shqiptarë për shkak të pasurive materiale.[20]

Në janar të vitin 1942, gjermanët deklaruan në Konferencën e Wannsee-it se Shqipëria mbante 200 hebrenj.[21] Në të njëjtin muaj, hebrenjtë u internuan nga italianët në një kamp në Prishtinë.[22] Megjithëse ata frikoheshin se kampin do ta marrin gjermanët, komandanti italian i kampit premtoi se kjo nuk do të ndodhte asnjëherë. Sidoqoftë, me 14 mars italianët bllokuan kampin dhe arrestuan hebrenjtë që mbaheshin aty. Disa iu dorëzuan forcave gjermane dhe u transportuan në kampin në Sajmishte afër Beogradit, ku u vranë.[20] Të tjerët, së bashku me serbët, u dërguan në një kamp në Berat, ku qëndruan deri në kapitullimin e Italisë.[22] Është deklaruar se rreth 500 hebrenj u internuan në kampet në Berat, Krujë and Kavajë gjatë okupimit italian.[23]

1943–45[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Italia iu dorëzua Aleatëve në shtator të vitit 1943, të gjithë kampet në Shqipëri u shpërbënë.[20] Pak pas kësaj, gjermanët hynë dhe pushtuan Shqipërinë, dhe shumica e ushtarëve italianë iu dorëzuan gjermanëve.[24] Forcat gjermane filluan të shënjestronin për asgjësim të gjithë hebrenjtë e gjallë në Shqipëri dhe në zonat shqiptare nën Jugosllavi.[25] Komuniteti hebre në Maqedoninë perëndimore, që kishte mbetur nën pushtimin italian, u shënjestruan dhe disa grupe të hebrenjve që u dërguan në kampet e asgjësimit. Pronat dhe pasuritë e tyre u morën më vonë nga shumë organizata, institucione dhe individë.[26]

Gjermanët e angazhuan administratën shqiptare të riorganizohet pak pas pushtimit të vendit. Më 15 shtator, Komiteti Kombëtar Shqiptar u themeluan nën mbështetjen gjermane. Ai u qeveris derisa u themeluan një Këshill i Regjencës dhe u njoh nga gjermanët si qeveri zyrtare e vendit më 3 nëntor 1943. Xhafer Deva, një shqiptar i Kosovës bashkim i gjithë gjermanëve në regjioni, u caktua Minister i Punëve të Brendshme i Shqipërisë.[14] Deva më vonë themeloi aleancën e bashkuar naziste Lidhjen e Dytë të Prizrenit në Kosovë, e cila e deklaroi xhihadin (luftën e shenjtë) kundër sllavëve, ciganëve dhe hebrenjve dhe kërkoi të krijonte një Shqipëri të Madhe të pastër. Lidhja e pati mbështetjen e Haxh Emin el-Hyseini, Mufti i Jerusalemit. Si udhëheqës mbështetës i nazizmit, ai shtyu në zbatimin e Zgjidhjes Finale.[10]  Me një administratë në vend, gjermanët kërkuan nga autoritetet shqiptare një listë hebrenjsh për dëbim.[27] Sidoqoftë, autoritet lokale nuk u pajtuan dhe madje falsifikuan dokumentat e familjeve hebreje.[18] Situata në Kosovën e dominuar me shqiptarë ishte mjaft ndryshe.[28] Atje, Deva filloi rekrutimin e shqiptarëve në divisionin Waffen-SS.[29]  Divisioni i 21-të Malor i Armëve SS Skendërbeu (i pari shqiptar) u formua më 1 maj 1944.[30] I përbërë nga shqiptarët, ai u emërua sipas heroit kombëtar Gjergj Kastriotit, i cili luftoi turqit osmanë në shekullin e 15-të.[31] Anëtarët bën një betim religjioz duke përdorur Kuranin, duke u zotuar për "xhihad kundër jobesimtarëve".[32] Divisioni pati rreth 6,500 burra në kohën e krijimit[33] dhe ishte i njohur për vrasje, plaqkitje, dhe grabitje në zonat e dominuara me serbë më shumë sesa që merrte pjesë si aleat i gjermanëve në luftë.[34] Më 14 maj,[23] anëtarët e divisionit bastisën shtëpitë hebreje në Prishtinë, arrestuan 281 hebrenj vendas dhe të huaj, dhe pastaj ua dorëzuan gjermanëve.[35][36][28] Më 23 qershor, 249 prej tyre u dërguan në kampin e përqendrimit në Bergen-Belsen, ku shumë prej tyre u vranë.[37] Me fitoren e Aleancës në Ballkan, Deva bëri përpjekje të blinte armë nga ushtarët gjermanë në mënyrë që të organizonte "zgjidhjen finale" të popullsisë sllave në Kosovë. Por nga kjo nuk ndodhi asgjë pasi që Partizanët Jugosllavë parandaluan çfarëdo ngjarje të përmasave të mëdha për pastrimin e Ballkanit nga sllavët.[38]

Shqiptarët e Kosovës ishin përgjithësisht më pak mikpritës ndaj hebrenjve në krahasim me pjesët e tjera të Shqipërisë. Për shkak të eksperiencave të tyre me serbët dhe Perandorinë Osmane, ata kishin tendencë të ishin më pak shoqëror ndaj jo-shqiptarëve. Si rezultat i kësaj shumë prej tyre mbështetën gjermanët.[20] Thuhet se shqiptarët e Kosovës i mbrojtën hebrenjtë pasi forcat gjermane hynë në territoret që autoritet italiane i kontrollonin gjatë luftës, por mbrojtja që hebrenjtë patën në Kosovë në vitet e para të luftës ishte më shumë meritë e autoriteteve italiane sesa popullsisë vendase.[20] Është deklaruar se 210 hebrenj u zhdukën në Kosovë gjatë luftës.[28] Një raport zyrtar i shtetit jugosllav publikoi nëvitin 1964 74 fatalitete të hebrenjve të kohës së luftës në këtë regjion.[29] Përafërsisht 600 hebrenj u vranë në Shqipëri, Kosovë dhe në territoret nën Shqipëri gjatë luftës.[27] Një numër shumë më i madh i tyre, disa qindra refugjatë, u fshehën dhe mbijetuan me ndihmën e popullatës lokale shqiptare.[30]

Pasojat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Udhëheqësi i partizanëve shqiptar Enver Hoxha e ktheu Shqipërinë në një vend komunist pas humbjes së forcave gjermane në vitin 1944. Rregulla e tij ishte në shtypjen e religjionit. Si rezultat, qindra hebrenj që mbetën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore emigruan në Izrael kur u shemb regjimi komunist në fillim të viteve të 90-ta.

Nga tetori në nëntor të vitit 1944, Partizanët Jugosllavë, mbështetën edhe Aleancën Perëndimore edhe Bashkimin Sovjetik, dhe me ndihmën e forcave të reja antifashiste të regjimit bullgar dhe dy brigadave të partizanëve shqiptarë, e rimorën regjionin e Kosovës pasi gjermanët u tërhoqën.[31]  Kjo zonë u ri-inkorporua në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë.[10] Me humbje të garantuar, gjermanët e tërhequr ndihmuan bashkëpunëtorët shqiptarë ta linin vendin kur forcat komuniste të afroheshin. Megjithatë, shumë nga ta dështuan dhe u ekzekutuan nga komunistët.[32] Më 28 nëntor 1944, forcat komuniste nën Enver Hoxhën shpallën fitore në Shqipëri.[33] Hoxha zbatoi qeverisjen totalitare staliniane e cila dëboi nga vendi religjionin.[34]

Është deklaruar se në fund të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishin rreth 1,800 hebrenj,[35] 11 herë më shumë sesa që ishin në fillim të luftës.[36] Komuniteti hebrenj në Kosovë asnjëherë nuk u shërua plotësisht nga lufta.[37] Disa hebrenj mbetën në regjion dhe shumë emigraun në Izrael gjatë periudhës komuniste.[10] Ngjashëm, shumica e hebrenjve në Shqipëri vendosën të emigrojnë me ardhjen e komunizmit, por afërsisht 300 mbetën aty deri në fillim të viteve të 90-ta.[38] Regjistrimi zyrtar shqiptar i prillit të vitit 1989 regjistroi 73 hebrenj.[36] Me rënien e komunizmit, Shqipëria ndryshoi qëndrim ndaj religjionit dhe udhëtimeve të jashtme, gjë që rezultoi me emigrimin e gjithë hebrenjve për në Izrael. Nga dhjetori i vitit 1990 në qershor të vitit 1991, 350 shqiptar hebrenj u zhvendosën nga Shqipërin në Izrael në atë që quhej "Operation Flying Carpet".[39] Shumica prej 60 hebrenjve të mbetur në vend u larguan në vitin 1997, pas shpërthimit të dhunës politike.[33]

Republika shqiptare u njoh si Kombi më i Drejtë në Muzeun Memorial të Holokaustit të SHBAve në Washington, D.C. më 2 shkurt 1995.[38] Në vitin 2011, 69 shqiptarëu njohën nga Yad Vashem si Më të Drejtit Ndër Kombe për ndihmën ndaj hebrenjve për mbijetim ndaj holokaustit.[27] E vetmja hapësirë publike në Shqipëri që i dedikohet Holokaustit është një pjesë e vogël në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. I përbërë nga fotografi, tekste, harta, dhe dokumente të tjera të kohës së luftës, ai u hap me 29 nëntor 2004.[40]

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Elsie 2010, f. 218.
  2. ^ Mojzes 2011, ff. 93–94.
  3. ^ Gilbert 2009, f. 222.
  4. ^ a b c d Mojzes 2011, f. 93.
  5. ^ Bideleux & Jeffries 2007, ff. 30–31.
  6. ^ Fischer 1999, ff. 21–57.
  7. ^ a b Bideleux & Jeffries 2007, f. 31.
  8. ^ Perez 2013, f. 26.
  9. ^ a b Lemkin 2008, f. 102.
  10. ^ a b c d Frank 2010, f. 97.
  11. ^ Fischer 1999, ff. 45–46.
  12. ^ Judah 2002, ff. 27–28.
  13. ^ Ramet 2006, f. 141.
  14. ^ a b Tomasevich 2001, f. 152.
  15. ^ Rodogno 2006, f. 345.
  16. ^ Rodogno 2006, f. 387.
  17. ^ Tomasevich 2001, f. 597.
  18. ^ a b Deutsche Welle & 27 December 2012.
  19. ^ a b Voice of America & 7 December 2010.
  20. ^ a b c d e f Mojzes 2011, f. 94.
  21. ^ Arad, Gutman & Margaliot 1999, f. 254.
  22. ^ a b Israeli 2013, f. 38.
  23. ^ Perez 2013, f. 27.
  24. ^ Vickers 1999, f. 152.
  25. ^ Mojzes 2009, f. 94.
  26. ^ Laqueur & Baumel 2001, f. 712.
  27. ^ a b c Green & 2 April 2013.
  28. ^ Cohen 1996, f. 83.
  29. ^ Frank 2010, ff. 97–98.
  30. ^ Laqueur & Baumel 2001, f. 1.
  31. ^ Tomasevich 2001, f. 156.
  32. ^ Fischer 1999, f. 237.
  33. ^ a b Elsie 2010, f. 194.
  34. ^ Plaut 1996, f. 180.
  35. ^ Fischer 1999, f. 187.
  36. ^ a b Elsie 2010, f. 219.
  37. ^ Frank 2010, ff. 99.
  38. ^ a b Ehrlich 2009, f. 945.
  39. ^ Plaut 1996, f. 181.
  40. ^ Perez 2013, ff. 40–41.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libra
Gazeta
Faqe interneti

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]