Huang Xing

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Huang Xing

Huang Xing (Kinezisht: 黄兴, 25 tetor 1874 – 31 tetor 1916) ishte udhëheqës revolucionar dhe politikanë kinez dhe një nga themeluesit të Partisë Nacionalite të Kinës, pozita e tij ishte i dyti pas Sun Yat-sen. Ai ishte komandant i përgjithshëm i Republikës së Kinës. Ai së bashku me Sun ishin të njohur si Sun Huang gjatë Revolucionit Xinhai. Ai ishte gjithashtu i njohur “Gjenerali me tetë gishta” për shkak lëndimeve që morri gjatë luftës.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Huang lindi në Changsha, Kinë. Ai ishte pasardhës i Huang Tingjian, poet i dinastisë Song.[1] Huang Xing filloi studimet e tij në Akademinë prestigjoze Changsha Jugore më 1893 dhe mori shkallën e tij të Jinshi kur ishte vetëm 22 vjeç. Në vitin 1898 Huang u zgjodh për të përfunduar studimet e mëtejshme në Kolegjin Wuchang Lianghu, nga e cila Huang u diplomua në vitin 1901. Në vitin 1902 Huang u zgjodh nga Zhang Zhidong për të studiuar jashtë vendit në Japoni dhe u regjistrua në Universitetin Hongwen në Tokjo.

Ndërsa në Japoni, Huang zhvilloi një vlerësim për studimin e çështjeve ushtarake dhe studioi luftën moderne nën një oficer japonez në kohën e tij të lirë. Ndërkohë që jetonte në Japoni, Huang praktikoi kalërimin dhe gjuajtjen çdo mëngjes. Trajnimi ushtarak i Huang në Japoni e përgatiti atë për rolin e tij të mëvonshëm si revolucionar kinez.

Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijët e Huangit:

  • Huang Yiou (黄一欧), anëtari më i ri i Tongmenghui dhe udhëheqës në Republikën e Kinës
  • Huang Yizhong (黄一中), ishte këshilltar i Ministrisë së Hekurudhës, Ministrisë të Punëve të Brendshme në Republikën e Kinës
  • Huang Zhenhua (黄振华), anëtar i asamblesë gjyqësore
  • Huang Yihuan (黄一寰), i njohur "Baba i të verbërve të Kinës" për kontributin e tij ndaj personave të verbër
  • Huang Teh-Hua, (Cordelia Teh-Hua Hsueh), fëmija më e re e Huangit. Ajo jetoi në Bregdetin Lindor të Shteteve të Bashkuara deri në vdekjen e saj më 2002.

Në kulturën popullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ odern China: An Encyclopedia of History, Culture, and Nationalism