Homoseksualiteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Homoseksualitet)
Shko te: navigacion, kërko

Homoseksualiteti (nga ὁμός, homo "njëtjë", e greqishtës së lashtë, dhe sexus, "gjini", e latinishtes) është një gjendje në të cilën kihet një sjellje apo dëshirë seksuale kundrejt një personi apo personave që kanë të njëjtin seks me veten.[1][2]

Shkaqet e homoseksualitetit

Shkaqet e homoseksualitetit gjatë rrjedhës së kohës i janë atribuar natyrës së njeriut, ambientit apo edhe zgjedhjeve personale që individët bëjnë. Se sa i rëndësishëm është çdo faktor, kjo është një gjë që ende debatohet. Disa e trajtojnë homoseksualitetin si një identitet apo orientim mbi të cilin individi nuk ka mundësi të zgjedhi, dhe i cili nuk mund të ndryshohet. Ky besim mëpastaj përdoret për të justifikuar vet sjelljen homoseksuale.[3] Një pikëpamje tjetër është ajo që e trajton homoseksualitetin si një zgjedhje personale, që në varësi të gjykimit mund të jetë e mirë ose e keqe, e cila zgjedhje ndikohet pjesërisht edhe nga mënyra e rritjes dhe ambienti.

Referenca dhe shënime

  1. ^ "Homosexuality", Dictionary.Reference.com
  2. ^ "Omosessualità", Treccani.it/enciclopedia
  3. ^ Sylvia Thorson-Smith, Reconciling the broken silence, f. 30