Shko te përmbajtja

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga IKMT)
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Themeluar mëNëntor 2015
LlojiAgjenci qeveritare
Statusi ligjorAktiv
QëllimiZbatimi i rregulloreve mbi ndërtimet dhe mbrojtja e territorit në nivel kombëtar
SeliaTiranë, Shqipëri
Rajoni i shërbimit
Shqipëria
Kryeinspektor
Dallëndyshe Bici
Faqja në internetikmt.gov.al
Më parë quhej
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), është një agjenci qeveritare në Shqipëri që funksionon nën varësinë e Ministrisë së Brëndshme. Është përgjegjëse për zbatimin e rregulloreve kombëtare mbi ndërtimet, përdorimin e tokës dhe mbrojtjen e mjedisit në të gjithë vendin.

Origjina e agjencisë daton në vitin 2007, kur u themelua me emrin Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar shkurt INUK, për të mbikëqyrur aktivitetet ndërtimore dhe për të zbatuar rregulloret e planifikimit urban në Shqipëri, në bazë të Ligjit nr. 9780, datë 16 korrik 2007.[1]

Në nëntor 2015, INUK u shfuqizua dhe detyrat e tij iu transferuan Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i formalizuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 893, datë 4 nëntor 2015.[2] Që atëherë, IKMT funksionon si autoriteti kombëtar përgjegjës për mbrojtjen territoriale, shembjen e ndërtimeve pa leje dhe zbatimin e rregulloreve urbane dhe mjedisore në gjithë Shqipërinë.

Që nga themelimi, IKMT ka ndërmarrë operacione të mëdha për pastrimin e ndërtimeve të paligjshme, veçanërisht në zona me rëndësi mjedisore ose kulturore, si parqet kombëtare dhe zonat bregdetare.[3]

IKMT është i ngarkuar me:

  • Monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të rregulloreve të planifikimit urban dhe përdorimit të tokës.
  • Identifikimin dhe shembjen e ndërtimeve të paligjshme.
  • Koordinimin me njësitë e qeverisjes vendore dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
  • Zbatimin e vendimeve administrative dhe ligjore që lidhen me mbrojtjen territoriale.[4]

Agjencia udhëhiqet nga një Drejtor i Përgjithshëm dhe përfshin degë rajonale në të gjithë Shqipërinë. Ajo operon në bashkëpunim të ngushtë me organet e zbatimit të ligjit kur është e nevojshme. Nga korriku i 2024 në krye të agjencisë eshtë Dallëndyshe Bici [5]

  1. "Ligji nr. 9780, datë 16.07.2007". Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Marrë më 22 korrik 2025.[lidhje e vdekur]
  2. "VKM nr. 893 datë 4.11.2015 i ndryshuar – Për organizimin e IKMT" (DOCX). IKMT. Marrë më 22 korrik 2025.
  3. "IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet". Euronews Albania. 5 korrik 2023. Marrë më 22 korrik 2025.[lidhje e vdekur]
  4. "Programi i Trajnimit dhe Testimit Fillestar – PDF document" (PDF). Inspektorati Kombëtar i Mbikëqyrjes së Territorit. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 janar 2023. Marrë më 22 korrik 2025.
  5. "Qeveria, organizimi i IKMT-së në nivel qendror dhe rajonal". Bota Sot. 12 korrik 2023. Marrë më 22 korrik 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]