Shko te përmbajtja

Horreum (Epir)

Epiri në lashtësi

Horreum ose Orraon ose Horraon (Ὄρραον) ishte një qytet i Epirit të Lashtë.[1] Orraon gjendet mbi një kodër pran Gjirit të Ambrakisë, i cili gjendet në Greqinë Veri-perëndimore, në perëndim të Amotopos. Ai ruante kalimen përgjatë rrugës për në Luginën e Janinës.

Rrënoja në Horreumin e lashtë

Orraon u themelua në shekullin e IV p.e.s., ndërsa Alketa I ishte mbret. Kjo ishte Periudh Helenistike. Në vitin 167 p.e.s. romakët e shkatërruan Orraonin, por ai do të rindërtohej pak më vonë.[2] Por prërësi, qyteti i Orraonit do të zgjaste për një periudhë të shkurtër kohore. Në vitin 37 p.e.s. qyteti kishte një qint shtëpi, dymbëdhjetë rrugë dhe një varrezë. Orraoni do të braktisej nga banorët e tij. Banorët e tij u detyruan të vendoseshin në Nikopol, i cili gjendet afër prevezës së sotme po në Epir. Qyteti i Nikopolit u themeluar nga Augusti pas fitores së tij në Betejën e Aktiumit.[3] Horreum është përmendur nga historiani romak Tit Livi.[4]

Rrënojat e Horraonit

Në Orraon shumica e shtëpive qëndrojnë akoma dy kate të larta dhe plani rrugor është gjithashtu i dukshëm. Në planin e qytetit dymbëdhjetë rrugica të ngushta paralele, në drejtimin veri-jug, përshkojnë dy rrugë të gjera. Në krahun që shtrihen rrugët nga një bllok gjatësor banimi, ndodhen insula pesëmbëdhjetë metra të gjera.[5] Vendbanim përbëhet nga 100 shtëpi, të ndërtuara nga gurë vendorë gëlqerorë.[6]

Depozita e furnizimit me ujë të Horreumit

Një shtëpi zë gjithë gjerësinë e secilës insula. Disa pjesë të shtëpive qëndrojnë edhe sot e kësaj dite. Pjesët kryesore që janë të dukeshme janë shtëpitë prej guri, kornizat e dritareve, dyerve dhe pak më shumë veçori të tjera të dukshme. Secila shtëpi në Orraon përdorte një çisternë. Cisterna gjendej pranë portës kryesore, e cila gjendej në pjesën veri-lindore të qytetit. Ajo gjende në këtë zonë pasi ishte pika më e lartë e qytetit.[7] Përreth çisternës ishin vendosur mure rrethuese. Në murin jugor të depozitës ishte vendosur një kornizë antae dhe shkallë në këndin veri-lindor të depozitës. Shkallët ndihmonin për të zbritur në fundin e depozitës për ta pastruar atë. Muri është ndërtuar prej gurësh drejtkëndorë gëlqerorë. Ai ishte më i lartë sesa çisterna për ti penguar njerëzit të hidhnin mbeturinë në depozitë.

Disa nga rrënojat e tij mund të shihen edhe sot mbi majën ku gjenden.

  1. ↑ Mogens Herman Hansen 2004, f. 345
  2. ↑ "Orraon: Ancient Greece's Best Preserved Settlement" (në anglisht). 12 gusht 2016.
  3. ↑ "Archaeological Site of Orraon – GTP". Gtp.gr (në anglisht).
  4. ↑ Tit Livi (1834). "Libri 45, kapitulli 26". përmbledhur nga George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. VII. A. J. Valpy. fq. 395–397 – nëpërmjet Archive.org.
  5. ↑ "A Hill's secret – Ammotopos: The New Finds of Arta" (në anglisht). Archaeology Newsroom. 29 shtator 2015.[lidhje e vdekur]
  6. ↑ Barbara Tsakirgis 2016, f. 274
  7. ↑ "Orraon cistern" (në anglisht). ITIA.

39°16′16″N 20°55′31″E / 39.271166°N 20.925409°E / 39.271166; 20.925409