Hortikultura: vështrim enciklopedik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hortikultura: vështrim enciklopedik
Kopertina e librit
AutorNazim Gruda dhe Andrea Shundi
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
BotoiAkademia e Shkencave e Shqipërisë
Faqe850
ISBNISBN 978-9928-237-08-8

Hortikultura: vështrim enciklopedik është një libër i botuar në vitin 2017 nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me autorë Nazim Grudën dhe Andrea Shundin.

Përshkrim i librit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë të botim përfshihen rreth 4.600 terma shkencore me barasvlerësit e tyre në anglisht, emrat e bimëve në latinisht si edhe rreth njëmijë sinonime. Në shqip është një nga botimet më serioze për hortikulturën.[1]

Sipas studiuesit Alban Ibraliu, profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës "deri tani nuk kemi një punim të tillë origjinal, kaq të shumanshëm dhe përmbledhës, ku përshkruhen kaq terma shkencore të fushës, por edhe bimësia kryesore shqiptare e hortikulturës me saktësinë e argumentimit shkencor dhe këndvështrimin sa botanik e bujqësor ashtu edhe historik e kulturor". Për çdo lloj bimë perimore, frutore dhe zbukuruese janë paraqitur marrëdhëniet, vlerësimet dhe përqasjet në mes të vlerave ushqyese dhe hijeshuese e të kënaqësive shpirtërore, të veçorive biologjike, si edhe të dhënave të ekologjisë dhe agronomisë. Kujdes i është kushtuar shqipërimit, qëmtimit të fjalës shqipe, ndonjëherë edhe krijimit të risive. Shumica e tyre paraqiten në fund të këtij vëllimi në trajtën e një fjalorthi me rreth 500 fjalë shqipe ose të shqipëruara. Si rezultat, ky libër shërben padyshim edhe në pasurimin e gjuhës shqipe.[2]

Akademia e Shkencave, së bashku me Universitetin Bujqësor organizuan më datë 2 qershor 2017, një simpozium ku morën pjesë specialistë të hortikulturës, të cilët e vlerësuan nivelin e këtij punimi. Sipas vlerësimeve të simpoziumit materiali përshkohet nga një hulumtim i kujdesshëm shkencor me saktësi e thellësi të mendimit, prurje origjinale e shumëpërfshirëse të informacionit dhe kujdes për detajin.[3]

Në prill 2018 për këtë libër, autorët Gruda e Shundi morën çmimin Petrit Radovicka, një nga 4 Çmimet Shkencore Kombëtare të akorduara nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Pasko, Pandeli (2 qershor 2017). "Pse duhet një enciklopedi për hortikulturën". Panorama. Marrë më 2 gusht 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ibraliu, Alban (12 qershor 2017). "Hortikultura: vështrim enciklopedik" - pikërisht çfarë na duhet ne sot". Mjedisi sot. Marrë më 2 gusht 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Xhajanka, Etleva (2 qershor 2017). "Hortikultura shqiptare, gjendja dhe ardhmëria e saj, në këndvështrimin e studimit enciklopedik". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2017. Marrë më 2 gusht 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Gazeta-shqip (12 prill 2018). "Akademia e Shkencave nderon me çmimin e karrierës Kadarenë". Gazeta Shqip. Marrë më 18 prill 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)