Hotel Rwanda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hoteli Ruanda
Hotel Rwanda
Regjia ngaTerry George
Shkruar ngaKeir Pearson,
Terry George
ProdhuesiScott Kroopf,
William Teitler
Luajnë
KinematografiaRobert Fraisse
MontazhiNaomi Geraghty
MuzikaAndrea Gerra,
Rupert Gregson-Williams
Data e publikimit
2004
Kohëzgjatja
121
ShtetetAfrika Jugore
Britania e Madhe
Italia
Kanada
GjuhaAngleze
Buxheti17'500'000 $
Fitimi35'400'000 $

Hoteli Ruanda (org. Hotel Rwanda) është një film artistik dramatik i metrazhit të gjatë (121min.) si produkt i bashkpunimit të katër vendeve: Afrika Jugore, Britania e Madhe, Italia dhe Kanada, më 2004. Filmi është xhiruar në gjuhën angleze dhe është menaxhuar nga Lions Gate Films, United Artists. Premiera e filmit ka qenë më 11 shtator 2004.

"Hoteli Ruanda" është një dram e ekranizuar dhe është paraparë për moshën mbi 12 vjeçare. Në rolet kryesore paraqiten Don Cheadle si Paul Rusesabagina, Nick Nolte si Kolonel Oliveri dhe aktorja Sophie Okonedo si Tatiana Rusesabagina.

Buxheti që producentët Nicolas Meyer dhe Izidore Codron kanë pasur kapte shumën prej 17 milion dollarëve. Regjin e filmit "Hoteli Ruanda" e ka bërë regjisori Terry George në bazë të librit të autorëve Keir Pearson dhe Terry George. Muzikën e filmit e kanë përgatitur Andrea Gerra dhe Rupert Gregson-Williams ndërsa udhëheqës i ekipit të kameramanëve ka qenë kameramani Robert Fraisse dhe prerjen e ka bërë Naomi Geraghty

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmi është ekranizuar në bazë të ngjarjeve të vërteta historike në Hotelin e Mille Collines-it në Kigali, ku gjatë kohës pastrimeve etnike ndaj popullit Tutsi në pranveren e vitit 1994-ër ishin myllur 1268 njerzë të cilët kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt.

Në qendër të filmit gjendet Paul Rusesabagina dhe peripetit e familjes së tij dhe në anën tjetër në prapavijë vijnë në shprehje pa aftësia e OKB-së e cila edhe e lejoi pastrimin etnik dhe gjenocidin. Skenat e përgjakshme të ngjarjes nuk paraqiten por ato bëhen të kuptueshme nga skenat me Milic dhe në paraqitjet e Radio-Televizionit të Mille Collines-it.

Mirënjohjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri më tani filmi ka fituar çmimin "Cinema for Peace Award" dhe anëtarët e ekipit realizues aktori Don Cheadle për aktori më i mirë, Sophie Okonedo aktorja dytësore më e mira dhe autorët e dramës Keir Pearson dhe Terry George për Librin orgjinal më të mirë. Në festivalin e filmit Berlinale 2005 ishte pa konkurencë. Po ashtu Hoteli Ruanda ka qenë i nominuar për çmimin "Golden Globe - 2004" në kategorin Filmi më i mirë dramatik i vitit 2004.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]