Hotel Galebi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hotel "Galebi" ishte një hotel në Ulqin, Mali i Zi.

Fillimisht u ndërtua si Hotel "Ko-op", i cili u ngrit në vitet u ngrit në vitet 1938–1939 dhe ishte i projektuar nga Hinko Bauer dhe Marijan Haberle.[1] Hoteli Ko-op ishte hoteli i parë modern në bregdetin e Malit të Zi. Emri Ko-op ishte shkurtesë për investimin dhe menaxhimin kooperativist të hotelit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, tani i riemëruar si Bujtina "Mbretnesha Teuta", u dëmtua nga bombardimet aleate të vitit 1943. Në vitin 1947, rinovohet dhe hapet si pushimore e punëtorëve të Këshillit qendror të Sindikatave të Bashkuara të Jugosllavisë, ndërsa në vitin 1955 riorganizohet si Grand hotel "Galeb". Hoteli u dëmtua rëndë gjatë tërmetit të vitit 1979. Në vitin 1982 u rikonstruktuar tërësisht si Hotel "Galeb", i cili u rrënua në vitin 2007.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  2. ^ Blagojević, Ljiljana; Vukičević, Borislav (2013-07-01). "Hotel Ko-op u Ulcinju arhitekata Hinka Bauera i Marijana Haberlea". Prostor : znanstveni časopis za arhitekturu i urbanizam (në kroatisht). 21 (1(45)): 14–25. ISSN 1330-0652.